Spiropali në Mynih, Shqipëria në tryezën e sfidave globale të sigurisë

13 Shkurt 2026, 19:10Politika TEMA
Spiropali në Mynih, Shqipëria në tryezën e sfidave globale

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku po diskutohen sfidat aktuale globale.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se: “Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.”

“Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë”, shkroi Spiropali.

Shqipëria, shtoi Ministrja, do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

????????????????Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.

Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

3 Komente

  1. T
    Tunde moj selinē tunde, je mē e mira nē katunde

    Nga Ukraina nē Turqi dhe nga Turqia nē Gjermani.Do shētit botēn mē shum se Hilary Clinton.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pali

      Mamica kryeministre e radhes????

      Përgjigjjuni
      1. E
        Elisa-beth Spirokaripali von de Prrenjas

        Pse çtë keqe ka te behem kryeministre? Beqirja, LalPlehu, SajeQorri, e hengren hajdarin. BBeci gjthsh. Golloberdasi Mazniku alias Nesti Angoni ka rene squk. Tualeti u mbyt tek Call Center. Fatmir Xhafa u sëmur. Vetëm Gonxhe ngelet ne garë. Po Gonxhen e qeth me vaginë. Voilà! Pastaj do ti nxjerr fundin k...t. ika te ndrohem Puç Puç.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje