Murrizi kritika PD-së: Opozita duhet të jetë më kurajoze pas Kuvendit Kombëtar

13 Shkurt 2026, 22:30Politika TEMA
Murrizi kritika PD-së: Opozita duhet të jetë më kurajoze pas

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partia Demokratike e Shqipërisë, Myslim Murrizi, i ftuar në intervistë televizive, ka komentuar situatën e brendshme në Partinë Demokratike, duke shpalosur kritika ndaj funksionimit të opozitës.

Gjatë intervistës, Murrizi u shpreh se opozita ka nisur të forcohet, por sipas tij pritet të jetë më kurajoze pas zhvillimit të Kuvendit Kombëtar.

Ai deklaroi se, sipas tij, duhet të ketë largime të personave që i cilësoi si nihilistë dhe hipokritë, duke shtuar se disa deputetë, sipas tij, nuk kanë qenë të pranishëm në zonat ku janë zgjedhur dhe nuk gëzojnë reputacionin që duhet të ketë një përfaqësues i opozitës.

Murrizi ngriti edhe pyetje mbi, sipas tij, mungesën e reagimit të fortë nga opozita, duke aluduar për mundësi pazaresh të nëndheshme politike, ndërsa shtoi se drejtuesit politikë duhet të jenë më aktivë në terren.

Ai theksoi gjithashtu se protestat e opozitës nuk duhet të organizohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit, për të rritur, sipas tij, përfshirjen dhe presionin politik.

“Fati u buzëqesh kurajozëve. Opozita ka nisur të bëhet, por e pres më kurajoze pas Kuvendit Kombëtar duke larguar një pjesë nihilistësh dhe hipokritësh që nuk dinë gjë tjetër, kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur dhe nuk gëzojnë reputacionin që duhet të ketë një deputet i opozitës. Pse duhet të kenë frikë kur kanë 13 vite që nuk janë në pushtet/ A kanë pazare të nëndheshme? Pse nuk shkojnë drejtuesit politikë? Protesta të tilla nuk kemi pse i bëjmë vetëm në Tiranë”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. L
    Lanabregsi

    Kur PD perfaqesohet neper tv nga Lymi i Spolates vetem sepse eshte llapazan pa fre do te thot se kjo parti ka perfunduar te barinjt e lopeve.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Juristi pensionist

      Boboooo, ç'na u bë halë në sy ky Murrizi. Edhe gazeta Tema që i publikon të gjitha marrëzitë e tij.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shkërdheni

        Lymo, për herë të parë, sjam dakort me ty. Jashtë sali haleja pastaj flasim.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Paco

          Murriz te eshte bere koka si qen stani qe plaket dhe I hum bet dhe zeri do ishte me mire te beheshe kengetare se deputet o tope me nje fjalor banal koqe gamori

          Përgjigjjuni
          1. S
            Serbi karaxhiç

            Nuk thotë kot populli që "nga ferra murriz del trëndafil dhe nga trëndafili del ferrë ". Kjo ferra Murriz ka mundësi që të kthehet në trëndafil , prandaj duhet të mbahet në konsideratë nga demokratët , kandidatura e tij për kryetar partie , në vend të non gratës plak , Sali Karaxhiçi .

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje