“Asnjë protestë nuk rrëzon qeverinë”, Murrizi: Po nuk ndryshoi sistemi zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë

14 Shkurt 2026, 10:00Politika TEMA
“Asnjë protestë nuk rrëzon qeverinë”, Murrizi:

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi, gjatë intervistës në “Kjo Javë” deklaroi se asnjë protest nuk rrëzon qeverinë por PD duhet të luajë fort për të ndryshuar sistemin zgjedhor pasi sistemi aktual prodhon mandate më shumë në favor të socialistëve.

Murrizi iu referua qarkut të Fierit ku ai tha se votat e PS për mandat janë 7500 ndërsa PD për një mandat duhet të ketë 11 mijë vota.

“Duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor ku votat e PS për mandat në Fier janë 7500 dhe PD i ka marrë me 11 mijë, me këto rregulla loje dhe këtë sistem zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi: Opozita duhet të luajë fort për rregullat e lojës parimore jo për ti shërbyer një grusht njerëzish që nuk ka asnjë peshë publike politike dhe asnjë lloj votë me vete,

Duhet të ndryshojë sistemin zgjedhor. Me këtë sistem zgjedhor ku votat e PS për mandat në Fier janë 7500 dhe PD i ka marrë me 11 mijë, me këto rregulla loje dhe këtë sistem zgjedhor, fiton PS sa herë të jetë Gjiknuri dhe Bylykbashi në tavolinë.

Asnjë protestë nuk rrëzon qeverinë dhe në 36 vite asnjë qeveri teknike nuk ka ardhur nga protestat. Nuk dua ti gënjej militantët. Se s’mund tit hemi hajdeni në protestë me 20 shkurt se në 21 shkurt do vijmë në pushtet. Nuk krijohet qeveri teknike pa presionin ndërkombëtar.

9 Komente

  1. T
    Tv klan

    Deputeti shalqinit ka 35 vjet në politikë Nuk ikën pa sjell demokracinë në Lushnje Ju ngjitën Shqipërisë si morrat blu dhe nuk i shqiten në emër të dhimokracisë

    Përgjigjjuni
    1. I
      I juaji Edi Rama

      Atij Dash kok-dardhes ja gjeta nje vend si Kryeinspektor por ty or Murrizo kry-samturri nuk kam ku te te coj...vec ne ma marrshin Belen brenda e te ve ne vend te saj!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rusmajli

        Bylykbashi !! Po ai ka punuar ne OSBE eeeee. Bënte fotokopje tek bodrumi. Ishte zvendes fotokopist...me siguri edhe atij Rama ja ka gjet ndonje vend pune tek departamenti I Gjikës plot Nur. Si guru per fotokopie. Edhe ky gjysmagjel është.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Kete konkluzion tendin duhet ta lexoje edhe Salinjani,Llapaj,Qorri Hasimeja,e …..!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ardenica

            Hiqeni nga portalet ketezhab kenetash .I duket vetja here si filozof ,here si i tabanit Pa le kur behet sikur i di te gjitha.Ja verifikuat mire pasurine ketij se ka qene ca kohe me tatimet.Ka nge elita e Tiranes ti hap mend ky provincial llafazan ,sherxh dhe cinik.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shigjetari 08

              Ky kastraveci Murriz , nuk u poq kurrë , gjithë jetën e tij jeshil mbeti . Hiqet sikur i di të gjitha , flet për çdo gjë kot më kot dhe nuk jep asnjëherë zgjidhje ! Tani që ka braktisur dhe Lushnjen dhe po banon në Tiranë , çdo natë e shikon nëpër ekrane . Nuk ka faj se kur gazetarët që e ftojnë janë nën nivelin e tij , atij i rriten kredencialet dhe gjithnjë shpërthen si pus gazi .

              Përgjigjjuni
              1. e
                eli-tiv

                ...pse shqiptaret do votojne pd ??? me sali pa sali....

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jeniceri

                  Nuk na the ndonje sekret o Murrizi . Qeverisja e Rames, me shume gabime e skandale korruptive , ua ka pergatitur terenin per te ardhur ne pushtet. Ky shanc nuk do tju vije me ne dore . Pd nuk vjen ne pushtet po nuk hodhet ,ne koshin e plahrave Sali Berrishen . Fitojne Rilindasit se ju si demokrat kini nje imazh te keq ne te dy krahet e popullit . Shqiprate te cfardo njgjyre politike e ka te qarte se cfare perfaqsoni ju , Nuk eshte i vetem Saliu . Si Saliu ne Pd jane instaluar struktura anti kombetare qe e zbulojne fytyren edhe ne arenen nderkombetare tek aleatet e popullit shqiptar. Cfardo levizje pozitive brenda Pd me Saliun shumzohet me zero negative . Edhe sikur te dorehiqet Rama krahu i majte do te behet edhe me i fuqishem . Te gjithe socjalistet e larguar si nga Ps dhe Pl do ti bashkohen perseri Ps, te para Rames . Keta qe jane sot Rilindje nuk kane ku te shkojne se tek Ps do te jene edhe me te sigurt ne karjeren e tyre . Kthejeni nga te doni ,Pd edhe sikur Aleatet tane SH.B.A e Evropa ,te stimulojne ardhjen ne pushtet ,populli gabimin qe beri ne 92 ,2005-2013 nuk e perserit me .As protestat ,grushti shtetit dhe makinacjonet nga jashte, nuk kane me shance te kthehet ,Pd me Berishen, ne pushtet.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    K O R C A

                    Edhe pse ky kod zgjerdhor nuk eshte me i miri e ai qe na duhet , une do te thosha qe : Edi Rama nuk i fiton zgjedhjet per shkak te kodit por per shkak se perballe tij prej dekadash qendron nje perbindesh mesjetar qe nuk ka asgje te perbashket me demokracine . Populli i sheh per dite kusuret e Edi Rames , por sheh edhe shtazen e Vicidolit me bomba molotov e uren e ndezur ne dore , qe iu versulet si egersire institucioneve dhe policise se shtetit , duke tentuar cdo jave nga nje grusht shteti ! Kjo eshte e verteta qe s`e luan topi , zoti Murrizi !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje