Ministrja e Jashtme zbardh bisedimet me homologun grek, Nikos Dendias: Nga integrimi europian tek çështja e hapësirës detare

23 Maj 2022, 12:50Politika TEMA

Ministrja e Jashtme zbardh bisedimet me homologun grek, Nikos Dendias: Nga

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbardhur diskutimet që ka zhvilluar me homologun grek gjatë vizitës së tij në Tiranë. Një prej çështjeve kryesore është procesi i integrimit europian. Xhaçka tha se Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit.

“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive. Një integrim ekonomik. Integrimi Euroatlantik është i pazëvendësuieshëm për rajonin. Tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO.

Një çështje e rëndësishme që u diskutua është dhe integrimi europian të Shqipërisë. Përshëndes mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze.

Vlerësojmë Greqinë si një partneritet të fuqishëm. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare është e rëndësishme. E falënderova ministrin për mbështetjen e kandidaturës së Shqipërsië si anëtar jo i përheshëm në Këshillin e Sigurimit. Temë diskutimi ishte dhe situata në Ukrainë, ku përfitoj nga rasti për të shprehur dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë.

Duhet bërë më shumë për të ndaluar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Ndajmë qëndrimin e njëjtë për dënimin e luftës së Rusisë. Një tjetër çështje e diskutuar është dhe delimitimi i hapësirave detare. Rikonfirmuam vullnetin për një kompromis për të referuar çështjen në një palë të tretë gjyqësore” – tha Xhaçka.

 

 

9 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Një Greqi e zhytur nē borxhe deri në vitin 2122, një Athin që fle në skenë internationale që prej 30 vitesh, dhe një popullesi që emigron më shumë se vëndi ynë. Do më për belulin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kunder zhabave te moçalit

      Greqia nuk eshte e zhytur ne borxhe , por e ka borxhin te negociushem dhe eshte baraz me shtetet e tjera te BE-se ne lidhje me borxhet (sipas FMN-se dhe Bankes Boterore dhe jo sipas Karementatorit Politik) . Zoti Karementator , shko shkruaje emrin , se nevojiten puntore sezonale shqiptare ne vjeshte , per te mbledhur ullinj , ndoshta te pranojne , se jo te gjithe miratohen . Dhe mos ia qaj hallin kaloresit , pse i varren kembet , po shiko vehten qe je me kembe , pa kale .

      Përgjigjjuni
      1. k
        kacaku

        Cta ben mire belgianet qe te shporen si lecke bythe dhe te perdhosen dhe benefitet , paske qene rot llari komplet , po behet fjale per shum rot llari ama ...pizeveng

        Përgjigjjuni
      2. P
        Parku liqenit

        Për këtë DELIMITIMIN qenka munduar Greku deri këtu, që Ministria na e ka përmendur si të parëndësishme, vetëm në fund!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Parku liqenit

          Për këtë DELIMITIMIN qenka munduar Greku deri këtu, që Ministria na e ka përmendur si të parëndësishme, vetëm në fund!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luani

            Zonja ministre e jashteme! Urime per bisedimet me zotin Dhendja dhe te shpresojme se ceshtjet qe diskutuat do te jene ne rrugen e zgjidhjes,megjithese nuk jane shume te lehta per t'u zgjidhur,sepse po te ishin te tilla do te ishin zgjidhur deri me tani.Megjithate kurre nuk eshte vone. Une jam nje emigrant ne Greqi qe kam dalur ne pension.Pensioni im eshte qesharak dhe i pergjysmuar,pasi qeveria greke qellimisht ka vandosur nje ligj,per te cilin eshte ne dijeni dhe ambasada shqiptare ne Athine dhe qe deri tani nuk bejne dot gje.Behet fjale per ligjin 4387/16 te ish qeverise Cipra,por te cilin e zbaton dhe qeveria Micotaqis.Ligji ne fjale diskrediton shqiptaret ne greqi,me apo pa pasaporte greke qe perfitojne pension,per faktin sepse kane vendosur nje kusht qe te gjithe grekeve qe jane me origjine nga vendet e treta si Shqiperia,u kerkohet te kene banuar ne Greqi per 40 vjete,kur e dine mire se kufijte u hapen perpara 30 vjetesh.Qellimi i vetem eshte qe ata qe hyjne ne kete kategori te mos perfitojne kjo kategori pension te plote kombetar,sic quhet, prej 384 eurosh.Pra kush ka ardhur pas 1990-tes ne Greqi nga 384 euro merr rreth 220 euro pension kombetar nga 384 euro dhe mbi kete shume vendosen sa ensima ka grumbulluar personi ne fjale.Qeveria Micotaqi e ndryshoi ne Mars 2022 kete ligj,por e ndryshoi vetem per "Vorioepirotet",pra atyre nga 40 vjete do tu kerkohen 30 vjete nga tani e tutje,kurse te gjithe te tjereve do vazhdoje tu kerkohen 40 vjete dhe do vazhdojne te jene mishi i huaj i shoqerise greke dhe te demtuar ekonomikisht e me pensione gjysmake e te vogla.Konkretisht per dike qe ka ardhur ne Greqi psh.ne vitin 1993,i kerkohet te kete qene ne Greqi qysh nga viti 1978! Kjo eshte "shpikja" e ish ministrit Grek Katrugalos dhe i miratuar nga qeveria e "te majtit"me xhep te djathte Aleksis Cipras dhe qe e zbaton per ne dhe qeveria e Miotaqis! I jemi drejtuar dhe avokatit te popullit ne Athine per kete problem dhe qendrimi i tij eshte se ky ligj eshte racist,eshte diskriminues dhe i huaj per sistemin e sigurimeve shoqerore ne Greqi,por mendimi i tij eshte konsultativ dhe qeveria Greke nuk e merr parasysh. Duke qene se ky ligj preokupon mijera shqiptare qe robtohen te nxjerrin buken e gojes ne kete vend ,perfitojme nga rasti t'ua ekspozojme dhe juve kete problem si ministre e jashtme,me qellim qe te ndikoni per zgjidhjen e tij.Do te ishte ne nderin tuaj personal,por dhe te qeverise tuaj qe te interesoheni per kete ceshtje konkrete.Mire beni qe ngrini dhe ceshtje me te medha e me te rendesishme si ceshtja e ligjit te luftes apo ajo e pronave tepretenduara te cameve ,por ato probleme jane pak me te veshtira dhe do kerkojne vite te tera qe te zgjidhen,ne u zgjidhshin ndonjehere,te pakten sa jemi ne gjalle.Dhe kjo sepse jane probleme me komplikacione te ndryshme ligjore dhejo vetem,por dhe politike etj etj dhe pervoja ka treguar se kane shume kthesa e ngaterresa per tu zgjidhur,nuk jane nje fjale goje.Megjithate urojme qe te zgjidhen sa me shpejt.Por problemi yne eshte me i mprehte,eshte aktual dhe ndikon ne jeten tone te perditeshme.Per sa me siper jane informuar me mesazhe dhe Taulant Balla,Erjon Brace,vete Edi Rama e ambasada jone ne Athine,por sic duket keto mesazhe tonat nuk jane marre seiozisht e jane hedhur ne koshin e pleherave!Presim nga ana juaj ndonje veprim konkret!

            Përgjigjjuni
            1. v
              vlora.vlora

              Znj ministre nje cope injorante ,nuk eshte aty vetem tu plotesoje deshirat grekeve ,por ti kerkoje pak llogari ,pse pensionet e shqiptareve te cilet kane mbushur vitet ne greqi perllogariten bashke me pensionet ne shqiperi ,per kete eshte ministrja ,jo te hapi shalet sa here u ngrihet grekerve dhe evropes

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vetetima

                Cfare kompromisi kini bere per delimitimin e hapsirave detare?! Eshte gjeometri e thjesht, dhe askush nuk mund te beje kompromise per sovranitetin e shtetit dhe kufijt e Shqiperise. Saktesisht jane treguar kufijt e ShK dhe Zones Ekonomike Ekskluzive. Jini te detyruar ti paraqisni publikisht para se te veje versioni zyrtare ne Gjykaten Nderkombetare. Ne rast se nuk i jepen Shqiperise ato qe i jep UNCLOS- ligji per detin, populli shqiptar ka te drejte te dale ne rruge. Ky vendim eshte pertej mandatit te nje qeverie dhe nje burokracie te radhes..

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Genti

                  Delimitimi do bëhet nga Gjykata Ndërkombëtare dhe vendimi i saj është i pa apelueshëm nga palët. Nëse do ketë më interes për ne ç'do thuhet ? Që grekët shitën detin e tyre ? Dendias sot theksoi diçka që na bën krenar. Tha "Ndodhem so në atdheun e Gjergj Kastriotit me të cilin jemi mburrur që në fëmijrinë tonë. Ka gjë më të bukur se kur një grek apo një i huaj mburret dhe frymëzohet nga një Hero Kombëtar i një populli fqinj ? Shpresoj që kjo frymë fqinjësie dhe vllazërie të vazhdojë deri në sheshimin e problemeve mes politikës së dy vendeve.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje