Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen Cingu për ndarjen nga jeta të “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.
Përmes një reagimi në Facebook, Basha shkruan se “ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.”
"I hidhëruar nga lajmi i ndarjes nga jeta i ikonës dhe “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu.
Falë talentit dhe punës së saj të palodhur, Lili Cingu ishte pararojë e një brezi të ndritur artistësh që e ngjitën vallen tonë në skenat më të rëndësishme të botës.
Ndarjet janë përherë të dhimbshme, por artistët si Lili Cingu jetojnë gjatë në memorien e artdashësve për emocionet e papërshkrueshme që u kanë dhuruar për vite me radhë.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Cingu, të afërmit, miqtë, kolegët dhe dashamirësit e mjeshtres së madhe!
U prehtë në paqe", shkruan Basha.
Po vendosni foton e artistes o gazetare se na e shpifet me fotot e politikaneve!
PO mbroi Luushen qe nuk botoni komentin