“Ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe kleringu”- Rama: Projektet me arkitektë të huaj po tërheqin investitorë, nevojiten masa ligjore dhe vetëdije për realizim besnik të tyre

28 Korrik 2025, 13:17Ekonomia TEMA
“Ndërtimi të mos bazohet tek parashitja dhe kleringu”-

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se për funksionimin e kanaleve të reja të investimeve në fushën e ndërtimit, është e domosdoshme të garantohet besueshmëria e projekteve dhe përfshirja serioze e komunitetit të ndërtuesve dhe investitorëve në Shqipëri.

Rama theksoi se projektet e zhvilluara në bashkëpunim me arkitektë të huaj kanë filluar të tërheqin interes të shtuar jo vetëm në aspektin kulturor dhe estetik, por gjithnjë e më shumë edhe nga vetë investitorët.

Edi Rama: Duhet të garantohen disa gjera që kërkojnë një kapërcim të rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve dhe i ndërtuesve në Shqipëri, që është besueshmëria projektit. Projektet me arkitektet e huaj kanë ngjallur interes, që ka filluar të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.

Nga njëra janë është besueshmëria e arkitektëve, por edhe besueshmëria e vetë projektit për tu realizuar ashti sic e ka paraparë arkitekti.

Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht?! Bëhet gjithë ajo punë për ti flitruar dhe për ti kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjeja shkon në një drejtim të paditur, në një pjesë të madhe të rasteve.

Unë nuk po diskutoj detaje të vogla, por edhe volume që ndryshojnë. Këtu natyrisht që nga një anë është detyra jonë që ta adresojmë këtë problematikë, përmes masave të reja ligjore që patjetër duhet të përfshijnë arkitektin si personin garant që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Nga ana tjetër kjo është edhe çështje vetëdije për të aksesuar këtë treg komplet të ri financiar që mund të bëhet burim i shpejtë të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet të parashitja dhe të mos tek kleringu. Janë dy forma që ishin të kuptueshme për një periudhë të caktuara kohe, por nuk janë të kuptueshme sot.

5 Komente

  1. l
    lini

    Hajni 2m i gjate.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E ke lene kete vend ne doren e te huajve

      ...shtet zhele pa shtylle kurizore . Duhet trubulluar qe te kthjellohet. Pastro vendin nga betoni veru tritolin.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlonjati

        O Lini , ha mut , ha .

        Përgjigjjuni
        1. l
          lini

          Ma sjell tet eme ta ndaj me sex?!

          Përgjigjjuni
        2. A
          Astriti

          Shumë e thjeshtë : Bëje me ligj, që nuk ka blerje shtëpie pa lejen e shfrytëzimit të objektit (që e jep Bashkia). Gjithashtu, blerja vetëm me bankë dhe mbyllet ky muhabeti. Ah se harrova, kleringu shumë thjesht depozitohet fatura dhe kontrata në bankë dhe paguhet Jo më larg se 3 muaj.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje