Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus (VIDEO)

5 Mars 2026, 12:58Politika TEMA
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh.

Lidhur me ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ato janë menduar prej shumë kohësh. Balla tha se ndonëse propozimet janë të njëanshme, shpreson që miratimi të bëhet me konsensusin e opozitës. 

"Ndryshimet janë menduar prej shumë kohësh, të ndara në disa elementë, apo disa qëllime të mira, që kanë të bëjnë me përmirësimin e punës së Kuvendit të Shqipërisë, qoftë sa i përket mbarëvajtjes dhe kohës efikase të diskutimeve në seancat plenare, që kanë të bëjnë me përmirësimin dhe rritjen e efikasitetit, të kontrollit parlamentar, me qëllimin e një përqasje me Parlamente të tjera europiane.

Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e kolegëve të PS, që t’i përqasim me procedurat e Bundestagut gjerman. Propozimet merren në mënyrë të njëanshme, por shpresojmë që miratimin ta kemi me konsensus", tha Balla duke folur për mediat.  

1 Komente

  1. t
    teqeja e taos

    Ky ka genin me kanceroz antishqiptar ne kuvend: Nje perzierje malinje e katundarit haxhiqamilas me ate te pionerit te enverit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje