Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po përpiqet të tejkalojë afatet përsa i përket raportit të dalë nga Këshilli i Mandateve përsa i përket çështjes së Belinda Ballukut.
Balla: E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti.
Balla: Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.
Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikur publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi kwrkoi futjen në Rendin e Ditës raportin e dalë nga Këshilli i mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.
Bardhi u shpreh se është detyrim që raporti të trajtohet në seancën e parë ndërsa akuzoi mazhorancën se po luan me afatet duke e zvarritur çështjen aq sa të përfundojë afati dhe kërkesa e SPAK të quhet e refuzuar.
Kur politika shfrytezon fene eshte fundi. O Balle lere fene ne pune te vet mos e bej pis.
Hahahaha! Nisi lufta midis pozitës dhe opozitës se kush është më besimtar për Allahun dhe botën Islame! Dhe të mendosh që Shqipëria ka 35 vjet që është hapur me botën, me Perëndimin, me Europën mbas 45 vjet ateizëm, por për elitën politike shqiptare nuk ka ndryshuar asgjë, a thua se jemi akoma në periudhën e Lidhjes së Prizrenit!!!!
Shoku TaoTao Balla per cdo lloj vendimi qe i sherben PS dhe sulmon cdo kundershtar vendimet siipas porosise se Palloshit te Gjate merren bredna 24 oreve, ndersa per ato qe u djeg suma e cpuarr me mire me thene e care i merrni keto vendime ne llimiitin e kohes se skadences se saj. Kjo shoku Tao Tao Balla nga fshtrat e Librazhdit eshte demokraci, per kundershtaret rrasja sa me shpejt dhe aty ku u dhemb si Lubi Balluku i vononi ne limite, nuk ka bir kurve ta shpetoj Lubin bashkehajdute ne vjedhje me Palloshin e Gjate sic ka qejf ajo te therrese Ramen.
Shumë e bukur kjo e Ballës:"...të gënjesh dhe në muaj Ramazani,..."!!!! Duket, Balla, një individ raportet e të cilit më të vërtetën as që kanë ekzistuar e as ekzistojnë dhe për të cilin kalendari ka vetëm një datë, 1 Prillin, arrin deri aty sa të tallet keqas me muajin e shenjtë të Ramazanit, duke lënë të kuptohet se paskësh shpallur moratorium me veten që të paktën në këtë muaj të mos gënjejë.