Gjenerali shqiptar: Skandaloze parada e përnatshme e ajatollahëve të Tiranës

4 Mars 2026, 18:24Politika TEMA
Gjenerali shqiptar: Skandaloze parada e përnatshme e ajatollahëve

Gjenerali Sandër Lleshaj, ish-ministër i Brendshëm, ish numri 2 i ushtrisë shqiptaret dhe ish-këshilltar për sigurinë i Kryeministrit ka deklaruar sot se rrjete të hapura të regjimit të Iranit bëjnë paradë të përnatshme në hapësirën publike shqiptaret.

Në një intervistë për Report TV, Ish-ministri kërkoi reagim më të fortë nga institucionet e sigurisë për ndaluar agjentët e Iranit që sipas tij veprojnë lirisht në vend nën petkun e gazetarëve dhe influencuesve.

“Ne nuk mund të lejojmë që vendet armiqësore të veprojnë lirisht dhe hapur me agjenturat e tyre në territorin shqiptar. Inteligjenca shqiptare duhet të japë përgjigje se si ka mundësi që agjentët e Iranit veprojnë lirisht në Shqipëri nën petkun e gazetarëve dhe influencuesve, jo vetëm të Iranit por edhe të vendeve të tjera keqdashëse ndaj Shqipërisë. Institucionet e sigurisë kombëtare nuk mund të rrinë indiferente dhe duhet të bëjnë hapa konkretë për të çliruar hapësirën publike nga kjo propagandë”, tha Lleshaj.

Shqipëria nuk është një objektiv real për raketat iraniane dhe alarmet që po qarkullojnë në media janë të ekzagjeruara. Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teksa komentoi frikën që është përhapur ditët e fundit për një sulm të mundshëm nga Irani.

Në një intervistë në emisionin “Frontline” në Report TV, Lleshaj tha se një skenar i tillë është shumë teorik dhe nuk meriton panikun që po krijohet në publik.

“Unë e konsideroj një tezë hipotetike që nuk meriton trajtim të madh për arsye të distancës, angazhimit në shumë fronte të Iranit dhe mbulesës së sigurt ajrore që kryhet në kuadër të NATO-s. NATO ofron mbrojtje ajrore që funksionon 24 orë në ditë. Alarmet që përhapen janë tymnajë dhe diskutime për të tërhequr vëmendje dhe kureshtje”, tha Lleshaj.

Sipas tij, edhe në rast se Irani do të tentonte të godiste Shqipërinë, raketat do të duhej të kalonin mbrojtjen ajrore të disa vendeve të NATO-s përpara se të arrinin në territorin shqiptar.

“Numri i raketave që kanë distancë veprimi maksimale është më i vogël se numri i raketave me rreze taktike më të ulët. Që të mbërrijnë në Shqipëri duhet të kalojnë me sukses mbrojtjen ajrore të shumë vendeve anëtare të NATO-s. Gjasat për një sukses janë jashtëzakonisht të vogla dhe shumë teorike”, tha ai.

Lleshaj pranoi se Shqipëria nuk ka kapacitete të veta për mbrojtje kundër raketave, por theksoi se mbrojtja sigurohet nga NATO.

“Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet të vet për të reaguar kundër raketave. Por Shqipëria ka gjithë arsenalin e NATO-s për t’u mbrojtur. Ne kemi hyrë në NATO që të mos i ndërtojmë vetë këto kapacitete, sepse bëhet fjalë për miliarda euro”, u shpreh ai.

Sipas Lleshajt, rreziku kryesor për Shqipërinë nuk lidhet me një sulm nga ajri, por me aktivitetet e ndikimit dhe propagandës që, sipas tij, lidhen me Iranin.

“Sot Shqipëria nuk kërcënohet nga ajri, por Irani mund të na godasë në aspekte të tjera. Jemi në një gjendje armiqësie me Iranin që nga 7 shtatori 2022, kur kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike. Ende vazhdon propaganda pro Iranit në hapësirën publike shqiptare”, tha ai.

43 Komente

  1. c
    ccc

    Kot po pyes: -Mos e ke fjalen per tipa si D. Demiraj, O.Jazexhiu, D. Goxhaj, I.Kulla, A. Hoxha, dhe jo vetem?! Po ti ule zerin se po dremite SHISH!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Ti je Syri vigjlent I komunistit Saleh

      Përgjigjjuni
      1. c
        ccc

        Beni, te qenkan verbuar radaret! Prandaj edhe cfare thua eshte lajthitje e madhe.

        Përgjigjjuni
      2. M
        Miri

        Qenke kot fare o ccc Mos degjo vetem bbc (me siguri nuk di ndonje gjuhe pervec gjuhes se nenes).Hapi syte te pakten

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baca

          Miri, me mire qe "ccc" di vetem gjuhen e nenes se sa edhe ata te ayatollaheve! Pastaj je kot apo plote nuk matet me kandarin e gazrave te dikujt!

          Përgjigjjuni
      3. t
        teqeja surrelase

        Te dija te zgjuar gjeneral! Por qe nuk dallon propaganden pro iraniane , qe eshte ne vazhdimesi te propagandes pro islamike qe vazhdon te behet nga mbeturinat bastarde te pushtimit osman, qe kane rioushtuar kete vend.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Abu Albani

          Shikoni trecerekshat shqipfoles qe ngrene bythet perpjete ne sheshin Skenderbej njehere. Pastaj Hoxhallaret qe pellasin qe ne 4.45 te mengjesit, pastaj dil e bej ekspertin me influencer tik toku.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vezhguesi

            Sakte. Na mbyten xhamite qe kane mbire si kepurdhat mbas shiut. Jemi rast i pa precedent ne bote qe ndjekim fene e pushtuesit osman dhe e bejme kete pikerisht duke u falur ne sheshin kryesor te Tiranes, nen statujen e atij me te cilin mburremi te gjithe qe i luftoi tere jeten osmanet. Lexoni historine e kombit tuaj njerez se na bete gazi i botes. Kur flas me te huaj per historine tone, gjithmone habiten se si kemi mbi 60%te popullsise myslimane.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xristos Katalitiz

              Pyet tet shoqe pse qihet me myslimanet dhe aty e gjen oergjigjen

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tng

                Edhe une Musliman jam…????

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gjith Jo shqiptaret jashte Shqiperise.

                Me “ vodhe mendimin” respekt.

                Përgjigjjuni
            2. D
              DUCE

              …….“ Lleshaj pranoi se Shqipëria nuk ka kapacitete të veta për mbrojtje kundër raketave “ …….. po mire o Leshaj, cfare kapacitetesh ka Shqiperia ne fushen e mbrojtjes ???? Jeni plehra e antishqiptare te gjithe. Te ju Shqiperia fillon e mbaron te xhepi

              Përgjigjjuni
              1. e
                emigranti

                Bravo DUCE. Po te kishim mbrojtjem tone do na duhej te shisnim cdo gje qe ta paguanim. Atehere do kishim taksat me te larta ne bote dhe i pari qe do ulerinte do ishte zoteria jote. Harrove se sa te varfer kemi qene ne kohen e komunizmit? E pra Enveri ndertoi disa mijera bunkere dhe na la pa breke. Ti dashke mbrojtje kunder rraketave qe kushtojne mijera here me shume.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  La civita

                  Duce mos ngatero Lleshajn me mbeturinat e rregjimit Berisho-Ramjan,ku nese Lleshaj nje pasaedhes i nje familje patriotike,dy te perfolurit e rregjimit rrumpalle te pas 90-tes jane me pergjues nen jakat e xhaketave ku pergjohen ne çdo kohe e per çdo gje.Andaj o Duce ,Shqiperia eshte kthyer ne nje bordello pas 90-te ku shfryjne epshet çdo gangster apo kubojs i radhes pertej Atlantikut .

                  Përgjigjjuni
                  1. t
                    tetovari2

                    Ne kemi kapacitet për tu vra ndërmjet veti,me u marë me tregëti narkotikësh,me u marë me punë hajdutllëqesh etj.Sa për ta ruajtur shtetin vari.k...na mbron NATO! P.S.KU TË KRUAN DORA JOTE,NUK TË KRUAN DORA E HUAJ!

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E vërteta

                      Ore duce, shqip ka folur gjenerali. Ne nuk kemi pse të kemi kapacitetet tona sepse i ka NATO. Ne nuk jemi vetëm, jemi pjesë e NATO-s. Sipas teje kush e mbron Qipron? Po Katarin? Etj etj.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Agim

                      Te ndalohet falja ne vende publike. Edhe myslimanet te falen ne xhami sic bejne te krishteret ne kishe. Na pushtoj turku prape.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KAfshet

                        Harrove; Feja Opium per popullin, ndersa keta qe shtrihen jane te heroina tani. Ti thua ndaloji. Haha. Leri more ta djegin bythen

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Koloneli

                        Eh more ish gjeneral, pse e nxjerr një sekret shtetëror në gazetë? Nuk të falet!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Saliu=Ayatollahu i Tiranes

                          Ne Iran shumica e popullates nuk e do rregjimin e mullaheve e kerkon ktihimin e shahut Pahlavi, ndersa ne vende tjera shumica do ligjin e shkretires

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Shvejku...

                            Shumica nuk e do regjimin e Ajatollaheve por trefishi i kesaj shumice nuk e do shahun Pavlavi.informohu njeher pastaj shkruaj.

                            Përgjigjjuni
                          2. X
                            Xoni

                            Shume e drejte z.Lleshaj,agjentet e vendeve armike tonat me leket e shqiptareve dalin cdo Nate ne ekrane duke punuar kundra interesave te vendit.Goxhaj,Demiraj,Kulla,Cani se ai Jazexhiu duhet dhe nuk fshihet si antishqiptar.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lani

                              ????????

                              Përgjigjjuni
                            2. a
                              american23al

                              Une habitem qe ky gjeneral na qenka i shqetesuar per paradat e proiranianeve ne rruget e Shqiperise, por a eshte i shqetesuar se a ka Shqiperia institucion sigurie qe i sherben asaj apo i sherbejne agjenturave te huaja, shqetesohu me pare qe nuk ke shtet dhe bene mire per te tjerat me vone….!!! Ti ke nje qeveri te “ vdekursh “ dhe kryeminister akoma me te keq se Berisha kanibal….

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fshatari

                                Shqiperia eshte han me dy porta per tere agenturat e huaja. Ata hyjn e dalin sic duan ata vete. Shtoji kesaj dhe strehmin e grupeve terroriste dhe trajtimi e vencate qe ju behet "vendeve mike te Shqiperise " dhe nuk eshte cudi nese ne Shqiperi do e shikojme nje dite edhe protesta pro serbeve e kundra shqiptareve. Nje vend qe ka institutionalizuar krimin e korupsionin, nuk ka asnje shans te mbrohet nga agenturat e huaja. Shqiptaret kurre nuk e kupotjne kete. Nen parrulen " e kush e ruan per Shqiperine" ne ja kemi hapur dyert te gjithe agjenturave. Shqiperia ska mbrojtje, nderkohe ka nje anesi ne qendirmin ndaj konflikteve boterore ( te pakten Mone Carlo ne kohen e luftes se II boterore ishte vend asnjanes) Anesi ne konflik dhe me dyert te hapura per te gjithe. Rrreziku eshte i madh dhe me i madh

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Piro

                                  Ke të drejtë gjeneral. Nëpër ekrane dalin lloj lloj njerzish vetëm pér tu dukur, që me budallalliqet e tyre krijojnë dyshime pasigurie te shikuesit. Dhe në vend të qetsojnë, ata alarmojnë. Nuk e kuptojnë se Irani mezi merr frymë, nuk di si të shpëtojëv veten Jo të zgjeroj sulmet deri të ne.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    ShISH

                                    Kete propagande djallezore e bejne Top Channel Alfred Cako Manushi

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tironsi

                                      ca tbojm, spaki na numeron breket a arjoles, jo milionat e saleh serbit qe na futin ne konferenc islamike me urdher te serbise.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        astrit

                                        Gjenerali duhej ta dij se ndryshimi thelbesor midis diktatures komuniste nga demokracia eshte te e drejta e fjales. Une besoj se ne si fuqi ushtarake jemi zero ne kete lufte qe po zhvillohet keshtu qe mendimet e gjeneraleve me duken qesharake dhe pa vend. Gjenerali duhet te kete kujdes kur provokon dasite fetare, Shqiperia i ka nderprere mardhenjet dipllomatike me Republiken Islamike te Iranit por nuk di qe i ka nderprere mardhenjet dhe me bektashite.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xha Jaho

                                          Po mundet te na shpjegoj ky ish minister si ka mundesi qe mbrojtjen tone ajrore ne kuder te natos e ka ne dore nje vend qe ka ne fuqi ligjin e luftes me ne?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. G
                                            Greta

                                            I lutemi iranianëve të bombardojnë parlamentin (kur të jetë plot), bunkerin në surrel, dhe vilat e Lalzit….

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Miku i madh SHaBAni

                                              Eshte njeri qe ka mbetur pa breket nga Koha e ENVERIT. Ai e ndertoni Shqiperine, me uzina e fabrikat, me shkolla e hidrocentralet, me universitetin dhe institute shkencor e, me bujqesi e Mbrojtje. I shkaterruat ju, pra, veshjen, perfshi dhe breket Shqiperise ia hoqet ju,me Saliun e Azem in ne krye. Pse nuk e pyet kush Saliun, cfare bete me rezervat Ushqimore, te karburanteve, etj qe per llogarite shin per 20 vjet lufte. Po 1500 take, 3700 makinat TE ushtrise ku Jane, cfare bete me to. Dje flitej per 20 million dollare te 1997 nga Miloshevicit. Gabon autori I shkrimit. Jane qe ne 1992 te deklaruar a Ne parlamentin jugosllav nga miloshevici:-"... È shikoni Shqiperine si eshte katandisur? E pushtoj vetem me shoqaten e gjahtareve". Kjo ishte pergjigja e pyetjes:-"Zoti president, KE thene se KE investuar ne Shqiperi 20 million dollare. Cfare u be me keto dollare". Sigurisht, NUK u beme milionere Ne kohen e ENVERIT, por jetuam mire, me dinjitet. Edhe Franca e SHBA nuk u bene me shkop magjik keto qe Jane sot U deshe tre shekuj. Ndersa Shqiperia Ne 1944 ishte ne feudalizem te rrafshuar edhe nga lufta e dyte boterore. Dhe Shqiperia e dikureshme e coptuar Ne 5 shtete dhurate nga Europa.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pergjigje per Lleshin

                                                Shqetesohu per shtetin, o gjeneral e jo fjalen e lire ne opinion. Ne agjentet qe punojne per interes te vendeve keqdashese, perfshi edhe vendet qe na rrethojne, i kemi ne politike. Nuk te kemi degjuar me pare te shqetesohesh. Nuk te kemi degjuar me pare te deklarohesh a duheshin a jo muxhahedinet ne Shqiperi. Shteti yne ne thelbin e vet eshte antikombetar. Ketu eshte han pa porta, ky na shqetesohet per interpretime hedhur ne opinion per situaten.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Spiro

                                                  Gjenerali i bythes...ne shqiperi gradat i kane marre duke vjedhur rracionet dhe breket e ushtareve...Ptu felliqesira!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. d
                                                    drejtesi e munguar

                                                    Z.ish gjeneral:Shqiperia eshte pa breke (si rospiet e bordellos).Thenia se vendi rrezikohet nga propaganda e iranianeve,e armiqve te mundshem brenda e jashte jane sllogane per te na thene se ne interesohemi per vendin e popullin.Shqiperia sot nuk ka elementin baze te mbrojtjes NJERUN. Sot askush nuk shkon me ne lufte.Pse?Sepse askush nuk do qe te mbroj grabitjen e kapitalisteve te krijuar nga hici pas 1990-tes.Para 1990-tes shqiptaret (per fat te mire qe nuk na ngacmoj kush) do te shkonin te gjithe ne lufte dhe jo te detyruar por me deshire sepse e dinin qe vendi duhej te mbrohej.Sot nuk keni as popull e as institucione per ta mbrojtur.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. O
                                                      Operacioni Zjarri

                                                      Nuk i heq asnje presje komentit tend. E vertete, te gjithe do shkonim ne lufte dhe ishin gati ta jepnim jeten per ardheun pa me te voglin hezitim se atdheu ishte i joni dhe ne u mbrujtem me dashurine per te.

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. L
                                                      Labi

                                                      Dy fjale per kapterrin nga Mirdita,ne demokraci te kete mendime kunder aq ne teper kur behet fjale pet lufte eshte normale,po te shikojme ne europe Spanja i doli kunder administratws Amerikane per sulmin mbi Iran,ka politikane Franceze Gjermane e Italiane qe kane dale hapur kunder luftes,kjo eshte normale.Kapterri eshte ai qe kur u shkarkua nga detyrat ne ushtri akuzoj Sali Berishen se e hoqi per arsyje fetare,pse ai ishte katolik,shihet qarte kapterri i fryn ndarjes fetare ne Sbqiperi edhe ne kete shkrim,prej andej nga e ka origjinen eshte normale,kush e bneh historine e di mire,erdhi myslymani Enver Hoxha qe i mesoj qe per te fjetur duhwj jastek,jorgan e dyshek,per te ngrene duhej sofra pjatat lug e pirun,per gatim duhej jahni,fadule e pilaf,e per embelsire bakllava kadaif e sheqer pare, kapterri ne vend te zbatoj normat Shqiptare jemi githe bashke vellezer te nje gjaku i fryn percarjes,edhe ne nne familje ka mendime ndryshe,po ne fund jane familje.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. L
                                                        Liqeni i Thate

                                                        Nje pjese e Ajetollaheve te Salih Kamenit,jane te inflitruar me kapuca e molotova ne dore,gjoja si demostrues paqesor. Poicia i arreston.Gjykata e"reformuar" nen mbikqyerjen e Argites i liron.Aty i keni,mos lejoni destabilizimin e shqiperise.Agjensite e inteligjences sone duhet ti identifikojne dhe ti izolojne dhe te gjejne kush i paguan,sa i paguan dhe kush eshte qellimi i tyre final.Shteti duhet te jete vigjelente ndaj ketyre antishqiptareve me veshje "gazetari"analisti" "politikani" kapucxinj, etj.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. @
                                                          @.

                                                          Nuk ka per tu berë kurrë ai vend. Maskaralliku, hajdutlliku, imoraliteti, korupsioni, pabesia, babezia, spiunlliku esht futur thell ne institucionet e vendit. Mos harojme analfabetet e banaqeve te mbremjes që i japin gojes vetem per tu dukur te zgjuar por, pa ditur se sa dem i bejn vendit duke i ber fresk ç’do antishqiptari. Gjaku i te vrareve ne Peshkepi uleret kurse Ajatollahët e banaqeve te darkes ftojn vrasesin apo antishqiptarin Fredis Beleris allias Fredi Shehu per te analizuar çeshtjet e vendit që ai e do te rrenuar per interesa te tij personale apo me gjere. Institucionet né Shqiperi inekzistente perfshi ketu organet e drejtesis që jan mbytur me luget e çorbes së prishur te Salplehut dhe kane 10 vjet që lengojnë nga e vjella. Ligji ben SHTETIN. Kur ligji zbatohet duke trajtuar ca te nenes dhe ca te njerkes nga keta te paaftë dhe xhambazë mos prisni që te behet SHTET. Me keqardhje nga nje mergimtar që prej 30 vjet shpreson te kthehet ne ATEDHEHUN e vet kur te bjere era SHTET per te dergjur kockat e raskapitura nga mergimi.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shvejku...

                                                            Me I famshi eshte Ilir Kulla qe e quan veten ekspert te siguris globale.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              I shqetesuar

                                                              Pershendes plotesisht gjeneralin per shkrimin,jam ne c'do pike dakord me te dhe porosite qe jep.Po jo me larg se sot ai qe shperfaqet i ngarkuar me qellim agjenturor(olsi jazexhiu)del ne top channel(5 mars) dhe para disa ditesh ne mcn tv.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. a
                                                                ah mo selo saliu cbere

                                                                te gjithe iranianet jane mbledhur ne shqiperi bile dhe shqiptaret myslimane jane bere irakiene pastaj kur vij ne shqiperi degjoj hoxhallaret duke kenduar te thuash se ka zbritur perendia ne toke.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. o
                                                                  ore shqiptar...

                                                                  Atdheu rrezikohet nga televizionet. Jo nga njerezit. Televizionet, indoktrinimi masiv, mos kontrollimi i tyre. Lenia dore e lire e gjuhes ne to, programeve, zhulit qe sjell eshte mina me sahat qe po instalohet tek njerezit, femijet te pakten nuk e duan me tv.Injektohen me youtube dhe rrjete sociale, ndersa popullata eshte e djegur fare. Televizionet jane bomba e vetme qe se kupton askush ku po plas

                                                                  Përgjigjjuni

                                                                  Lini një Përgjigje