Ditën e nesërme, në Partinë Socialiste do të mbahet një takim me drejtuesit e njësive administrative të Tiranës.
Burime medatike bëjnë me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 09:00.
Ndërkohë, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me deputetët e qarkut të Tiranës. Mësohet se ai u ka kërkuar përfaqësuesve të dalin më shpesh në terren për të takuar qytetarët, si dhe të forcojnë organizimin e brendshëm.
Rama ka kërkuar më shumë angazhim nga të gjithë, veçanërisht nga Bashkia e Tiranës, sidomos sa i përket menaxhimit të hapësirave publike.
Raportohet se Kryeministri u është drejtuar të pranishmëve me fjalët: “U kam thënë se mungesa e kryetarit të zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.
Inshalla z. Rama merret me administrating dhe administrator's e pallateve. Po ju nxijne jetem banoreve. Soj soj njerezish pa shkolle, pa kulture qytetare, te pa licensuar, ka edhe nga ata qe kane pasur pune me drejtesine e jane e denuar, tipa antisocial. E risin tarifen per axhensorin dhe pastrimim si ju do by.. Duket si veprimtari jo ligjore. Ka mjafte qytetar, qe nga merzija duan te shesin shtepite Gjykoj se se Bashkia dhe Njesite Administrative mund te fillojne nje aksion per verifimim e tyre dhe te rregullojne kete situate leshi. Besoj se krijimi I lompanive te administrator's dhe per pastrim axhensor mund te ishte nje zgjidhje e drejte dhe do krijonte nje mjedis qytetar European.e te shpresojme se neser do te teajtohet ky probl per ta vendosur ne shtratin e ligjeve dhe vendimeve te M.B