Molotovë në protestën e opozitës, reagon Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

4 Mars 2026, 11:55Politika TEMA
Molotovë në protestën e opozitës, reagon Ambasada Amerikane:

Protesta e fundit e opozitës e mbajtur në 28 shkurt në kryeqytet, u shoqërua me hedhje molotovësh dhe fishekëzjarrësh, duke i vënë flakën fillimisht koshave të plehrave, e më pas edhe vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Në një interesim për koment nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu lidhur me përdorimin e molotovëve në protestë nga opozita, Ambasada Amerikane u shpreh se aktorët politikë duhet të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore e të ligjshme.

“Ne nxisim të gjithë aktorët politikë të refuzojnë dhunën politike dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre përmes angazhimit konstruktiv dhe mjeteve paqësore, të ligjshme”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Top Channel.

4 Komente

  1. v
    vdekja

    partia demokratike ka vdeke . ajo tashme quhet "PARTIA MOLOTOV" OSE PARTIA BERISHA. PARTIA DEMOKRATIKE NDJESE PASTE!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      Ose parti terroriste qe duhet nxjerre jashte ligjit

      Përgjigjjuni
    2. c
      ccc

      Qenkan bere te gjalle keta?! Mendova se mos u ka mbyllur gojen Latifi! Dollari kryqezon por edhe bashkon shume fije.

      Përgjigjjuni
      1. B
        BERISHA NE BURG !!!!

        BERISHA = TRITOL = KRIM = VRASJE

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje