Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në A2 CNN, foli në lidhje me protestën e fundit të Partisë Demokratike, duke kritikuar drejtimin e saj.
Salianji u shpreh se si demokrat ndihet i zhgënjyer nga mënyra se si po organizohen protestat.
“Janë një seri protestash ku sakrifica e qytetarëve është absolute, por drejtimi nga ana e lidershipit është pa kokë dhe jo strategjik. Çfarë strategjie ishte xhiroja tek Unaza e Vogël?
Duke qenë se nuk po hapet Partia Demokratike dhe nuk po ripërtërihet përmes protestave, duket sikur po kërkohet riciklimi i tyre,” u shpreh ai.
Sipas tij, protesta nuk pati mesazh të qartë, ndërsa kryefjalë u bënë fishekzjarrët dhe molotovët, përcjell A2 CNN.
“Unë kam dalë në protesta për të shuar zërat se nuk po mbështes opozitën. Por protesta nuk kishte asnjë mesazh; në qendër ishin fishekzjarrët dhe molotovët.
Nëse do të ketë përplasje, ajo duhet të bëhet me më të madhin, me kryeministrin, pra përpara Kryeministrisë,” tha Salianji.
Ai theksoi se përdorimi i molotovëve demotivon një pjesë të qytetarëve dhe e bën PD-në më pak atraktive.
“Hedhja e molotovëve i shkon në favor Edi Rama. Ajo zhvendos vëmendjen dhe krijon përshtypjen se problemi janë molotovët dhe jo skandalet e qeverisë,” përfundoi ai.
O legen mos e permend me emerin e Rames se humbet pike para Salvicit . C' pune ke me Ramen ti o hajvan ,do te ngresh ne kembe PD sulme me te gjitha baterite kundra karaxhicit
Mos ben sikur nuk e di qe Berisha bashkepunon me Ramen per te shpetuar bythet e tyre. Prandaj Salian thuaji gjerat hapur...hapur ..hapur dhe do perfitosh mbeshtetje, ndryshe.....shiko mos te marri zvendes ai Dashi Sulos atje ne inspektoriate se ka para.
Nisma e Salian'it eshte pozitive por PD eshte prone private e familjes Berisha dhe te tjeret jane bujkerober tek ai keshtu i vetem do te jete e veshtire por ke popullin pas mos prit nga jargavecet e PD te levizin. Te uroj sukses pavaresisht se nuk jam me asnje ne politiken shqipetare por ikurajoj modelin e qyteruar te politikanit she jo kafshet e pyllit te PD apo zvarraniket e PS ........