Kthimi i Berishës te vila e diktatorit, Çipa: Shumë vonë (VIDEO)

3 Mars 2026, 17:30Politika TEMA
Kthimi i Berishës te vila e diktatorit, Çipa: Shumë vonë

“Përballja e Belinda Ballukut me drejtësinë është e pashmangshme, pavarësisht përpjekjeve procedural që po ndërmerren nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca për ta shtyrë procesin”, thotë, analisti Aleksandër Çipa. Në një intervistë për Tema, Çipa flet për kosto të rëndë politike që po paguhet në përpjekjen për ta mbajtur Ballukun të paprekur nga drejtësia, duke e cilësuar këtë betejë si një përballje që nuk do të shmanget dot.

“Anonimë të njohur” qarkullojnë në kabintetet qeveritarë të drejtuara prej Ramës në thuajse 14 vite të cilët zëvendësojnë figura politike me peshë dhe kjo nuk është rastësi, por një strategji për të shmangur rivalitetin e brendshëm dhe për të mbajtur të centralizuar vendimmarrjen. Në analizën e tij, Çipa ndalet edhe te opozita dhe roli i munguar i saj përballë një qeverie që lëviz nga një skandal në tjetrin pa hasur një përballje reale politike. Ai flet për një marrëveshje tashmë pa dyshime mes Ramës dhe Sali Berishës, duke përdorur togfjalëshin “i dashur armik” për të përshkruar një dakordësi të heshtur mes kundërshtarësh, e cila ka prodhuar stanjacion dhe ka dëmtuar demokracinë e brishtë shqiptare.

Shfaqja e fundit e Berishës te vila e diktatorit me disa molotovë të hedhur, sipas Çipës, është një akt tepër i vonuar. Vila e diktatorit Enver Hoxha apo Blloku (i udhëheqjes), siç vazhdon të quhet rëndom, thotë analisti, do të duhej të ishte shembur si koncept shumë vite më parë, në vitin 1991. Një akt që Berisha nuk e pati bërë në kohë, qëllimisht apo pa vetëdije.

Ai flet për kapjen e opozitës, por edhe të partive të tjera, përfshirë vetë mazhorancën, nga individë të vetëm që kontrollojnë strukturat dhe vendimmarrjen, duke mos lënë hapësirë për lindjen e lëvizjeve të reja apo për afirmimin e figurave të reja politike.