Avokati i Popullit në Bruksel: Vonesat gjyqësore dhe ngërçi me pronat po cenojnë rëndë të drejtat themelore në Shqipëri, paraburgimet të ulen

3 Mars 2026, 15:38Politika TEMA

Avokati i Popullit në Bruksel: Vonesat gjyqësore dhe

Në një raportim në Bashkimin Evropian, Avokati i Popullit ngriti sot alarmin mbi dështimet strukturore që po cënojnë të drejtat themelore të qytetarëve në Shqipëri, duke u ndalur ekskluzivisht te sfidat e sistemit të drejtësisë dhe cenimi i të drejtës së pronës. Gjatë fjalës së tij, Shabani theksoi se këto problematika kërkojnë ndërhyrje emergjente nga autoritetet kombëtare.
“Vonesat e tepruara në sistemin e drejtësisë po mohojnë aksesin në drejtësi dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Të dhënat e institucionit tregojnë se çështjet që lidhen me pronat dhe proceset gjyqësore përbëjnë numrin kryesor ankesave. Vonesat e tepruara gjyqësore nuk janë thjesht zvarritje procedurale; ato po komprometojnë strukturalisht të drejtën e qytetarëve për një proces të rregullt ligjor, duke e kthyer kolapsin e sistemit në një mohim të vetë drejtësisë”,-tha Shabani.
Avokati i Popullit shtoi se kjo problematikë në sistem gjithshtu ndikon begatimin ekonomik të qytetarëve.
“Kur qytetarët detyrohen t'u drejtohen gjykatave për të zgjidhur këto mosmarrëveshje, vonesat e stërzgjatura bëjnë që asetet e tyre të bllokohen për vite me radhë duke prodhuar edhe një dëm ekonomik. Ky kryqëzim i mosfunksionimit administrativ me vonesat gjyqësore kufizojnë të drejtën e pronës duke i kufizuar qytetarët nga mjetet ligjore dhe duke i lënë pa mbrojtje reale”,-u shpres z. Shabani.
Ai preku edhe cështjen e numrit të lartë të paraburgosurve në sistemin peritenciar shqiptar.
"Përdorimi i paraburgimit si standard po mbingarkon burgjet duke rënduar kushtet ku qëndrojnë të burgosurit, sidomos ata që kanë probleme me shëndetin mendor. Paraburgimi duhet të jetë përjashtim, jo normë, nëse do të respektojmë parimin e prezumimit të pafajësisë”,-deklaroi Shabani, gjatë fjalës së tij në punimet e takimit të 17-të i Nënkomitetit për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë (JFS), i cili operon në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Takimi shërben si një forum teknik dhe politik ku përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe Komisionit Evropian diskutojnë progresin e Shqipërisë në fushat kyçe të shtetit të së drejtës.

5 Komente

  1. k
    k

    Pronat I vodhēn, I fallsifikuan, I zaptuan. Pronarët vdiqēn, shteti u degjeneruar. I raftē kanceri fulminant ,tē gjithē atyre qē vodhēn me zaptim apo me ligj , pronat. Ju ndjektē mallkimi pēr 150 breza.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Avokat Leshi i Popullit, nje post vetem per turizem dhe kaq.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Edhe ky kaposhi avokat i popullit ben pjese ne zaptimin e tokave .Keta persona jane aq te pa fytyre qe pas 30 vjetesh kerkojne te bejne fajtor shtetin .

        Përgjigjjuni
        1. a
          ata qe perpiqen, s'j

          Kujdes nga Adriatiku se do te vere prapa tezen dhe Hajro Limaj qe ben biografine e te gjitheve dhe do te shkarkojne. I shkreti korronel, vdiq per nje dekorate dhe çpif tere diten sot ne moshen 75 vjeçare apo e kam gabim se keshtu tha nje dite ne protesten e Adriatikut. Seç i duhet, nuk ha ate pensionin se boll vodhi me Saliun e me te gjithea qeverite, s'i rri bytha rehat; domosdo nje bythe qe eshte mesuar me te pjerdhur i shpetojne dhe pa dashje. me duket se jane dhe bashkeqytetare me Adriatikun e tezes.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali hajni me floke te mbjellur.

            Tani Shqiperia I zgjidhi problemet ne Bruksel me avukat shabonin!? Prandaj kemi mare fund nga te gjitha drejtimet= pa femije,pa Atdhe, pa prone, pa shtepi, pa siguri, pa dinjitet. Shabe Iraniani do ti regulloje punet e qeveritareve dhe politiqeneve qe kane vjedhur Shqiperine. Dhe ne fukarenjte do hedhim valle lag Adriatikut se afer e kane zaptuar politiqenet.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje