Partia Demokratike ka bërë publik raportin e paraqitur në Këshillin e Mandateve, ku mbështet kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres, Belinda Balluku.
Sipas dokumentit të opozitës, SPAK ka evidentuar elementë që lidhen me rrezikun e cenimit të hetimeve, përfshirë pretendime për kërcënim të dëshmitarëve dhe prishje të provave. Në raport theksohet gjithashtu se Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka vonuar dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar nga organi i akuzës.
PD argumenton se, në kushtet kur ekziston rrezik për ndërhyrje në procesin hetimor, masa e arrestit është e nevojshme për të garantuar integritetin e hetimit, në përputhje me kërkesën e SPAK. Prokuroria e Posaçme dyshon për abuzime me tendera në vlera milionëshe.
Sipas opozitës, heqja e imunitetit përbën një hap procedural të domosdoshëm për t’i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme ligjore.
Çështja pritet të kalojë për shqyrtim në seancë plenare, ku Kuvendi do të vendosë mbi autorizimin për heqjen e imunitetit dhe masën e kërkuar nga SPAK. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka paralajmëruar se do të paraqesë raportin e saj mbi këtë çështje, ndërsa mbetet për t’u parë qëndrimi i mazhorancës në votim.
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se do të shprehet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut pasi të shqyrtojë raportin e Këshillit të Mandateve.
Ja, urdhero, qe ta kuptojme se ca ka qene kjo Balluke Tenderi - njeri ordiner, qe fle dhe bashkevepron me krimin, i cili, sigurisht qe do intimidoje se jane lebetitur tani qe motren do e fshije SPAK. Super pune, SPAK!
spak de denoi. kermen. kriminelin sali berishen qe ka vjedhur vrar shkateruar shqiperin dhe duhet te kishte ngordhur ne burk. dhe te mos denoj njerzit. qe punojn dhe regullojn vendin
Po perse domosdoshmerisht duhet te miratohet cdo kerkese e spak- ut.Atehere ju komisioni i mandateve qenkeni kot.Qenkeni nen urdherat e spak- ut shkurt " ushteret e tije".Shkrihuni si komisjon dhe lerjani ne dore prokuroreve cdo gje.