Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë, Tritan Kalo: Vendit i duhet një opozitë…

3 Mars 2026, 10:30Politika TEMA
Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë,

Tritan Kalo, mjeku hero i Spitalit Infektiv, i cili u shndërruar në një figurë shumë të dashur për shqiptarët veçanërisht gjatë pandemisë së Covid-19, ka bërë thirrje për një opozitë të “mirëbashkua e të plotëpërgjegjshme” për shpëtimin e vendit.

Nisur nga zhvillimet e fundit në vendin tonë, mjeku që tashmë edhe përse është në pension nuk i ndal këshillat për shqiptarët dhe atdheun, shkruan:

“Vendit urgjentisht i duhet një opozitë e mirëbashkuar, e mirëorientuar dhe e plotëpërgjegjëshme për ROLIN e saj, që të vej në shinat e zhvillimeve reale demokratike “trenin e vidhisur” të demonkracisë në Shqipërisë e këndej Drinit.”

Mirëpo, një qytetar, ndoshta mik i doktorit, i shkruan se populli opozitar në Shqipëri është gati, por se i duhet një drejtues, duke propozuar emrin e Tritan Kalos.

“I nderuar Prof. Dr. Tritan Kalo, vendit i duheni ju si drejtues per opoziten, se popullin opozitar Shqiperia e ka dhe eshte gati”, shkruan ai. Një konsideratë që doktori e ka marrë me sportivitet dhe nuk kursen ironinë.

“Ju faleminderit për konsideratën, por Doktorët e treguan dhe po e tregojnë veten se ata NUK janë të mirë-përgatitur për politikën e madhe. Unë kontribuoj me aq sa mundem edhe tash në pension, sepse më dhimbset toka ku më ka lerë koka”, përgjigjet mjeku Tritan Kalo.

7 Komente

  1. B
    Berishizmi , RRACẼ E KEQE .

    Jo doktoret mor ti zotni, por Berisha . Berish kafsha ,tritoli , fatkeqesia e ketij populli. Dhe ju te tijẽt fanatiket , qe keni llafe boshe .

    Përgjigjjuni
    1. S
      Ske thene gje o kalo

      Nuk esjte vetem berisha krimineli por edhe tritan preshi,muli eshte edhe tironsi qe rri si lepur mbrapa saliut

      Përgjigjjuni
    2. G
      Gjon Muzaka i ri

      Jo vetëm mjekët që nuk dinë të drejtojnë se tër jetën merren me pacientë dhe individë por edhe juristët që kanë punë me klient edhe mësuesit edhe gazetaret edhe piktor e artistit dhe policët duhen përjashtuar me ligj për të drejtuar në administratë.Çjanë shkolla qyli pa matematikë dhe fizikë.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mangalli

        Keni te drejte,duhet patjeter nje qe te jape garanci per te vjedhur e pasi te lene pushtetin mos te shkoje ne burge.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rruga e Dibres

          Ne fakt ne PD,vec Saliut,mjeke jane edhe Tritan Shehu apo Mul Noka ,qe vertet kane "shkelqyer" ............. ndoshta dhe ndonje tjeter ..... Sikur ka te drejte Doktor Kalo ...... Respekte per te ! Rruga e Dibres

          Përgjigjjuni
          1. S
            SOKRATI

            ..."në Shqipërisë këndej Drinit"! Analfabet! Ku e çoni këtë idiotizëm? Dini të korigjoni, të arësyetoni dhe pastaj të vendosni publikimin?!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje