"I paaftë në strategji, me gjuhën e para 35 viteve!" - Baton Haxhiu: Me kaq probleme sa ka PS, vetëm Berisha mund ta mbajë në pushtet

2 Mars 2026, 22:20Politika TEMA
"I paaftë në strategji, me gjuhën e para 35 viteve!" -

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, e quajti "një katastrofë" sulmin e militantëve të PD-së ndaj ish vilës së Enver Hoxhës, që sot shërben si një qendër arti. 


Haxhiu tha se PD ka mungesë vizioni në lidership dhe se gjuha e Berishës është e 35 vjet e vjetër. 

 

Analisti deklaroi se PS-në, me gjithë problemet që ka, sot e mban në pushtet pikërisht Sali Berisha, pasi kështu mban edhe veten. 

"Kulturalisht është një katastrofë, anti historike. Por mendoj se dhuna mbi kujtesën është dhunë e frikacakëve. Ata që ose nuk kanë qenë gjallë fare, ose nuk kanë marrë pjesë në rrëzimin e momenteve të caktuara, të diktaturave komuniste. Një prej këtyre njerëzve që duhet të ishte i pari kundër, duhet të ishte kryetari i Partisë Demokratike, pasi e ka prekur momentin e largimit të dhunës që në 1990.



Po e shikoni diskursin që përdor doktori, janë po aq, 35 vite të vjetra. “Do të shkruhet me shkronja të arta”. "Ky është momenti historik”. “Historia e rrëzimit”. Ajo që përmend doktori nuk ekziston. Ajo që ekziston në gjuhën e tij, është diskursi që i pëlqen vetëm pushtetit.

Mund të them, duhet të jesh shumë i paaftë në strategjinë e lidershipit dhe në paqartësi strategjike, si opozitë, që të mbash pushtetin në këtë mënyrë.


Duke mbajtur pushtetin, ai mban edhe veten. Ajo që sot quhet protestë e opozitës, është dhunë ndaj vetëvetes, krijon imazhin e keq për veten. Nuk ka pozicion strategjik, është vuajtje e pushtetit opozitar dhe liderit të opozitës, i cili ende nuk e ka kuptuar se nuk ndërtohet masa kritike kështu, rrëfimi për masivizimin e protestës dhe aq më keq, që dëshiron ta krijojë atë farë mozaiku të çuditshëm shqiptar, hajde të gjuajmë bomba dhe të shkruhet në Reuters dhe të përcillet te ne sikur kanë shkruar të gjithë mediat e botës. Kjo propagandë nuk ka më kuptimin e viteve '90. Jemi larg realitetit se si bëhet piar i një strategjie.  

PS është në vitin e 14, me kaq ndryshime të njerëzve, me kaq probleme që ka, vetëm një parti si PD mund ta mbajë në pushtet. Është për të ardhur keq, se PS me këto gabime që bën, me mbet' në pushtet, këta i ruajt Zoti.

I kanë vendosur hekurat dhe mbajën një përmendore të gjallë. Këta janë mburojë e Kryeministrisë. S'kanë as diskurs, as gjuhë, as strategji, asgjë", tha ndër të tjera Haxhiu. 

7 Komente

  1. B
    Berisha do te vrase kryeministrin e Shqiperise.

    Berisha = tritol = kẽrcẽnim= gjakderdhje .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Futja pordhes

      O Bâton... eshte votuesi qe te jep pushtet dhe te largone nga pushteti , jo ju banalistet e kazaneve tv. Nese PS sot shkone ne zgjedhje fitone edhe kater députét me shume , do te thote qe elektorati nuk influencohet nga kazanxhinje.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vlora 97

        Berisha dihet Nul mbetëm të na vish ti nga Kosova te na tregosh kush eshte Po ti do mbetesh ne histori si Baton Bolja

        Përgjigjjuni
        1. z
          zgjou drejtesi se ne funt do ta paguash ti

          berisha duhet varur. ne mes te tiranes. dhe ta terheqim zvare persegjalli. sa ti dali shpirti kermes kriminelit se i erdhi fundi

          Përgjigjjuni
          1. X
            Xha Tahipi

            Jam dakord me Batonin kete here!

            Përgjigjjuni
            1. h
              himariotiqis

              Ky mender te ha mu..n ,ky eshte nje gerdalle e dale modeqe , jam plotesisht dakort me Haxhiu'n qe Berisha mban ne pushtet PS...

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                PS nuk ka asnjë problem. Mos i qaj hallin kalorësit që i varen këmbët. Duket sikur qeveria po bën namin me korrupsion vetëm se tani kemi spak. Në një anë të llogores është populli dhe PS, në anën tjetër janë saliu, prokurorë, gjyqtarë dhe shumica e mediave. Cili qeveritar i PS-së është kapur me 34 prona brenda dhe jashtë vendit? Cili është kapur me zë e figurë duke kërkuar 7%? Cili ka vrarë protestues etj etj. Gjithë kjo zhurmë për pabarazi në tendera, për arkë peshku dhe breke e sutjena!! Spak punon me parimin vodhi kush vodhi në të kaluarën e afërt mbyllet!!!! Vrau kush vrau njerëz në të kaluarën mbyllet. Tani e tutje ska më!!! Spak ka shpikur vitin zero për shqiptarët. Fillon nga 2017 dhe tani jemi në vitin 9. Saliu dhe banda e tij kanë vrarë, vjedhur e prerë para krishtit dmth para spakut. Spak të mos harrojë se në ato sondazhet e famshme ishin solialistët që bëjnë shumicën që kishin besim te spak. Sikur nuk po bëhet më një sondazh "sa besim keni te spak"

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje