Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv, ambasadori i OSBE-së: Duhet një reformë e ndërtuar mbi transparencën, barazinë, sanksionet dhe mbikqyrjen

3 Mars 2026, 11:00Politika TEMA
Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv, ambasadori i

Ambasadori i OSBE-së Michel Tarran, ka renditur katër pika të cilat janë të rëndësishme sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se transparenca, barazia, mbikqyrja dhe sanksionet, janë pika të rëndësishme ku kjo reformë duhet të bazohet, duke shtuar se vendi ynë ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm.

“Rifillimi i punës së komisionit, sinjal pozitiv. Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar. Duhen pasur parasysh katër pika: Transparencë, deklarim i plotë i të ardhurave të partive politike, Barazia, Zbatimi i institucioneve mbikqyrëse, burime të mjaftueshme financiare e njerëzore për të ushtruar kontrollin, Sanksione efektive dhe proporcionale për të dekurajuar mos respektimin e ligjit.

Thelbësore është se kuadri i financimit të partive politike, do të bëhej i pa plotë pa adresuar rekomandimet për fushatat zgjedhore. Raporti i OSBE për 2015 dhe ato të mëparshme, evidentoi një sërë fushash ku duhet të rishihet kuadri ligjor.
Jemi te gatshëm të mbështesim komisionin në dialogun mes palëve.
Duke qenë se në pranverën e 2017 janë zgjedhjet lokale, koha është vendimtare”, tha ai.

2 Komente

  1. C
    Castriotas

    Osbe, mafia dhe armiku i vertete i zgjedhje e te lira dhe sovranitetit te popujve. Ka 35 vjet ketu e kudo e kurre standard nuk vune! Vetem kumbare pazaresh mes paleve dhe miliona euro te marra! Te ishin serioze i sillnin raportet e tyre para krijimit te qeverive! A kane anulluar ndonje pale zgjedhje vjedhje ketu?! Jo. Atehere te sikterosen.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXXL

      Vazhdo buko keni 35 vjet qe llapni per reforma, e keni kthyer Shqiperine ne kavie laboratori. Nje gje nuk po merr vesht ti: Ne Shqiperi nuk ka demokraci ka vetem njesh dhe diktator, si mund te behejn reforma vazhdon e njejta gje, Saliu eshte zevendesuar nga Edi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje