Tryeza e Komisionit për Reformën Zgjedhore - Gjiknuri: Mos kemi inate partizane! Bylykbashi: Të bëhet transparencë me financimet e partive

3 Mars 2026, 11:10Politika TEMA
Tryeza e Komisionit për Reformën Zgjedhore - Gjiknuri: Mos kemi inate

Ka nisur tryeza e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore ku po diskutohet mbi financimin e partive politike.

Damian Gjiknuri ka deklaruar se është rënë dakord që si mazhoranca ashtu edhe opozita do të dalin me një draft të përbashkët në mënyrë që të shmangen kundërshtitë më tej.

“Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia.
Duhet trasparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi”, tha ai.

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi në të njëjtën tryezë për këtë çështje, nënvizoi rëndësinë e transparencës së financimeve të partive politike. Ai theksoi se kjo gjë do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin e nga palët e treta.

“Ndryshimet janë bërë në kohë të ndara. Dua të theksoj, pa hyrë në detaje, se funksionimi i partive politike është çështje thelbësore dhe kushtetuese, po aq sa transparenca e financimeve.
Partitë janë organizma që shërbejnë për pluralizmin demokratik. Kjo është kërkesë kushtetuese dhe besoj se të gjithë ndajmë mendimin se transparenca është një formë e mirë për të shmangur korrupsionin dhe influencat e faktorëve kriminalë apo të huaj."- tha ai.

6 Komente

  1. q
    qyfyre rilindjote

    Partia e Damianos nuk do inate partizane (sa eshte ne pushtet) por ben thirrje per lufte partizane (kur eshte ne opozite vet)

    Përgjigjjuni
    1. T
      Teodor

      Ama prape Bylyku eshte... e mori lumi ite pune

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjergji

        Ky bylykbashi i turqise akoma?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Molotovistet te skedohen

          Te Fala Latifit! Pagese e "shendeteshme per per nongraten qe ka demtuar demokracine". Bukur! Pastaj keto molotovet si financohet dhe si organizohen! Po djegjet dhe demet e 32 kazaneve ( burim punesimi kryesisht per romeo dhe tregjet e vogla qe shesin vlera te nxjerra nga kazanet), kush mban pergjegjesi. Kane nje jave qe kazanet nuk po mbushen. Po per keto kush paguan? I takon sigurishte PD qe organizon protesta me molotovet duke perdorur adolshent. Keta adolshent do jene neser kontigjent I krimit.

          Përgjigjjuni
          1. n
            nje ish gjyqtar

            Ka rene flaka ne Shqiperi per njerez te sakte qe te merren me reformen territoriale. Vetem keta dy deshtaket ne krye qe sa here kane bashkepunuar kane rene dakort nen rrogoz ndersa ne siperfaqe sikur bejne sherr dhe nuk bashkohen. Ky fytyra e urryer Oerd Bylykbashi jo vetem eshte super komunist por dhe deshtak, i pa burre, qe diten qe Plaku Mere kishte vajtur ne Durres, Oerdi kishte ditelindjen e gruas. Po atyre njerzve qe ishin aty ne takim ja ben shume mire se megjithese e dinw cfar haleje eshte i shkojne pas.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sup me sup ...

              Poooooo, keta dy rronxho bonxho , do ta nxierrin ne selamet Shqiperine . Jane me besniket e atij raporti " mistetioz " qe po trete per te mire e demokracise berishiste .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje