FOTO/ Berisha ‘harron’ Ramën, fiton betejën ndaj Bashës: I merr faqen e facebook-ut

3 Mars 2026, 11:20Politika TEMA

Në pamundësi të fitoreve ndaj qeverisë, PD e Berishës ka arritur një tjetër fitore ndaj Lulzim Bashës.

Sipas njoftimit zyrtar, është rikthyer faqja e PD-së në rrjetet sociale.

Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar ri-aktivizimin e faqes së saj origjinale në Facebook dhe rikthimin e emrit zyrtar në rrjetet sociale.

Në një njoftim publik, bëhet me dije se emërtimi i përkohshëm “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë”, në përputhje me vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi nr. 723, datë 11 qershor 2024).

Sipas deklaratës, ky vendim konfirmon të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike, duke reflektuar kështu emrin e ligjshëm të institucionit edhe në platformat sociale./TemA

FOTO/ Berisha ‘harron’ Ramën, fiton betejën ndaj

2 Komente

  1. M
    Ms.

    He , Po ju , c'po beni , Flinin gjume si Basha ?! Merrnin shembull nga sh. Sali qe vigjelon , godet , sulmon cdo armik e rrezik qe kercenon statuskuone tone politike , mafien e babezitur ... Basha eshte simbolike e rrezikut , prandaj varda I bini . Edhe Hamet Zogu nuk u harruar kurre .... Kjo eshte vigjilenca dhe gadishmeria e mafies komuniste . Shume e ndieshme te sh Berisha , duhet thene .

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      hahahaha,urime per fitoren dhe keshtu shkofshi ,sic ka thene shoku Sali ,nga fitorja ne fitorje ,hahahaha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje