
Analisti Frrok Çupi ka hedhur akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë një interviste në “Tirana Live” në ABC News. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë për vendosjen e rendit dhe barazisë para ligjit.
Çupi deklaroi se drejtësia “u nis për të dhënë drejtësi, por nuk e dha”, duke shtuar se, sipas tij, janë krijuar aleanca të rrezikshme mes politikës, sistemit të drejtësisë dhe elementëve kriminalë. Ai kritikoi gjithashtu vendimet për lirimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës së PD, duke e cilësuar këtë si një sinjal negativ për shoqërinë.
Në deklaratat e tij, analisti akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha për përgjegjësi të rënda politike dhe morale, duke e cilësuar situatën si një përpjekje për të marrë pushtetin përmes akteve të rënda. Ai përmendi gjithashtu pretendime për ndikime të huaja në politikën shqiptare.
“Rruga e drejtësisë kjo është, u nis për të na dhënë drejtësi dhe drejtësi nuk na dha. U nisëm me drejtësinë për të krijuar raporte të drejta dhe na ndodhi që drejtësia jo vetëm që nuk u vu në vendin e vet, por janë bërë bashkë partia e Berishës, drejtësia dhe krimi. Është drejtuar krejt shtrembër. Po shohim një drejtësi që po liron njerëzit e dhunës, gjë që dëshmon botës se ky është një popull që nuk e dënon dhunën. Kanë kaluar 15 që do dënojnë vrasjen shtetërore dhe akoma nuk e kanë dënuar. Po krijojnë një vend, që këtu do të ketë drejtësi kur të mos ketë më njeri.
Ky ishte një krim në flagrancë, në tentativë. Berisha njësoj i ka kryer krimet, si në opozitë ashtu edhe në qeveri. Berisha nuk është një politikan, por një vrasës. Është një kryengritje për vrasjen në nivelin më të lartë të hierarkisë së shtetit, vetëm për të marrë pushtetin. Kjo është një vrasje në tentativë. Edhe para 35 vjetësh, me gjuhën e drunjtë dhe të papëlqyeshme, Berisha ka përsëri një gjendje negativiteti, flet në paralel vetëm me ngjarje tragjike. Sali Berisha ka antena të çuditshme, ka antenat e huaja. Berisha është një prej aleatëve të Iranit, në Shqipëri ai ka bërë favore”, tha Frrok Çupi.
Shhhhhh shhhhhh shhhhhh rini urte , kemi ribere nje drejtesi qe nuk ka egzistuar qysh nga krijimi shtetit , dhe vertete nje drejtesi e tille nuk ka egzistuar , fal Edi Rames e fituam . Ne burge per mos barazi ne tender. Ne burge per breket. Ne burge deri sa te gjejme ndonje fakte. Ne burge ne burge ne burge . I lire kur vret , djege, shkaterone institutione. Une nuk kam degjuar se nje vrases si Berrisha dhe Fatmir Gerdeci te udhetojne dhe Balluku ti ndalohet dalje. Te djegesh institution te deklarsh hapur do vrisja kryeministrin te vila dhe askush mos ta therresi haaaa vertete Edi Rama na solli drejtesin qe enderonim..
Nje prcaktim brilant i zotit Frrok Cupi, "Partia e Berishes,drejtesia dhe krimi jane bere bashke". Kjo eshte me se e vertete. Populli duhet te ngrihet ne kembe dhe te shkaterroi kete te keqe qe e ka zene shqiperine. Kurre mos hyfshim ne BE,vetem te shkaterrohen bandat e armatosura te Sali Berishes ku perfshihen SPAK,Krim.
Berisha eshte nje qelbesire e krimit qe ka mposhtur edhe drejtesine. Shteti duhet te vere dore sa me pare, pasi dhuna po merr permasa.
Berisha eshte qelbesire, por kryeqelbesire eshte drejtesia qe behet ortak me delinkuentet me ordinere si Sali Berisha me gjithe ata qe djegin Tiranen!
Drejtesia drejtohet e kontrollohet nga Saliu,Argita e Meta,Ata ju kane dosje gjyqtareve e prokuroreve me vjedhjet qe kane bere e ata te frikesuar jane kthyer ne sherbetore te tyre
Po degjoj nje ekspert sigurie..(Rexhepi) te ReportTv I cili denon ujin dhe gazin e policies dhe stimulon molotovin...Ishte gati te thoshte qe ata që diegin të shpërblehen me medalje,pse jo dhe me çekollata.??..
GJYKATAT MBROJNE VRASESIT . GJYKATESIT JANE VEGLA QORRE TE BERISHES . BERISHA U KA DOSJE , ATA I DETYROHEN FAVORET QE BERISHA U KA BERE . GJYKATẼS KRIMINEL, SHERBETOR TE BERISHES .
Rrallë shkruaj në këto portalet ose pordh’halet, po ja kam than dhe Rams me an të dy shkrimeve. I kam than se; nji at si nuk e bani opozita me rrzu pushtetin, tapo po ta ban drejtsia, ma drejt, po ta ban vet SPAK. Kush nuk munet me kuptu qi; tan ato akuza të bardhit për berishën, flamur nokën për do banesa e vila, kurkushi su mur me to. Polician arreston nflagranc njerz qi hedhin molotov e gjymtojn polic, gjykata i liron. Njerz të akuzum për vrasje masive njersh, shkojn e bajn shurrën në SPAK dhe mrapa ja fusin n amerik e n gjermani e ku mujken. I kjo asht drejtsia si po ban njerzit me ik, nuk ikën kush se spo kae pun, jo, pun ka sa mu dhi nta, ku po vij e po punojn nga bangladeshi, ikun se nuk marrin dot drejtsi. Asht kthye ligji lek dukagjinit, ke plot familje të ngujume për shkak të drejtsis. Tash rama po e merr vesh, se drejtsia ka ken e asht nji rren e madhe.
Nderim dhe respekt per Frrok Ҫupin, gazetar emblematik, i pa anshem, i pavarur dhe i drejte. Gjithmone kam lexuar shkrime dhe analiza te denja, te argumentuara dhe bindese.