Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

3 Mars 2026, 20:02Politika TEMA

Arsyet pse frikësohet PD nga debati për imunitetin e Belinda Ballukut

Nga Ylli Pata

Sali Berisha sot ka avancuar shantazhin e Gazment Bardhit, duke shtuar se PD mund të ngujohet në Parlament nëse nuk jepet leja për SPAK që ta arrestojë Belinda Ballukun.

Duket se ka disa arsye të këtij qëndrimi ekstrem të Partisë Demokratike. Një arsye është se do të flasë për herë të parë Belinda Balluku, që sipas gjasave do të marrë një vëmendje të madhe, pasi nuk ka folur asnjëherë nga shkallja e akuzës ndaj saj.

Arsyeja tjetër është se pritet të flasë vetë Edi Rama, i cili ka deklaruar hapur se në momentin që do të lexohet raporti i Komisionit të Mandateve, edhe ai do të thotë fjalën e tij.

Këto fjalë, përveç aspektit mbrojtës, në lidhje me lëndën e çështjes, do të kenë edhe pjesën politike edhe polemike të fenomenit, qoftë me SPAK, qoftë edhe me opozitën vetë. Apo me standardin që drejtësia ka në lidhje me problemet e mëdha të korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Me një fjalë, nëse zhvillohet një debat normal në Kuvend, ai debat nuk ka gjasa të jetë thjeshtë mbrojtës por akuzues, apo ofensiv, çka mund të sjellë një siklet të madh.

Megjithatë, ky mejdan është një fushë e mirë për të përplasur argumentet, për të ndezur debatet, të cilt bëhen ditë për ditë në podiumet e konferencave të shtypit apo në emisionet e darkës.

Duhet thënë një gjë; votimi për dhënien e lejes, bëhet me votim të fshehtë; njëjtë si me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, njëjtë si me zgjedhjen e kreut të Kuvendit.

Në të gjithë logjikën e frmës, përmbajtjes, lëndës, pore dhe mundësisë për të bërë politikë, opozita ka një rast të artë, sido që mazhorana ta shfrytëzojë, pasi në fund të fundit secila palë ka mundësinë të shfrytëzojë mundësitë e të drejtës që i jep rregullorja parlamentare.

Por ngulmimi për prishjen e seancës, diket se ka arsye jashtë asaj që konsiderohet si kauzë politike.

Sado që vetë Balluku Edi Rama, apo mazhoranca të mbrohet në akuzën konkrete, apo edhe në narrativn e hetimeve të SPAK, opozita ka një mundësi të artë për të mbrojtur në mënyrë paimore dhe lineare drejtësinë. Pasi një opozitë, e ka dialektike përkrahjen lineare të kërkesave të prokurorisë, për këdo të vijë ato. Qoftë për të dhënë një sinjal qëndrese, qoftë sepse nuk ka çfar humb. Në këtë logjikë, kostot e një vendimi apo votimi në Kuvend, e mban mazhoranca.

Paskëtaj, opozita mund të shfrenojë fantazinë e ta shfrytëzjë momentumin politik, qftë për të riparë taktikat e saj, qoftë për të rithemeluar revolucionet në rrugë, apo ide të tjera që mund të dalin rrugës.

Por ideja paraprake e shantazhit se nuk do të lejojë një seancë të rregullt në një moment kur Kuvendi merr atributet e një gjykate, duket se nuk ka sens.

Zërat opozitarë mund të thonë natyrshëm: zullumi është trashur ka ardhur koha që të pëlcasë: OK. Kjo mund të kthehet në një lumë mbështetje popullor qoftë në rrugë qoftë në zgjedhje. Por nëse futet molotovi dhe sherri në seancën parlamentare, e votimi ndodh si në rastin e ish-kryeprokurores Arta Marku, me çizme dhe fishekzjarre, problemi në këtë rast nuk është votimi, por trajtimi e sqarimi i tij. Por ndërsa në rastin e Markut, synohej të ndalohet akti, tani synohet të bllokohet procesi i rregullt në Kuvend. Po nëse SPAK sjell një kërkesë të tillë për Sali Berishën, ta zëmë për 21 janarin apo deputet tjetër të PD, a do të kërkojë opozita një procedurë të rregullt në Kuvend?

TemA

23 Komente

  1. M
    Mulo muli

    Akoma flisni per opozite ata Jane te gjithe non graaaata

    Përgjigjjuni
    1. Kutuzovi

      Ne parlament do pullcasin Saliu me Gazin e Noqen dhe ne fund do mari noc-rrokun. PS-te ne asnje menyre nuk duhet t'i heq imunitetin Belinda Ballukut se eshte e pafajsheme. Ajo eshte bere e fajsheme vetem nga Saliu dhe horrat e tij. SPAK ka mare parat dhe udherat e Saliut dhe eshte sajyar akuza. Keto behen per xhelozi te Saliut.

      Përgjigjjuni
    2. Z
      Zylo

      Duhen balancuar ceshtjet te shtohet dhe berisha krah ballukut

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palo gazetare

        Vazhdoni mbroni ramen, ballukun veliajn, beqajn, e tere hajdutet ! Bravo per misionin publik qe keni marre persiper

        Përgjigjjuni
        1. P
          Palo Komentues

          Po me mire Belinda se sa Saliu!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teo

            As njeri as tjetri....

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kombi

              Me mire patronazhist se shqupist

              Përgjigjjuni
            2. N
              Nesër avazi

              Keta qe përmende janë hajdute. E saktë. Po nga ata të krahut tjeter kush nuk eshte hajdut? Të kujtoj që janë te gjithe me vila dhe apartamente te panumerta.

              Përgjigjjuni
            3. s
              sali

              kane merak se kete ceshtje e ka pregatitur Saliu me krahun e veglat e tij ne Spak.Dhe kane hall mos dalin zbuluar

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali Ram (a) Brrisha.

                Rrofte dr pr Saliu!

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alushi

                  Po i zgjidh gjithe problemet ai hetuesi belindit, ay asht personazhi qy nxit mllef, arroganca, perçarje ne parti demokratike

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jemin jamal

                    Demokrate. Pastroni partine demokratike nga Belo Ezmeri dhe Muli se po ju perdorin si mish per top per interesa personale

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Palo gazetare e palo politikane

                      Sali berisha eshte i vdekur i pa kallur! Por ruajuni nga Rama nga Balluki nga Veliaj etj hajdute. Nga tere rilindja qe ka thyer cdo kod moral dhe shoqeror! Jane rraca me e keqe qe i ka hipur ketij populli persiper i ka futur doren ne xhep e ka vjedhur e sakatosur dhe tallen me kete popull! Jane pasuruar te tere ne menyre makabre! Pse nje deputet si taulant balla ne 2012 jetonte ne nje shtepi modeste ndersa sot pas 13 vitesh jeton tek ambasador 3? Si i beri leket? Pse balluku erdhi 20p kilograme grua dhe skishte kokerr leku dhe ne 13 vite ne pushtet ka 300 apartamente? Pse rama erdhi me ato lek qe kishte vjedhur ne bashki dhe sot jeton ne saraje? Pse ilir beqja ishte i varfer e sot ka prona pa fund? Pse Sajmir Tahiri erdhi pa lek ne xhep e sot ka prona e pallate pa fund? Dhe pronar i fermes 100?!! Shikoni ku jetonte elisa spiropali ne 2013 dhe ku e si jeton sot! Shikoni Ogerta Manastirliun.ku jetonte e si jetonte ne 2013 e si jeton e ku jeton sot! Shikoni pastaj keta llpj gazetaresh qe mbrojne keta lloj politikanesh hajdute dhe kuptojenu ku kemi arritur! Kush po ju vjedh! E sa po ju vjedh! E si tallet palloshi i gjate me ju

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gega

                        Vetëm një gjë sna the ku ishe ti ater e ku je sot? Qënke shum keq kujdes ilaçet tung.

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Time

                        Po qe votim I fshehte rrezik Belinda kap 90 vota per heqje mandati. Rrezik Muli, Belua , deputetja me vain e arrestuar si drogaxhi por edhe vete Sala do votoj e per moshewje imuniteti! Kane hallin e vete. Bejne kot!

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          ZAGAR

                          TI PALO GAZETAR FLET ME GJUHEN E SALI BERISHES PRANDAJ NUK TE NGJIT NE PUBLIK,ZOTROTE NUK JE PROKUROR QE NA DHENKE AKUZAT PER BALLUKUN,SE NGATERRON APARTAMENTEE E ARGITES ME BALLUKUN.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Palo gazetare e palo politikane

                            I dashur zagar! Per mua si saliu si rama apo meta jane e njejta fatkeqesi per popullin! Prandaj dhe nuk ngjis ne publik ngaqe nuk jam me keta hajdute te kombit shqiptar. Mos mbroni hajdutet, kaq! Spo bejme as prokurorin as gjykatesin. Po shfaqim opinionin personal. Nqs opinioni yt eshte qe vetm saliu ka vjedhur ndersa rama e balluku etj qenkan te kulluar, shume mire! Mbaj mendimin qe ke. Leri te tjeret qe mendojne ndryshe te shprehen

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Stockholmi

                            Në se seanca për Ballukun sabotohet nga PD, atëherë ajo të shtyhet në një datë tjetër. Po edhe në se radhës tjetër ndodh e njëjta gjë, atëherë procesit I kalon afati tre mujor dhe kështu çështja mbyllet pa ia hequr Ballukut imunitetin.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Eris

                              Ne pd mjafton te shikosh belon cfare pasurie ka bere ne cdo fushate dhe kuptoj cfare opozite e shitur eshte

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjynah

                                Gjynah! Si sdoli nje politikan i hajrit qe mos e vjedhe kete popull! Vetem hajdute.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Patoku

                                  PD ka frike e merak mos ti hiqet imuniteti Ballukes (besojeni, e thote Pata, nga oborri i kryeministrise)

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fjala

                                    As mos e shko nder mend se spak do çoje kerkese per heqje imuniteti te Sali Berishes. Spak eshte vête Sali Berisha _ prokurore e gjykates . Ata jane nje bande.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Ms.

                                      Une sec Kam nje tjeter bindje . Ne sallen e atij parlamenti behet teater , pozojne si dy pale , kur Syri I lire dallon vetem nje . Berisha ka firmosur fermanin , " Ne sallen e parlamentit nuk do te lejohet normaliteti , do te behet tym e flake .... " Pse ? ( E Kam thene dhe here tjeter dhe do ta perseris sa te jem gjalle ) Lubia e vertete ne kete vend eshte Sali Berisha ! Ai eshte vete djalli dhe e ndien se ne kete salle do te kerkohet imuniteti I tij , do te kerkohet qe KY perbindeshi te dale lakuriq perpara shqiptareve hallexhinj .... E nese ne rastin e Belindes ka firmosur ate qe na kumton shqiptari me I neveritshem , G. Bardhi , per vete , kur t'i vine rradha Jo parlamentin e Tiranen , Po rrezik te djeg gjithe Shqiperine . Do ta shihni . Ketu do te jemi . Dhe per te mos ardhur ketu ose dhe per ta shtyre e larguar gjemen , ai urdheron taborrin per veprim , ndersa pales tjeter I vjen mire ...!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje