Në Bruksel u zhvillua sot, 3 mars, mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të dialogut institucional ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian në kuadër të procesit të anëtarësimit.
Mbledhja u drejtua nga Zëvendësministri i Drejtësisë dhe negociatori për Kapitullin 23, Tedi Dobi.
Në përbërje të delegacionit shqiptar ishin përfaqësues të institucioneve kyçe të sistemit të drejtësisë dhe të institucioneve të pavarura, si: Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Byroja Kombëtare e Hetimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit.
Gjithashtu edhe institucione përgjegjëse në fushën e medias e informacionit si Autoriteti i Medias Audiovizive (AMA) dhe Agjencia për Media dhe Informim (MIA).



Pjesëmarrëse ishin edhe institucione që përfshijnë pronën si Agjencia Shtetërore e Kadastrës, si dhe institucione të tjera të administrimit publik.
Gjatë takimit u paraqitën zhvillimet më të fundit në kuadër të përmbushjes së piketave të ndërmjetme, me theks të veçantë në konsolidimin e reformës në drejtësi, funksionimin e plotë dhe efektiv të gjyqësorit, forcimin e mekanizmave antikorrupsion dhe rritjen e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.
Një vëmendje e posaçme iu kushtua mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut, garantimit të pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, si dhe përmirësimit të politikave në fushën e migracionit, azilit dhe menaxhimit të kufijve, në përputhje me standardet e acquis të Bashkimit Europian dhe kërkesat e planit Shengen.
Mbledhja e 17-të e Nënkomitetit konfirmon angazhimin e qëndrueshëm institucional të Shqipërisë për përparimin e reformave kyçe dhe përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i negociatave, duke forcuar më tej partneritetin strategjik me institucionet europiane.
Nënkomiteti shërben si platformë vlerësimi dhe raportimi mbi progresin e arritur në Kapitujt 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore) dhe 24 (Drejtësia, Liria dhe Siguria), duke adresuar në mënyrë të detajuar reformat strukturore, forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjen e standardeve europiane.
Shqiperia do ti permbushe te gjitha kerkesat/kushtet per antaresim ne BE, me perjashtim te kerkesave per standartet e drejtesise te cilat vete BE po i saboton duke mbeshtetur Spakun, me qellim qe Shqiperia te mos mund te antaresohet ne BE. Kushtet per drejtesine jane te pamundura te plotesohen pa mbeshtetjen e FBI dhe Departamentit Amerikan te Drejtesise. Vetem Usa mund ta demaskoje mbeshtetjen e ndyre te BE per drejtesite e re fashiste qe eshte instaliuar nga BE ne Tirane.
Sakte
Saket dhe e vertete.
Drejtesis se re dhe SPAK tu bejsh m..tin,kjo eshte nje grup kriminal qe per 80% te shqiperareve e urrejne vetm non grata e mbron se po e mbrojne
Mirembrema komentues! Do ishte e udhes qe te kishte transparence te diskutimeve meqe aty kane marrë pjese perfaqesues nga institucionet kryesore te vendit qe merren me problemet e drejtesise. Doja te kuptoja "gjuhen" qe perdorin ne fjalen e tyre perfaqesuesit e institucioneve shqiptare perballe perfaqesuesve te Brukselit,problemet dhe shqetesimet nga kendveshtrimi I tyre,arritjet dhe mos arritjet,me një fjale: Standartet. Aty,ne Bruksel perpara audiences europiane,ne debatet dhe fjalet e diskutanteve do kuptohej me mire situata me reformen ne drejtesi,ka apo ska problemet. Flm.
Drejt e ke z.Altin. Por duket se mjaftojne deklaratat shabllone e pa asnje vlere te ambasadorit te BE ne Tirane per drejtesine e re te shefave te tij per kuptuar qendrimin e vertete te BE. Te tjerat jane muhabete pa rendesi ne vendimet qe priten. Eshte mese e qarte se BE nuk don te zgjerohet, por nga ana tjeter nuk ja mban qe ta lere Ballkanin Perendimor (BP) te bjere teresisht nen influencen e Kines dhe Rusise. BP e shpeton dhe do ta shpetoje vetem Usa per interes te saj dhe per fatin tone. BE nuk di ku eshte e ku po shkon. Sa me shpejt te fitoje e djathta ne Gjermani dhe Angli, aq me shume do te forcohet shpresa se Evropa do ta gjeje rrugen e drejte. E ardhmja i takon dy blloqeve te drejtuara nga Amerika dhe Kina. Evropa eshte ne udhekryq.
Tedi Dobi zv minister? O nëne o nëne? Po pse nuk vini Argitën ministre???
C'drejtesia!
Brukseli eksporton mallra të skaduara farmaceotike, ushqimore, dhe metoda primitive zgjidhje problemesh, ndaj më mirë të shkëputemi nga BE se nga shtetasit tanë që kanë kuptuar, se kështu s'është e mundur të vazhdohet.