Mbledhja e Kryesisë së PS, Shalsi tregon për çfarë u diskutua: Lufta mund të rrisë çmimin e energjisë dhe naftës

4 Mars 2026, 08:30Politika TEMA
Mbledhja e Kryesisë së PS, Shalsi tregon për çfarë u

Eduard Shalsi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, tregoi se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste.

“Duhet të kemi parasysh që jetojmë në një situatë jashtëzakonisht komplekse politike ndërkombëtare dhe një nga temat e diskutimit ishte si do përgatitemi nëse kjo luftë do të zgjasë 2 ditë, 6 ditë apo 1 muaj. Duhet të jemi të vetëdijshëm për pasojat që lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë në Ballkan dhe bëhet fjalë për rritjen e çmimeve të energjisë dhe naftës, që pastaj kanë impakt në rritjen e çmimeve të konsumit. Prandaj duhet të debatojmë seriozisht. Kjo ishte një nga pikat”, tha deputeti i PS-së.

“Një pikë tjetër ishte edhe procesi zgjedhor në Partinë Socialiste, ripërtëritja, anëtarësitë e reja… fillon me organizatat bazë dhe vijon pastaj me strukturat sipër, por do të paraprihet nga një seri kontaktesh akoma dhe më intensive për të parë dhe për të bërë një bilanc çfarë ka shkuar mirë, çfarë nuk ka shkuar. Kjo ishte një pikë, hapja e dyerve të Partisë Socialiste për anëtarësi të re një kontakt shumë më intensiv me anëtarët e Partisë Socialiste”, shtoi Shalsi.

3 Komente

  1. V
    Vetëm me Edin (pankart dhe bandrol

    PS nuk respekton kushtetutën. Qytetari firmos kontratën për fatorino në sektor publik, ditën e parë të punes.,pushohet dhe akush nga të qeveris nuk ndjek problemin përse ndodh diçka përsëritëse, qytetari fillon punë në sektorin privat, dhe mafia instaluar në të e dëbon me forc, organet kompetente vihen në dijeni, por asgjë konkrete për viktimën. Shum të diplomuar e shohin përfundimin e studimeve si një hap për tu qytetëruar në BE dhe vënde të zhvilluara, dhe jo të jetë dëshmitar i terrorizmit opozitar dhe pasurimit qeveritar. Sot ka individ që po u afrohet mosha e pensionit dhe s'kan arritur asgjë të sigurojn një jetë me nipër dhe mbesa, një shtëpi të tyre apo një shoqëri solide,ndaj kushtetuta ësht çvlersuar dhe betimi në të është falc dhe pa vlerë siq ndodh dhe te bibla për disa udhëheqës botëror.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      O njeri ti shko kontrollo a mbajne kompanite e naftes 3 muaj rezerva sipas ligjit. Lere gjeostrategjine se nuk eshte pune per ju ajo....hajt bir.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Po foli ky trashamaku kampion parlamentit cdo gje eshte shkateruar plotesisht. Ky halldup me koke kali ija kalon edhe nard ndokes...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje