Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ngritur shqetësimin mbi mënyrën se si po funksionon procedura penale në Shqipëri, duke marrë si shembull çështjen e “Sterilizimit”, ku në gjykim është ish-ministri Ilir Beqja.
Në një postim në profilin e tij, Manjani argumenton se ndërhyrjet e papjekura në ligjin procedural penal kanë krijuar një situatë absurde, ku sipas tij gjykata rrezikon të marrë rolin e prokurorit, duke cenuar parimin themelor të një gjykimi të paanshëm.
Postimi i plotë i Manjanit:
Ligji proçedural që shuan gjykatën e paanëshme.
Çështja "sterilizimi" ku gjykohet ministri Ilir Beqja, është një tjetër provë se sa i keq dhe shumë i keq është ligji proçedural penal. Është një provë se si ndërhyrjet e pjesshme dhe të papjekura që bëhen në ligje dëmtojnë të tërën.
Dua të sqaroj që në fillim mezipritësit dhe hazërxhevapët e helmuar me mllef politik dhe antinjeri "të drejtësisë popullore e sociale", se kjo që po përpiqem të shpreh nuk ka lidhje me Ilir Beqen apo interesat e tij. Ato interesa i mbron vetë Ai me avokatët e tij.
Por kjo që po shpreh, ka lidhje me garancitë e zeruara proçedurale të gjithkujt që ka të drejtën themelore të gjykohet nga një gjykatë e PAANËSHME.
Rasti është ky:
Prokuroria ka ngritë një akuzë X dhe e dërgon në gjykatë çështjen për gjykim. Gjykata e seancës paraprake, pra që nuk ka shqyrtuar ende asnjë provë nga dosja, urdhëron që të mos jetë akuza X, por të bëhet Y.
Këtu fillon edhe kalvari i ecejakeve të çështjes, në përpjekje për të identifikuar se kush është prokurori e kush do jetë gjykatësi që do gjykojë akuzën e ngritur nga gjykata tashmë?! Një molepsje absurde rolesh e detyrash që ske nga e kap. Një kalavar që duket se të paktën formalisht dje gjykata e themelit duket sikur e ka zgjidhur. Por formalisht sepse në esencë Ilir Beqajn nuk e akuzon më Prokuroria, por gjykata që presupozohet ta gjykojë. Ta gjykojë me akuzën që ka ngritur vetë!!!
Dmth të akuzon, të gjykon e me shumë gjasë të dënon gjykata. Të tjerët janë kot aty në sallën e gjyqit... Drejtësi, jo shaka!
Tani pyetjet që lindin janë:
1. Kush e ka të drejtën të akuzojë në një proçes penal, prokurori apo gjykatësi?!
2. Nëse e ka edhe gjykatësi, kush është gjykata e paanëshme që do e gjykojë akuzën që ka ngritur vetë?!
Absurde, apo jo?!
Më tej akoma, a mund të quhet sistemi ynë i gjykimit penal akuzator, apo kemi një rrëshqitje në inkuizicion penal?!
Në një sistem akuzator, akuzën e ngre prokurori. I pandehuri mbrohet me të njëjtat mjete që i jepen prokurorit. Gjykata qëndron mbi palët dhe gjykon strikt mbi akuzën e sjellë nga njëra anë dhe, pretendimet e mbrojtes nga ana tjetër.
Ajo, gjykata pra, nuk mund të vendosë vetë një akuzë të re sepse, as është prokurori e as është gjykatë inkuzicioni. Të paktën në kornizën e një rendit demokratik kështu është.
Principi e kërkon që kur gjykatësi gjen se akuza e sjellë për gjykim nuk është e mbështetur në fakte,ai/ajo e rrëzon akuzën dhe, nuk ka detyrim të bëjë akuzë të re. As nuk mund të bëjë një akuzë të re!
Këtë të fundit e bën prokurori. Edhe ky akuzën e bazon strikt në fakte dhe prova e jo hamendësime. As formalisjt për llogari të gjykatës, siç i kërkohet prokurorisë sot në rastin në fjalë.
Si mund të ndërtosh e mbrosh në gjyq një akuzë që nuk është e jotja?!
Në proçesin penal janë ndarë punët, rolet, detyrat e kompetencat. Ngatërrimi i tyre quhet kaos. Kaosi prodhon padrejtësi.
Tani, realisht në çështjen në fjalë ashtu sikurse edhe në disa çështje të tjera ku gjykata bëhet prokurori dhe akuzon vetë, kush do i gjykojë akuzat e saj?! Ç'prokurori tjetër do na duhej që të mbronte akuzat që ngre gjykata?!
Me ç'paanësi gjykata pritet të gjykojë akuzat që ngre vetë?!
Hajde se po mbyllim sytë për inat të Beqajt, po si e ka emrin ky sistem që kemi në fuqi?!
Po të të ndodhë ty nesër, si do bësh?!
****
Kjo është një gropë, ndër shumë të tjera, që ka ligji procedural penal. Vemendja ime është e gjitha e fokusuar tek ligji i keq dhe shumë i keq që kompromenton parimet e drejtësisë në rendin demokratik dhe, jo tek gjykatës apo prokurorë të veçantë.
Për sa kohë që ligji i shkruar është ky që është, ata nuk kanë faj.
Insistoj që drejtësia penale duhet ndërtuar nga e para. Nuk kemi qullosur gjë hë për hë..
Na u neveriten, edhe thone pse ikin, drejtesia eshte baza e shtetit. Se jo ktheje me turra drush si ne mesjete
Manjani gabon sepse: ngatërron kualifikimin juridik me ngritjen e akuzës faktike; supozon identitet gjyqtari mes fazës paraprake dhe themelit; trajton sistemin kontinental si të ishte common law; e absolutizon ndarjen e roleve në një mënyrë që nuk përputhet me traditën evropiane; nuk merr parasysh standardin e praktikës së Gjykatës Evropiane për njoftimin dhe mundësinë e mbrojtjes. 1.Gjykata nuk “ngre akuzë”, por kualifikon juridikisht faktin. Në sistemin tonë procedural penal (pas reformave të vitit 2017), gjyqtari i seancës paraprake: nuk shpik fakte të reja, nuk shton episode të reja, nuk zëvendëson prokurorin si palë. Ai mund të bëjë kualifikim të ndryshëm juridik të të njëjtit fakt penal të paraqitur nga prokuroria. Ky është një parim i njohur në të drejtën penale kontinentale: “iura novit curia” – gjykata e njeh ligjin. Pra: Faktin e sjell prokurori. Ligjin e aplikon gjykata.Nëse faktet janë të njëjta, por etiketa juridike ndryshon (p.sh. nga “shpërdorim detyre” në “korrupsion”), kjo nuk e kthen gjykatën në prokurori. 2. Roli i gjyqtarit të seancës paraprake është filtër ligjshmërie. Gjyqtari i seancës paraprake u forcua me reformën e 2017-s pikërisht për të: kontrolluar aktet e prokurorit, shmangur dërgimin në gjyq të akuzave të pasakta juridikisht, garantuar që çështja të shkojë në themel me një kornizë të saktë ligjore. Ky nuk është funksion akuzator, por funksion korrektues dhe garantues. Në shumë sisteme kontinentale (p.sh. Itali, Francë), gjyqtari ka të drejtë të ndryshojë kualifikimin juridik pa u konsideruar palë. 3. Nuk kemi identitet personash mes gjyqtarit paraprak dhe trupit gjykues. Një element thelbësor që rrëzon tezën e mungesës së paanësisë: Gjyqtari i seancës paraprake nuk është ai që gjykon çështjen në themel. Kjo ndarje funksionale mbron pikërisht paanësinë. Pra: Një gjyqtar kontrollon dhe kualifikon. Një trup tjetër gjykon fajësinë. Nuk kemi situatë ku “i njëjti gjyqtar akuzon dhe dënon”. 4. Prokurori mbetet palë dhe zot i akuzës. Edhe kur gjykata ndryshon kualifikimin: prokurori mbetet pala që mbron akuzën në gjykim, ai mund të kërkojë prova, ai mund të tërhiqet nga akuza, ai mban barrën e provës. Gjykata nuk paraqet prova. Gjykata nuk mbron tezë. Gjykata nuk merr rol aktiv hetimor. Pa barrë prove dhe pa iniciativë hetimore, nuk ka sistem inkuizitor. 5. E drejta për mbrojtje nuk cenohet nëse jepet kohë dhe mundësi kundërshtimi. Standardi i rëndësishëm sipas praktikës së Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është: i pandehuri duhet të njoftohet qartë për natyrën dhe shkakun e akuzës, dhe të ketë kohë e mjete për t’u mbrojtur. Nëse pas rikualifikimit: mbrojtjes i jepet kohë, procesi rifillon me garanci të plota kontradiktore, atëherë nuk kemi cenim të nenit 6 të KEDNJ. Problemi do ekzistonte vetëm nëse rikualifikimi bëhej në fund të gjykimit pa dhënë mundësi mbrojtjeje. 6. Sistemi shqiptar mbetet akuzator me elemente kontinentale, jo inkuizitor. Një sistem inkuizitor do të thoshte: gjykata heton vetë, mbledh prova vetë, formulon dhe mbron akuzën. Këto nuk ndodhin. Sistemi shqiptar është akuzator i përforcuar, por brenda traditës kontinentale (jo common law). Në sistemet kontinentale, gjykata ka rol më aktiv në interpretimin juridik të faktit. Kjo nuk është rrëshqitje drejt inkuizicionit, por karakteristikë e modelit evropian. 7.Parimi i ndarjes së roleve nuk është absolut në kualifikim juridik. Ndarja është: Prokurori → faktet dhe akuza materiale. Gjykata → vlerësimi juridik përfundimtar. Në të drejtën penale, kualifikimi juridik përfundimtar është gjithmonë kompetencë e gjykatës. Edhe në fund të gjykimit, gjykata mund të japë një kualifikim tjetër nga ai i kërkuar nga prokuroria, për sa kohë faktet janë të njëjta dhe mbrojtja është dëgjuar. Pra logjikisht: Nëse gjykata mund ta bëjë këtë në fund, mund ta bëjë edhe në fazë paraprake për të shmangur një proces të gabuar. 8. “Rrëzimi i akuzës dhe kthimi mbrapsht” do të ishte formalizëm i panevojshëm Nëse gjykata do të ishte e detyruar: 1. ta rrëzonte akuzën X; 2. t’ia kthente prokurorisë, 3. prokuroria ta sillte sërish si Y,, do të kishim një rreth formal procedural pa vlerë reale. Ndryshimi në seancë paraprake shmang pikërisht këtë zvarritje artificiale.
Autogolin e keni bere kur deklaroni se: "Gjykata nuk “ngre akuzë”, por kualifikon juridikisht faktin. Në sistemin tonë procedural penal ..., gjyqtari i seancës paraprake ... mund të bëjë kualifikim të ndryshëm juridik të të njëjtit fakt penal të paraqitur nga prokuroria". Ky pohim eshte totalisht i pavertete. Nuk eshte gjygjtari qe ben kualifikimin juridik te fakteve. Ajo eshte e drejta e prokurorise. Ashtu sic thote zoti Manjani, gjykara pasi degjon argumentet e te dyja paleve merr vendimin duke shpallur fajtor te akuzuarin ose e lirin nga akuzat dhe pike. Nje tjeter gafe qe keni bere eshte kur kete qe keni shkruar e argumentoni me praktiken Europiane. Keshtu ju shkruani: "Ky është një parim i njohur në të drejtën penale kontinentale: “iura novit curia” – gjykata e njeh ligjin. Pra: Faktin e sjell prokurori. Ligjin e aplikon gjykata." Sigurisht qe ligjin e njeh gjykata, por kur nje prokuror I pa-afte nuk eshte ne gjendje qe ta paraqese faktin sic duhet duke mos vertetuar se I pandehuri eshte fajtor, edhe kur eshte evidence qe ai eshte fajtor, sipas teje gjykata nderhyka dhe korigjoka prokurorin per ta denuar te pandehurin. Kjo nuk eshte aspak praktika as europiane dhe as ajo e shteteve te tjera demokratike. Ne te kunderten, kur prokuroria nuk arrin ta paraqese faktin sic duhet per te vertetuar fajesine e te pandehurit, gjykata e shpall kete te fundit te pafajshem edhe kur gjygjtari vete eshte i bindur per te kunderten. Ne demokraci pushtetet jane te ndara dhe per kete flet me shume te drejte edhe zoti Manjani.
"gjyqtari i seancës paraprake: nuk shpik fakte të reja, nuk shton episode të reja, nuk zëvendëson prokurorin si palë. Ai mund të bëjë kualifikim të ndryshëm juridik të të njëjtit fakt penal të paraqitur nga prokuroria". Ne rastin konkret gjyqtari i seancës paraprake: i kerkon prokurorit jo vetem qe te ndryshoje aktakuzen por edhe qe te gjeje prova per akuzen e modifikuar nga vete gjyqtari, prokuroria me ndershmeri deklaron qe prova per akuzen e sugjeruar nga gjyqtari nuk ka mundur te gjeje, por gjyqtari qe tashme ben prokurorin e vertete, insiston duke i kerkuar prokurorit qe te gjeje provat. Ti edhe mund te kesh studiuar drejtesi, por logjika jote nuk eshte ne nivelin e duhur, per kete arsye, je i paafte per te bere nje debat te shendoshe mbi problemin konkret.
Nuk na keni sjelle ndonje argument te ri ne kete pergjigje, pervec se keni perseritur te njejtat gjera te paverteta qe keni shkruar ne komentin e pare. Nese ndodh ne Shqiperi qe gjygjtari ti kerkoje prokurorit ndryshimin e akuzes, kjo nuk d.m.th. se ndodh ne vendet e tjera perendimore. E dime te gjithe se sa mbrapa eshte drejtesia ne vendin tone kur prokuroret dhe gjygjtaret vijne nga kurset 6 mujore, ku bile disa nuk kane mbaruar as shkollen e mesme. Me fjaline e fundit e keni prishur. Zakonisht kur dikush nuk ka argumente per te mbrojtur opinjonin e vet kalon ne ofendime personale.
E kisha me ate te fiksuarin me rilindjen!
Drejt
Prokuror ti, i shkreti ky ven, ik e beje shkollen prape te rrujt zoti, se nuk nez nga kjo pune. Ose ndro profesion. Spo i futem analizes tendese ta ka kthy pergjigjen juristi me siper, por parimi juridik penal eshte qe prokurori duhet te mari provat qe e implikojne dhe provat qe e lirojne te hetuarin. Dhe ne te gjitha rrastet cilido gabim qofte ne formulim apo dicka tjeter kthehet ne vendim gjithemone ne favor te hetuarit dhe jo te shtetit. Terqeta iher per iher
Nuk jam shume i ditur por me ca kam mesuar nga gjykimet administrative qe kam pasur ka nje parim universal: gjykata nuk del jashte kerkimit te paleve. Dhe pale eshte prokuroria. Eshte ajo "pala e demtuar"
Eksponentet, fjale e madhe eksponent, po keto palaçot belo
Ilir Beqaj eshte ministri me hajdut qe ka patur shendetesia ndonjehere. Ai dhe vetem ai eshte pergjegjes. Plehu Beqaj ka marre ne qafe gjysmen e stafit te tij me PPP qe i shpiku ai me qeverine e Rilindjes. Ti sekuestrohet pasuria Beqjes !
Pasuria e familjes hajdute Berisha nuk preket, mbasi Spakut i duhen 2 muaj vetem per te numeruar pronat!
A ka ndryshuar gje nga vendimet gjyqesore te diktatures per gjyqet "politike"?Po te lexosh me kujdes Z.Manjani apo Z.Ndreca del qarte se :Ketu i thone Shqiperi.Ligji eshte per Europen e jo per popullin.Kush akuzohet nga bandat e PD-s duhet te denohet qofte dhe pa fakte.Kjo nuk eshte drejtesi,eshte DREQESI.
1█Per te gjithë ata qe replikojn av. Manjanin pa vendosur emrin , mbiemrin, kredencialet ta kene parasysh edhe ne te ardhmen : shut the fuck up ( sepse ne kete moment po degjoj :The Italo Decade Vol.13 ne minuten ≈ 55 ± 2,3 mins ). 2█Praktika e komunikimit me nickname per probleme sensitive , é mungesë e theksuar edukate ,dhe tregojnë pa dashje që prejardhja e tyre familjare é pa edukatë . 3█Bota ka nevoje per njerëz TE DITUR , TE FORTE , INTEGRAL . Une nuk plotsoj asnjë nga keto te 3 parametra , po ju qe replikoni me nickname av. Manjanin , sa plotsoni nga keto 3 parametra.4█PS : do ta vendos kete koment sa here qe do te shohe qe replikojnë av. Manjanin me nickname . Qytetari hedh DOREZAT (Shqip : qytetari vendos emrin, mbiemrin, credencialet ).
Bukur e keni qendisur me kritika per ata qe dalin me nikname, por zotrote ke harruar per vete qe te vendosesh emrin dhe mbiemrin e plote. Bej zahmet dhe sheno edhe adresen me gjithe numrin e telefonit qe te vertetosh se vjen nga familje e edukuar.
Per ben_in e 4 Mars 2026, 21:03 █o ben_o ! lexoje edhe nje herë te komentit im se si shprehem per "komentuesit" e av. Yllit në paragrafin ( 1 ) dhe si shprehem per vehten ime ne paragrafin ( 3 ). Jam i sigurt 99% qe nuk do te me kerkosh te falur .
Xhevito, ashtu si e ke shkruar komentin more mik, as profesoret e gjuhes shqipe nuk do arrinin me e deshifruar. E dyta, nuk kam patur ndermend me te ofenduar me shenimin qe te kam lene, prandaj nuk kam se perse te kerkoj te falur.
Per ben_in e 4 Mars 2026, 21:03 █o ben_o ! lexoje edhe nje herë te komentit im se si shprehem per "komentuesit" e av. Yllit në paragrafin ( 1 ) dhe si shprehem per vehten ime ne paragrafin ( 3 ). Jam i sigurt 99% qe nuk do te me kerkosh te falur .
Dreqesia jane llafollogjite e Belo Ezmerit qe per pak protagonizem eshte i gatshem te "vete sakrifikohet".. po boll se na cmendet me gjithe kete opozite te shitur nga belo tek muli
Komentues te gazetës Tema, nqs shihni nickname " ben " , anashkaloheni . 0█ Mendimi im deri tani per Nickname " ben " = 3 opsione . 1▀opsioni 1=Chatbot i vitevet 1950-1960 ( 90 % ), shumë i vjetër 2▀opsioni 2= IQ poshtë 30 ( 5% ) , IQ ime é 25. 3▀opsioni 3= dyslectic=i bën truri xixa kur vihet përpara një shkrimi ( 5% ) .