ANALIZA: Përse PD-ja nuk shpëton dot nga gjuha linçuese dhe polarizuese?

4 Mars 2026, 11:30Politika TEMA
ANALIZA: Përse PD-ja nuk shpëton dot nga gjuha linçuese dhe

Në përditshmërinë e politikës shqiptare, retorika e ashpër dhe polarizuese nuk është e re, por në radhët e opozitës, dhe veçanërisht në Partinë Demokratike, ajo duket se është shndërruar në një tipar identitar të ligjërimit politik.

Deputeti Paloka kishte shpërthyer sot në një status fyes dhe agresiv, larg standardeve të të qenit përfaqësues i Parlamentit, mirëpo ai mund të konsiderohet një rast i veçantë, pasi për shumë vite e ka ndërtuar profilin e tij publik pikërisht mbi këtë stil komunikimi.

Problemi që ka sot opozita nuk është individual, por vihet re se një pjesë e konsiderueshme e deputetëve dhe figurave të PD-së përpiqen të imitojnë modelin e ligjërimit të liderit të tyre, Sali Berisha, ku mbizotëron një gjuhë e mbushur me etiketime, sulme personale dhe një ton të vazhdueshëm linçues ndaj kundërshtarëve politikë.

Kjo kulturë politike u shfaq edhe pak ditë më parë, në klimën e tensionuar që shoqëroi protestën e fundit të PD-së, ku u hodhën molotovë drejt vilës së njohur si “Vila 31”. Në diskursin e disa eksponentëve të opozitës, justifikimi i vetëm i nënkuptuar për këtë akt ishte ideja se brenda mund të ndodhej kryeministri Edi Rama. Një logjikë e tillë tregon se retorika e dhunshme nuk mbetet vetëm në nivelin e fyerjeve dhe sharjeve, por krijon një klimë ku delegjitimimi i kundërshtarit mund të shkojë deri në normalizimin e ideve për eliminimin e tij politik, e në raste ekstreme edhe fizik.

Paradoksi është se kjo strategji politike duket se prodhon efekt të kundërt me atë që synon, sepse sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë ngushtohet hapësira elektorale e parties; sa më shumë rritet gjuha e fyerjeve, aq më shumë zvogëlohet aftësia për të tërhequr mbështetje të re nga shoqëria. Në vend që të mobilizojë votues të rinj, ky stil komunikimi shpesh rezulton në izolim politik dhe në refuzim nga një pjesë e opinionit publik.

Në thelb, problemi duket kulturor dhe lidhet me modelin e lidershipit, që për shumë vite Partia Demokratike është formësuar rreth stilit politik të Berishës, një stil që mbështetet te polarizimi i fortë, delegjitimimi i kundërshtarit dhe mobilizimi përmes konfliktit. Ky model mund t’i ketë funksionuar opozitës në periudha të caktuara kohore, por sot është I dale mode dhe vetëm se përkeqëson situatën dhe gjendjen e saj elektorale.

Për këtë arsye, derisa ky model nuk ndryshon, retorika linçuese dhe polarizuese do të vazhdojë të mbetet një nga tiparet më të dukshme të opozitës shqiptare, edhe pse, paradoksalisht, është një nga arsyet pse ajo e ka të vështirë të zgjerojë mbështetjen e saj në shoqërinë shqiptare./TemA

14 Komente

  1. r
    realisti

    Nuk eshte faji i PD ne kte rast as per dhunen verbale dhe as per ate fizike. PD-s i ka ecur disa here me kte rruge. Nje here ne 1992,kur dogji dhe shhkatroi Shqiperine dhe erdhi ne pushtet,edhe ne 1998 kur beri grusht shteti nuk i ndodhi asgje lidershipit te PD-s por erdhi ne pushtet megjithse bente protesta çdo dite derisa erdhi Ilir Meta dhe ja beri 8:2,çfar i takon Cezarit jepja Cezarit,duhet me ja njoft meritat edhe Metes. PD-ja vertete kur ishte Luli beri protesta,madje edhe me te dhuneshme e me te medhaja se tani por ato ishin te Lulit. Lidershipi i tanishem i PD-s mendon at'kohen e vet dhe mendon se perse te mos e provoj dhe njehere me protesta te dhuneshme. Ky popull me votoi atehere medoemos do te me votojne dhe tani... Prandaj lereni ta provojne mos ja ndalni hovin....

    Përgjigjjuni
    1. o
      o tempora o mores

      E drejte o realisti, Duam s'duam e degjojme kete kriminel te felliqur prej vitesh, sepse edhe mediat na servirin mengjes, dreke dhe darke. Dogji Shqiperine ne 1991-92, e shkaterroi ne 1997-98, vrau ne Gerdec, vrau kater te pafajshem ne bulevard, zhduku, eliminoi apo largoi pjesen me te shendetshme te PD, pasuroi ne ekstrem familjen dhe lakejte e tij, i sherbeu dhe i sherben te huajve me stabilizimin e kombit...me thoni ndonje gje qe kam harruar. Dhe prape ne nuk ngopemi me armik ne mesin tone, na duhet te ushqehemi me kete hidhesire, por edhe Edit i duhet sindroma-Sali. Kete e dine dhe kuptojne shumica e shqiptareve, kete e dine dhe kuptojne edhe ata qe marrin per dore. Sali Berisha kerma nuk e merr pushtetin kurre, por mund te shkaterroje dhe te vras akoma, perderisa kjo drejtesi e ri-shkerdhyer nuk do veproje

      Përgjigjjuni
      1. v
        votuesi

        Nje gje di une te them: persa kohe qe opozita del me fytyren e Sali Berishes, asnjehere nuk kam per ta votuar.

        Përgjigjjuni
    2. K
      Kuptoni themelet

      Barbarizmi ne fjalorin e PD nuk eshte ceshtje kulture, as gjuhe. Barbarizmi jane vete themelet e saj, te cilat shkojne thelle ne mijera qytetare te vrare per shkak te PD-se ne '97 dhe nga armet e shtetit te PD-se ne 21 Janar 2011....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Punetori

        Sa gjatë e me fjalë të moderuara i ke rënë kësaj analize o shoku. PD- ja është një bandë fundërrinash, hajdutësh, spiunësh , vrasësish , primitivësh,me një fjalë PLEHRA.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lina

          Këta i ngjajnë baba Sali Ajatollahut

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ish PD kriminale

            PD e Salih B. Karaxhiqit dhe argatëve të tij është organizata kriminale terroriste - narko mafisë dhe e shpirtshitur për luftë kundër shqiptare dhe kundër shtetit Shqipëri. Asaj i intereson vetëm projekti sllavo ortodoks për asgjësimin e kombit shqiptareve. Dalshin fare me gjithë ideologjinë e tyre fashiste

            Përgjigjjuni
            1. A
              Afrim

              Sepse eshte kthyer ne mode qe personazhe si belo ezmeri e kane pune, biznes familjar zgjedhjet vendore e lokale

              Përgjigjjuni
              1. a
                albatros

                Përderisa për shumë krime që kanë të bëjnë me humbje jetësh nuk i ka hyrë asnjë gjemb mirë e ka pd. SPAK-u nuk e ka frikë por e ka nën mbrojtje

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nga fshati titit

                  TE SHOHIM SE CDO BEJNE 17 SHOQATAT QE KISHIN NGELUR TE OFENDUARA NGA FJALORI I ZEGJINES PO PER FJALORIN E PALOQES CFARE DO TI PROPOZOJNE PARLAMENTIT TE SHOHIM SE SA TE SINQERTA JANE SE ME ZEGJINEN ISHIN SHUME TE REVOLTUARA,DERI TANI SHOQATA E GAZETAREVE DHE MEDIAS E CIPES,DERVISHIT,KIKIS,BUSHATIT,FEVZIUT,DUMES,MEHILLIT ETJ.SE MENDIMI I QIM PEKES DIHET DO THONE NDONJE FJALE PER PALOQEN NE HABERET E DARKES.....YP.....XHIXHI....YP...XHIXHI.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sali berisha eshte kriminel i betuar ai kerkon t

                    sali berisha duhet burgosur per jete. ose duhet varur ne mes te tiranes per sa krime ka bere kerma

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kiri

                      Spaku dhe pd nuk jan gja tjeter vecse nje organizat terroriste antishqiptare qe duhen nxjerr jashte ligjit

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Degelisi

                        Gjuha "lincuese??? Perdorimi I fjale e te huaja ne nje gazete qe shkruhet ne shqipe tregon mediokritet dhe injorancen e shkruesit

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Ramiu

                          KETE PYETJA FUHET T'JA DREJTINI RAMES.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje