Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas deklaratës së kryetarit të Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafa, lidhur me raportimet në Kuvend dhe referimin që ai i bëri një raporti të Parlamentit Europian për Shqipërinë.
Tabaku sqaroi se dokumenti i përmendur nga Xhafa nuk është një raport i miratuar nga Parlamenti Europian. Sipas saj, bëhet fjalë për një draft-rezolutë të propozuar nga raporteri Andreas Schieder, e cila sapo ka hyrë në diskutim në Komisionin e Jashtëm (AFET) dhe pritet të debatohet në vijim.
Deputetja e opozitës theksoi se problemi real në Shqipëri mbetet funksionimi i Kuvendit si një institucion që, sipas saj, prej vitesh ka humbur rolin e tij kontrollues ndaj qeverisë. Ajo theksoi se në vend që të forcohet kontrolli parlamentar, ndryshimet e propozuara në rregulloren e Kuvendit po çojnë në përqendrimin e raportimeve të institucioneve të pavarura në një komision të vetëm.
Sipas Tabakut, këto ndryshime do të thonë se drejtues të institucioneve të rëndësishme, si SPAK, Autoriteti i Mediave Audiovizive apo Banka e Shqipërisë, nuk do të raportojnë më në komisionet përkatëse parlamentare dhe as në seancë plenare, por vetëm në një komision të vetëm, të cilin ajo e cilësoi si “superkomision”.
“Po krijohet një ‘komision mbi komisionet’, që centralizon kontrollin dhe dobëson rolin e Kuvendit”, u shpreh Tabaku.
Ajo shtoi se propozimet e reja synojnë gjithashtu heqjen e raportimit institucional në seancë plenare, çka sipas saj kufizon mundësinë e deputetëve, veçanërisht të opozitës, për të bërë pyetje dhe për të ushtruar kontroll real parlamentar.
Në përfundim, Tabaku theksoi se pas shumë vitesh të një Kuvendi që, sipas saj, është kthyer në noter të vendimeve të qeverisë, ndryshimet e reja rrezikojnë të shkatërrojnë një traditë parlamentare të konsoliduar dhe të krijojnë një model institucional që nuk përforcon demokracinë parlamentare, por përqendron më tej kontrollin politik.
Karakurva Tabake
Gorja e Sali vrasesit nuk e mbyll kamaren! Thone qe ka filluar ta paguaje dhe, pas Nokes, shtype edhe Zeni i familjes nongrata.
Dhe e ben opiziten me vulner..vulnerabile..bile.