Salianji: Lidershpi i PD, pa strategji. Takimet e mia më të mëdha se të Berishës

5 Mars 2026, 09:00Politika TEMA
Salianji: Lidershpi i PD, pa strategji. Takimet e mia më të mëdha

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së, duke e cilësuar pa strategji dhe pa rregulla loje të qarta. Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, ai tha se mungesa e meritokracisë dhe paqartësia e lidershipit kanë bërë që PD të mos jetë në nivelin e duhur.

Salianji theksoi se lëvizja e tij ka bashkuar shumë demokratë në qarqe të ndryshme të vendit, përfshirë figura të votuara në primare, por të lëna jashtë listave pa arsye.

Ai u shpreh se sallat ku ka zhvilluar takime kanë qenë më të mëdha dhe më të mbushura sesa ato të kryetarit të partisë, Sali Berishës, duke reflektuar, sipas tij, pakënaqësinë e thellë brenda strukturave të PD.

“Është një lëvizje për ta bërë  PD fituese dhe për të thënë disa të vërteta. PD, kështu siç është, me këtë mungesë rregullash loje, pa meritokraci, me një paqartësi strategjike të lidershipit të partisë, e ka bërë PD të jetë një parti jo në nivelin e duhur. Kjo lëvizje, që ka bashkuar shumë demokratë në të gjithë qarqet e Shqipërisë, kanë qenë njerëzit më të votuar në listat e hapura, më të votuar në primare që u lanë jashtë listave pa arsye. Sallat kanë qenë më të mëdha dhe më plot sesa takimet që ka zhvilluar kryetari i partisë. Ata janë demokratë, janë pjesë e strukturës së PD dhe pjesa tjetër janë anëtarë të PD, nuk janë takime me qytetarë. Janë njerëz që kanë sakrifikuar për PD dhe kanë ndjeshmëri për situatën ku ndodhet PD. Pakënaqësia është aq e madhe dhe gabimet e lidershipit të partisë ka bërë  që sallat të jenë plot. Mos ndryshimi dhe rezistenca për ta ndryshuar dhe për ta bërë PD një parti siç e kërkon shoqëria dhe demokratët, ka bërë  që sallat të jenë plot”, tha ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji.

7 Komente

  1. B
    BERISHA= DHUNẼ = KRIM .

    KURRE ME BERISHIZEM !

    Përgjigjjuni
    1. H
      Havanagila

      Ngriu salianj dhe thuaj te verteten, hap dyert e PD. Fto te rinjt, ato qe realisht besojn ne pd dhe opozite. Largo te keqen Belo Esmeri dhe Nul Moka. Bej revolucion sepse populli te do ty dhe demokratet e ndershem, me sakrifica dhe ndershmeri,dhe jo opozite te shitur per interesa personale

      Përgjigjjuni
      1. M
        Ms.

        Po ka , more mjerimi I opozites shqiptare , ka. Te ruaj placken qe e fitoi me lufte , opoziten shqiptare qe e pushtoi me ndihmen vellazerore te gopit te sateme . Kerkoj ndiese per kete banalitet te zhargonit kriminal , por keta palaco te detyrojne . Te detyrojne sepse largohen apo Jane larg se vertetes vite drite larg . Me vetedije apo nga idiotesia , kete dreqi e di . Palacot ngulin kembe si Mushka se S. Berisha nuk Po bene hapat e duhur per reformimin dhe karfosjen e PD-se drejt kolltukut pushtetor ( ne te vertete drejt frontit te plackitjes dhe vjedhjes ...) e plote dokrra te tjera . Dhe te shpresosj qe KY palaco frikacak qe shpreson ende se opozita mund te behet fituese , shpetimtare nga bijet e eterve prej nje komunisti kriminel , qe ua Ben me dije shqiptareve , cdo ore e cdo dite , me retoriken , shume here me te pergjakur dhe vrasetare se sa Ajo e E. Hoxhes dhe M. Shehut ...?! Shqiperine , keshtu sic e Kane katandisur bijte e eterve , vetem karakteret virtuoze , Vetem idealistet dhe guximtaret , vetem ata qe e duan Shqiperine , mund te pervijojne , te skicojne shpresen ne kete Saharane tone . " Edhe kur hyn dielli e thellini rresht , / Shkretetire e shkrete , mbetet shkrete . " , pat thene Vilson Blloshmi , poeti I pushkatuat nga PP-ja , partia e Sali Berishes .

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oficeri dulles

          Tani rradha eshte te gjithe demokratet ne stadium dhe te denancojne qenin e zgjebosur sali

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detjon

            Pergjegjes ne rrenimin e partise belind e mul jane, me vote jane ndeshkue dhe nuk jep asnjeri doreheqjen, cfare pret ?

            Përgjigjjuni
            1. 2
              2 PYETJE politike?

              O trim, pyete njëherë lexhendën se si arriti t'i fusë gruan dhe vajzën në një listë me jashtëqitjet e planetit?! Edhe një pyetje tjetër bëji o trim; Pse lexhenda i djeg vilën e SHTETIT dhe shan Enverin që e nxorri nga uria, shpella dhe mizerja, që i dha gjithë privilegjet e mundshme, që e futi në shtëpi si bir të popullit dhe nuk ja mban të thotë një fjalë kundër Amerikës apo të djegë ambasadën amerikane që e shpalli hajdut, të padëshirueshëm, horr, kryefamiljar të një familje hajdutësh dhe që i poshtëroi nderin e malësorit dhe shqiptarit duke i poshtëruar dhe gratë e shtëpisë si hajdute me tabelë në qafë në një listë me Mlladiçin, Karaxhiçin, Noriegln dhe Maduron?

              Përgjigjjuni
              1. X
                XXXXX

                Je i vonuar Ervin, re ne gracken e Babales duke mashtruar si ne kohen e Enverit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje