Procedura në qendër të debatit për çështjen “Sterilizimi”: Dy juristë të njohur ngrenë pikëpyetje mbi themelin e procesit ndaj Ilir Beqajt

4 Mars 2026, 22:30Politika TEMA
Procedura në qendër të debatit për çështjen

Debati publik mbi çështjen e shumëdiskutuar të koncesionit të sterilizimit, ku në akuzë është përfshirë edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duket se ka hapur një debat serioz  lidhur me ligjshmërinë e vetë procedurës që ka prodhuar këtë proces penal. 

Dy analiza të fundit në gazetën TemA, ai i juristit dhe ish-deputetit socialist Plarent Ndreca dhe ai i ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, kanë rihapur një debat që prek një pikë themelore të drejtësisë penale e që ka të bëjë me atë se, nëse procedura nuk respektohet, sa i qëndrueshëm është vetë procesi.
 
Juristi Plarent Ndreca ka ngritur një shqetësim që lidhet me mënyrën se si është rifilluar hetimi për këtë çështje. Duke iu referuar dokumenteve të administruara gjatë punës së komisionit hetimor parlamentar për koncesionin e sterilizimit, në një koment në gazetën TemA ai kujton se kjo çështje është hetuar dhe është pushuar dy herë më parë, një herë nga Prokuroria e Tiranës dhe një herë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda. Sipas tij, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale të vitit 2017 kanë vendosur një rregull të qartë: një çështje e pushuar nuk mund të rifillohet thjesht me vendim të prokurorit, por kërkon një vendim gjyqësor që revokon vendimin e mëparshëm të pushimit. Ndreca thekson se komisioni hetimor parlamentar i është drejtuar me shkresa zyrtare Gjykatës së Posaçme dhe Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për të marrë informacion nëse ekziston një vendim i tillë revokimi. Përgjigjja, sipas tij, ka qenë negative: nuk rezulton të jetë marrë një vendim gjyqësor që të autorizojë rifillimin e hetimit.
 
Nga kjo pikë, Ndreca ngre një pyetje që sipas tij paraprin çdo debat tjetër mbi rëndimin apo ndryshimin e akuzës. Nëse ligji kërkon një vendim gjyqësor për të rihapur një çështje të pushuar dhe ky vendim mungon, atëherë vetë procedimi penal mund të jetë nisur pa bazën e kërkuar ligjore. Në këtë logjikë, diskutimi mbi akuzën, rëndimin e saj apo mbi fajësinë e të akuzuarve bëhet dytësor, sepse sipas tij duhet të sqarohet më parë nëse ekziston vetë procedimi në mënyrë të ligjshme. Ndreca argumenton se shteti i së drejtës nuk matet me numrin e të arrestuarve apo me peshën politike të një rasti, por me respektimin rigoroz të procedurës.
 
Në një drejtim tjetër, por po mbi bazën e procedurës, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ngritur nëpërmjet një analize pëe gazetën TemA një kritikë të fortë ndaj mënyrës se si është trajtuar akuza në këtë proces. Ai ndalet tek fakti që gjyqtari i seancës paraprake ka ndërhyrë për të ndryshuar ose riformuluar akuzën e ngritur nga prokuroria. Sipas Manjanit, ky është një problem serioz për sistemin penal, sepse krijon një përzierje rolesh që cenon parimin e paanësisë së gjykatës. Në një sistem akuzator, argumenton ai, rolet janë të qarta: prokurori ngre akuzën, i pandehuri mbrohet dhe gjykata qëndron mbi palët për të gjykuar mbi bazën e akuzës dhe mbrojtjes. Kur gjykata ndërhyn për të formuluar një akuzë të re, ajo rrezikon të dalë nga roli i saj si arbitër dhe të hyjë në rolin e akuzës.
 
Sipas Manjanit, kjo krijon një situatë paradoksale ku gjykata mund të përfundojë duke gjykuar një akuzë që në një farë mënyre e ka ndërtuar vetë. Kjo, sipas tij, vë në pikëpyetje parimin e gjykimit të paanshëm dhe krijon një rrëshqitje të sistemit penal nga modeli akuzator drejt një logjike më të afërt me sistemet inkuizitore. Ai argumenton se në një proces penal të shëndetshëm, nëse gjykata konstaton se akuza e prokurorisë nuk mbështetet në prova, detyra e saj është ta rrëzojë atë dhe jo të ndërtojë një akuzë të re.
 
Edhe pse vijnë nga drejtime të ndryshme politike dhe juridike, të dy reagimet kanë të përbashkët theksin mbi procedurën si garanci themelore të drejtësisë.
Ndreca e sheh problemin tek ligjshmëria e nisjes së procedimit, ndërsa Manjani tek balanca e roleve brenda procesit gjyqësor. Por në të dy rastet, argumenti kryesor është se procedura nuk është një detaj teknik, por themeli mbi të cilin qëndron vetë drejtësia penale.
 
Pikërisht për këtë arsye, debati për çështjen e sterilizimit po analizohet juridikisht përtej figurës së ish-ministrit Ilir Beqaj. Pyetjet që ngrihen nga këto reagime nuk kanë të bëjnë vetëm me një dosje konkrete, por me mënyrën se si funksionon sistemi penal në tërësi, si rifillohen hetimet, kush e ka të drejtën të formulojë akuzën dhe si garantohet paanësia e gjykatës.
 
Nëse këto dilema procedurale mbeten pa një përgjigje të qartë, çështja e sterilizimit rrezikon të kthehet jo vetëm në një proces ndaj një ish-ministri, por edhe në një provë për qëndrueshmërinë e vetë sistemit të drejtësisë penale në Shqipëri. Në fund të fundit, siç theksojnë edhe dy juristët, drejtësia nuk matet vetëm me vendimet që jep, por me mënyrën se si arrin deri tek ato./TemA

26 Komente

  1. D
    Demokracia shqiptare rrezikon te shembet e shkermo

    Sa thelle paska depertuar e infiltruar Serbia ne drejtesine shqiptare, kuptohet nepermjet Saliut si pronar defacto i Spakut. Jane tronditur keq themelet e shtetit tone nga drejtesia e re.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajdutet e pafajshem Mavi

      Me keto mendje nuk di c'te mendoj njeriu i shkrete. Edhe per vjedhjet e ripjellasjeve fajin e Saliu. Po vellai i Vuçic, dora vete KM, kodoshi qe beri Reformen( sipas tij) a ka ndonje faj pergjegjesi. Po a keni nder, o trushplare servil. Po eshte abuzuar me taksat e qytetareve e vjedhja nuk ka ngjyra politike.

      Përgjigjjuni
      1. i
        indinjata

        Dhjemokra-cia eshte e shembur dhe e shkermoqur qysh ka lindur ne 90,u shemb nje shtet,u vodh dhe u dogj nje vend,u vra nje popull dhe u debuan qytete e qytete jashte kufinjeve shqipetare per te zbriur te gjitha kafshet e egra ne qytete e per te zaptuar prona te paligjeshme. Sot kjo rezultante padyshim qe do mbroje vrasesit me pagese,hajdutet nga trikolesh me kostume e kravata qe i ka zili edhe perendimi vete edhe pse i ndertuar prej shekujsh.Mul Noket nga zbathur ne kepuce firmato,makine lluksoze,dasma marramendese neper kryeqytetet e botes .Nuk ka nder ne bordello sepse sherben per te prostituuar ,ndaj mos prisni drejtesi nga trikoleshet e djeshem qe sot konsiderohen ajka e shoqerise . Eshte ironi te pretendosh qe jane tronditur themelet e shtetit tone kur ky shtet vetem themele nuk ka,ai mundet te shkermoqet brenda nje dite sepse themelet dhe muret e saj jane te ndertuara prej rere nga Saliu dhe te bojatisura nga Edi.Ne fund te fundit ky eshte niveli i shoqerise Shqiptare .Shqiperia eshte kthyer ne nje bordello te madhe e kollarisur dhe parfumosur qe mos ti dale aroma e saj mbytese.Trimat i vrau Saliu,te mençurit i deboi sistemi rrumpalle dhe lufta civile,budallenjte u bene deputete dhe drejtojne sistemin demografik.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigrant 97

          Une mendoj qe largpamesit e Beogradit i dhane strategjine dhe kurajon Sali Berishes ta votonte Vetingun edhe pse ishte deri ne gryke me krime. Votoje se Spaku do jete tëndi, i thane. Ke investuar mire me shkollen e plepave dhe korruptimin. Dhe ja rezultati, fjalet ju dolen. PS te haje ate qe meriton.

          Përgjigjjuni
      2. H
        Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

        I ke inat s'i ke inat, këta të dy kanë të drejtë. She këtu nuk flasim është apo nuk është fajtor Ilir Beqja. Ai mund të jetë fajtor. Por kjo prokurorienuk Ka aftesime profesionale per të vertetuar fajesine. Nuk mund të futet njeri ne burg se pse keshtu mendon njeri apo tjetri. Dihen plot taste kur fajtori ka dale i pafajshëm nga salla e gjyqit sepse mungon deshmitari, apo nuk ka prova, apo policia ose Prokuroria ka dhjerë proceduren. Ose kemi drejtesi ose kemi gjyqesi si ne kohën e Enverit. Kjo Prokurori nuk ndryshim nga ajo e Rrapi Minos - "do futesh ne burg se keshtu thotë Partia". Turp. Dhe ky turp është i nderkombetarëtve, por ata nuk duan ta pranojneeqe deshtuan me Olsi Dade-daden, dhe Dumanin.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kriminelet e Gerdecit dhe 21 Janarit tallin sumen

          SPAK dhe Gj. e Posacme duhen zhdukur, ato jane grup i strukturuar kriminal qe me metoda naziste kercenojne , poshterojne qytetaret e pafajshem dhe nga ana tjeter i hane mutin kriminelit monster nongrata nga Vicidili , i cili ka vrare dhe bashke me familjen e nongrata hajdute te babezitur dhe kriminele te peshtire , qe per tre dekada e kane vrare dhe rrjepur kete popull.

          Përgjigjjuni
          1. S
            S

            Turp,Spaku eshte kthyer ne nje bande kriminelesh ne sherbim te kryekriminelit Sali mut Berisha.Keta bandit nuk lan zyrtar pa futur ne burg me arsyetimin dal boje,dyshim i arsyeshem. Nje bandit e Saliut ne Spak me nje dyshim te arsyshem,mund te fusi ne burg ke ti doj trapi. Deri tani nga dhjetra te burgosur asnjerit nuk i eshte vertetuar vjedhje,per te mos mare pafasi i kan futur nje shperdorim detyre. KAQ

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pak nga të gjitha

              Spaku është një strukturë e mbrojtur me ligj dhe drejton e kontrollon gjithe sitemin e drejtsisë. Ai êshtë i gjithfuqishëm dhe mbi ligjin Mjaton të akuzojë për korrupsion a shpërdorim detyre dhe subjektet e tij përfundojnë në paraburgim pa afat me garanci 100% që do dënohen. Një stukturë mbi ligjin dhe proceduratpasi ligji nuk parashikon asgjë për gabimet juridike e ligjore të kësaj strukture. Idl klgj eklp janë organe që kontrollohen nga Spak dhe thjesht noterizojnë propozimet etij . Kur ta kuptojë Rama që mburret me reformën që e ka bë jo keq por shumë keq do jetë vonë per shume të akuzuar. Rama êshtë nul juridikisht plus delirit e magalomanisë që nuk e lejon të gjykojë qartë e kjellët

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Spjegimet e dy juristëve nxjerrin nivelin e ulët të Drejtësisë në Shqipëri! Këto që thuhen janë elementare të Shtetit Ligjor. Është njësoj si të ngatërosh alfabetin dhe t’i thuash A-së B dhe B-së A. Si ka mundësi që të ndodhë! Gjykatësi nuk është noter i Prokurorit dhe Gjykatësi e ka fjalën e fundit.

                Përgjigjjuni
                1. J
                  JURISTAT E PARTISË IA FUSIN KOT

                  Në argumentimin e dy juristëve vërehet: 1. ngatërron pushimin e prokurorit me pushimin e gjykatës; 2. e trajton pushimin si “gjë të gjykuar”; 3. e interpreton gabimisht rolin e gjyqtarit të seancës paraprake; 4. aplikon një formalizëm procedural që nuk përputhet me jurisprudencën europiane; 5. mbështetet në konkluzione politike dhe jo në analiza të plotë të dispozitave procedurale._________________ KU QËNDRON PROBLEMI: 1. Pushimi i mëparshëm i çështjes nuk e përjashton automatikisht rifillimin e hetimeve. Argumenti kryesor i shkrimit të dy juriatëve është se nëse një çështje është pushuar, ajo nuk mund të rifillohet pa një vendim gjyqësor që revokon pushimin. Kjo është një interpretim shumë i ngushtë i procedurës. Në praktikën e Kodi i Procedurës Penale i Shqipërisë, ekzistojnë disa situata të ndryshme: Pushim i vendosur nga prokurori. Pushim i vendosur nga gjykata. Vetëm në rastin kur pushimi është vendosur nga gjykata dhe ka marrë formë të prerë, rifillimi kërkon një procedurë gjyqësore të posaçme. Nëse pushimi është vendim i prokurorit, prokurori mund të rifillojë hetimin kur dalin fakte ose prova të reja, ose kur konstaton se vendimi i mëparshëm është marrë mbi një vlerësim të gabuar të provave. Ky është një parim i pranuar gjerësisht në sistemet akuzatore. Pra, mungesa e një vendimi gjyqësor nuk do të thotë automatikisht që procedimi është i paligjshëm. 2. Nuk ka “res judicata” për fazën e hetimit penal. Argumentimi i shkrimit krijon përshtypjen se një çështje e pushuar nuk mund të hapet më pa një procedurë të ngjashme me anulimin e një vendimi gjyqësor. Por në të drejtën penale shqiptare dhe europiane: parimi i gjësë së gjykuar (res judicata) vlen vetëm për vendimet gjyqësore përfundimtare. Një vendim pushimi gjatë hetimit: nuk është gjykim mbi themelin, nuk krijon pengesë absolute për hetime të reja. Prandaj, fakti që një çështje është hetuar më parë nuk përbën pengesë juridike për hetim të ri, nëse ka elementë të rinj ose një vlerësim të ri të fakteve. 3. Kompetenca e gjykatës në seancën paraprake nuk është domosdoshmërisht ndërhyrje në rol. Kritika tjetër e shkrimit lidhet me faktin se gjyqtari i seancës paraprake ka “ndryshuar” ose “riformuluar” akuzën. Por sipas Kodi i Procedurës Penale i Shqipërisë, gjyqtari i seancës paraprake ka kompetencë të kontrollojë: kualifikimin juridik të veprës penale saktësinë e formulimit të akuzës përshtatjen e akuzës me faktet e provuara. Në praktikë kjo mund të çojë në: rikualifikim juridik, korrigjim të formulimit të akuzës. Ky nuk është ndërtim i një akuze të re, por kontroll i ligjshmërisë së akuzës ekzistuese. Ky mekanizëm ekziston për të shmangur gjykime të panevojshme, ose akuza të formuluara gabim nga prokuroria. 4. Rikualifikimi juridik nga gjykata është praktikë e pranuar në të drejtën europiane. Edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka pranuar se gjykata mund të bëjë rikualifikim juridik të veprës penale. Në jurisprudencën e saj është theksuar se kjo është e ligjshme kur faktet mbeten të njëjta, i pandehuri ka mundësi të mbrohet ndaj kualifikimit të ri. Pra, nuk është e saktë të thuhet se çdo ndërhyrje e gjykatës në formulimin juridik të akuzës cenon parimin akuzator. 5. Procedura nuk është absolute në kuptimin formalist. Shkrimi krijon idenë se çdo problem procedural e rrëzon automatikisht procesin. Në realitet, edhe sipas praktikës së Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe të Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, jo çdo shkelje procedurale sjell pavlefshmëri. Duhet të provohet që shkelja është thelbësore, dhe ka dëmtuar realisht të drejtat e mbrojtjes. Nëse këto dy elemente nuk provohen, procesi nuk konsiderohet automatikisht i paligjshëm. 6. Komisioni parlamentar nuk është autoritet interpretues i procedurës penale. Juriidikisht: komisionet parlamentare nuk kanë kompetencë për të interpretuar procedurën penale, interpretimi i ligjit bëhet nga gjykatat. Prandaj fakti që një komision nuk ka gjetur një vendim të caktuar nuk përbën provë juridike që procedura është e paligjshme.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri dulles

                    Sipas ligjit te ndryshuar 2017 ceshtjet e pushuara nuk mund te happen pa vending gjykate . Nuk e ke Lexmark dhe ti ja ke futur kot

                    Përgjigjjuni
                  2. L
                    Lulush Jevgu Fadiles

                    Futni nē burg 5 kok cepshin idjotin fshatar dum dumanin. E mbaron filmi.

                    Përgjigjjuni
                    1. f
                      ferd papadhima

                      te dy juristet hajdut me dosje ne spak japin mend per hajdutin e trete, secili ka mendimin e tij si mbrohet vjedhja

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pis milet servil jazëk

                        Shpallini viktima te Drejtesise se Re ideuar e realizuar nga Palloshi Beles gjithe te korruptuarit e Ripjelles dhe jepuni nga nje dekorate. Jepuni edhe demshperblim se nuk u kane mjaftuar paret e shqiptareve qe kane grabitur deri tani.

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "Komisioni I Venecias"

                          Dy juristë të njohur !!!??? Placenti me Yildizin ?!?! Tobestrafullah. Njëri kleptoman toxic dhe tjetri me dilemë egzistence...o shoku Ymer pse tall bythën kaq keq me të dy këta shtëmbarët me mëditje.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Asd

                            Dy "juristet" duhet te pergjigjen se pari per abuzimet e tyre ne punet shteterore. Nga ana tjeter nuk di qe keta te kene qene ndonjehere ne mbrojtje te interesit publik. Jane figura korruptive qe shijne lëmë ne nje terren te korruptuar ne palce.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loni

                              Qe ka paaftesi si kudo ka. Me thoni nje sektor qe shkelqen ne Shqiperi. Por we po u dridhen kembet arroganteve dhe te korriptuarve ky eshte ngushellimi vetem per popullin qe vidhet rendshem. Por meruni dhe me te vegjlit fare ata qe firmosin nen presion. Qe te mos firmosin ne kundershtim me ligjin. Rrofte Spak ne mungese te opozites.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkoder

                                Gazeta tema eshte kthyer ne mbrojtesin e te korruptuarve. Spaku eshte e vetmja shprese per shqiptaret e ndryshem. Beqja elme shoke e kan vendin ne burg.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Ton

                                  Gjyqtari eshte 1000 here me i pergjejshem se dy avokate qe paguhen. Une besoj gjyqtarin e spak. Besim zero ke pushteti e opozita e kapur. Ne ate vend vetem Spak punon .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Fcb

                                    Keta te dy juriste ? Ha...ha..ha...keta jane hajdute me çizme dhe llapiste moree...????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. d
                                      drejtesi e munguar

                                      Qe Shqiperia eshte pa shtet kjo nuk do as mend e as kalem.Kur ne nje vend mungon drejtesia dhe barazia ne gjykim nuk mund te themi se ka DEMOKRACI.Jurispudenca nuk eshte shkence egzakte por shkence e interpretimit njerezor.Ne kohen e "diktatures" ajo ishte tabu si nje shkence egzakte sipas mesimeve te partise.Askush nuk mund te devijonte se e dinte vendin.Sot qe interpretimet duhet te ishin sipas ligjit veprohet sipas deshirave.Mjafton nje fakt per keto procedime ,te Beqajt apo Veliajt e te tjere kur u refuzohet e drejta elementare e njohjes te akuzes.Juristet qe flasin nuk kane pse te flasin ne gazeta por te mblidhen si organe e ti interpretojne si duhet.Qe nga GJK-ja e te gjithe duhet te kene nje emerues per ligjin dhe jo njeri gozhdes e tjetri patkoit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. T
                                        Tymi

                                        Ju qe bilbilosni e tallni trapin skeni faj se sju ka cuar halli te spaku ose thertorja dhe mos ju cofte ishalla ???????????? por qe jan ber per tu shkerdhyer car kan der te qeni shtepis jan ber .po si mor i mbani njerzit sikur jan kavie sa ju do qefi ne burg e pastaj dalin te pafajshem e ju i jepni burg mjaftushem sa kan bere !!! Kush jeni ju qe i merrni lirin njerzve se keni dyshim te arsyeshem por kur dalin pa faj ose se beni ju burgun .karma po vjen mos te keni merak, po do zoti plas mire e tju qihen ropt ju dhe atyre qe ben reformen

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Ds

                                          Nese te ka cuar halli ke firmosur diku. Kot nuk te therrasin o njeri. Punoj 25 vjet e nuk me thirri kush se nuk firmos kur nuk duhet.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. P
                                          Plarent Manjani

                                          Dy juristet e njohur....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. X
                                            Xheviti , Kryqi i Kuq , Rramallah-Gaza .

                                            1█Per te gjithë ata qe replikojn av. Manjanin dhe juristin Ndreca pa vendosur emrin , mbiemrin, kredencialet ta kene parasysh edhe ne te ardhmen : shut the fuck up ( sepse ne kete moment po degjoj :The Italo Decade Vol.13 ne minuten ≈ 55 ± 2,3 mins ). 2█Praktika e komunikimit me nickname per probleme sensitive , é mungesë e theksuar edukate ,dhe tregojnë pa dashje që prejardhja e tyre familjare é pa edukatë dhe probleme te tjera ......... 3█Bota ka nevoje per njerëz TE DITUR , TE FORTE , INTEGRAL . Une nuk plotsoj asnjë nga keto te 3 parametra , po ju qe replikoni me nickname av. Manjanin dhe juristin Ndreca, sa plotsoni nga keto 3 parametra.4█PS : do ta vendos kete koment sa here qe do te shohe qe replikojnë av. Manjanin dhe juristin Ndreca me nickname . 5█Qytetari , ose fisniku hedh DOREZAT . Shqip : qytetari , ose njeriu fisnik vendos emrin, mbiemrin, credencialet , ose bashkbizedon me Manjanin ose Ndrecën ne një café, drekë , darkë . 6█ Nickname é per njerëz te rrendomtë si puna ime

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje