Ndryshojnë balancat në Kuvend, Alibeaj i "merr" dy deputetë Berishës

13 Dhjetor 2022, 17:15Politika TEMA

Ndryshojnë balancat në Kuvend, Alibeaj i "merr" dy

Betimi i dy deputetëve të rinj të grupit parlamentar të PD, Oriela Nebijajt dhe Petrit Dodës, që zëvendësojnë Grida Dumën e Alfred Rushajn tashmë të tërhequr nga politika, nuk do të jenë ndryshimet e vetme në grupin e deputetëve demokratë.

Lista e ligjvënësve të PD-së, në thuajse gjysmën e mandatit, pritet të ndryshojë në të paktën 3 qarqe të tjera të vendit brenda pak muajsh.

Belind Këlliçi, i zgjedhur me 11 601 vota preferenciale në zgjedhjet e 25 prillit 2021, tashmë kandidat zyrtar i PD së Berishës për Bashkinë e Tiranës, do të heqë dorë nga mandati i deputetit për t’ia lënë vendin Asllan Dogjanit. Ky i fundit, mandati për të cilin sipas renditjes, ishte thuajse i pamundur pasi u listua i 35-ti, mori 5176 vota preferenciale. Dogjani, konfirmoi për Report Tv se do ta pranojë mandatin e deputetit. 

Për të njëjtën arsye si Belind Këlliçi, mandatin e deputetit e lë në mes edhe Luçiano Boçi, kandidati zyrtar i Berishës për Elbasanin. Më i votuari më 25 prill, me 10 930 vota, do të zëvendësohet nga Qani Xhafa me rreth 4200 vota preferenciale.

Edhe lista e Shkodrës ndryshon. Kandidimi i Zef Hilës në Vaun e Dejës për PD e Berishës bën që ky i fundit të heqë dorë nga mandati duke ia pasuar Ludovik Hasanit, që në zgjedhjet parlamentare mori 3810 vota.

3 zëvendësimet e fundit në grupin parlamentar të PD, pritet të bëhen në mars, kur Këlliçi, Boçi e Hila do të regjistrohen zyrtarisht në KQZ si kandidatë për kryebashkiakë. Por prurjet e reja në grupin parlamentar pritet të ndryshojnë edhe balancat në luftën e shifrave Berisha-Alibeaj, se cilin prej tyre mbështesin më shumë deputetë.

Dukshëm të renditur krah Alibeajt janë Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda. Mes deputetëve të ardhshëm, Asllan Dogjani tashmë është pozicionuar në PD e Berishës, duke u bërë pjesë edhe e proceseve të saj, sic ishin primaret, ndërsa Qani Xhafa dhe Ludovik Hasani, kanë qëndruar neutralë në pozicionimin e luftës së brendshme që ka përfshirë PD që prej shtatorit të vitit të shkuar.

3 Komente

  1. N
    Neritan Liça aktori

    E ke gabim ,jo se i mer Non Grates dy deputete ,por ai dhe ajo kane mend ne koke ,se mundet ti shkosh nga mbrapa nje Non Grata e me Ilir Spiunin .

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kasemi

      HAJDE NAFIJE, LUJE DYBEKUN!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Geni Michigan

        Suksese Ori...je vajzë me vlera qytetare.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje