“Nëse s’e gjejmë gjuhën i falim Ramës bashkitë,” deputeti demokrat: Jam pro primareve, por brenda PD-së, ndryshe votojnë patronazhistët

13 Tetor 2022, 21:50Politika TEMA

“Nëse s’e gjejmë gjuhën i falim Ramës

Në një kohë kur pritet që mes Edi Palokës nga “grupimi i Berishës” dhe Gazment Bardhit nga “grupimi i Alibeajt” të nisin bisedimet për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore, deputeti demokrat Kreshnik Çollaku shprehet se një skenar i kundërt do t’i falte Ramës bashkitë.

I ftuar në “Radari Informativ” në ABC me Juli Xhokaxhi, deputeti demokrat theksoi se më emergjente është sfida e zgjedhjeve lokale sesa ajo që e cilësoi si “konflikti i Tiranës” për legjitimitetin e PD-së në tërësi dhe strukturave të saj.

“Secili nga ne e ka të qartë se me ripërsëritjen e 6 marsit, i falim pushtetin lokal qeverisë. Do të ishte mungesë përgjegjshmërie nëse ne konfliktin e Tiranës, nuk mund ta mbajmë si një mur, që do të penalizojë me humbjen e të gjithë demokratëve tanë në bazë.”

I pyetur për mundësitë që “pjesa e Alibeajt” ka për të nxjerrë kandidatura dhe për të organizuar fushatën elektorale, Çollaku kujtoi se anëtarët e selisë blu nuk kanë shkuar në masë në drejtim të “Rithemelimit”.

“Në 6 mars u ndanë votat. Unë u bëj një ftesë kolegëve të rithemelimit, duke marrë parasysh PD-në e 25 prillit, të marrim listën e forumeve në të gjithë vendin, e të shohim në cilin krah kanë shkuar këta eksponentë.  Nëse ju ekziston një degë e vetme që kjo strukturë ka shkuar vetëm në një krah, atëherë u jap të drejtë. Ndarja është gjysmë për gjysmë, ose ndryshe.”

Sa i përket primareve, Kreshnik Çollaku tha se parimisht i mbështet, por kritika e tij e vetme është hapja përtej anëtarëve.

“Ne nuk kemi filtra… do preferoja të bëheshin brenda PD-së. Një njeri që nuk është anëtar i PD-së mund të votojë. Na fut Rama të gjithë patronazhistët dhe na i shpall simpatizantë të PD-së. Jam në favor të primareve.”

Por nëse PD po shkon drejt bashkimit nuk do të ishte e arsyeshme që pala e Alibeajt të tërhiqej nga ankimimi që i ka bërë çështjes në Apel? Çollaku është i mendimit që vendimi i Apelit duhet pasi aktualisht PD është, siç u shpreh ai,  me nga dy struktura. Zgjidhja sipas tij në përfundim do të ishte një kuvend bashkimi.

Megjithatë, Çollaku theksoi se disa deputetë demokratë duhet të kujdesen që të mos i hedhin “benzinë një situate që është aktualisht e ndezur.”

“Qëndrimi i Berishës duket pozitiv, por shoh që paralel me deklaratat, sulmet vijojnë.  Sot bëri një deklaratë të pavend Këlliçi në Kuvend, që tha Alibeaj është i shitur. Ka deputetë që i hedhin benzinë një klime që është aktualisht e ndezur.” 

5 Komente

  1. R
    Red

    Niku i vogel ka jetuar jeten e tij ne nje pallat dy katesh prane studentave dhe eshte djali i nje sigurimsi te asaj kohe .. cudi e madhe tani ai jep mend si behêt shteti ! Ptu rrace e keqe.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      cfare kerrici ky i biri shpiunit te UDB-se

      Përgjigjjuni
      1. k
        kta jane Politikanet e Opoziotes e !!!!!!!!!!!

        Primaret jane Gomaret ,qe dikush I Huaj ja afroje si shprehje KryeGomarit e Kryeshkerdhates se shpelles PD dhe ky e futi gjasme si nji shprehje te re ne Bordellon e tij hahahahahahahah cfar Karikaturash Njerezore qe jane qe nuk ngeli i Huaj pa i rejpur dhe tall kart me kafshen Primitive

        Përgjigjjuni
        1. R
          Red

          O Tema po si beni lajm kete lango !

          Përgjigjjuni
          1. q
            qytetari dixhital

            Per sa kohe te jete Sali nongrada pjese e PD , jo kryetar qe pretendon por antar i thjeshte dhe disa me fanatiket e tij partia demokratike se bashku me partine familjare te Mona-Likes do te marrin ate te NDOC RrOKUT ta mbajne ne goje

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje