"Nga kriza kushtetuese te çështja Salianji", Basha flet në mbledhjen e grupit parlamentar të PPE-së në Strasburg

30 Shtator 2024, 14:11Politika TEMA
"Nga kriza kushtetuese te çështja Salianji", Basha flet

Kryetari i PD – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës.

Basha ka sjellë në vëmendje çështjet e fundit të zhvillimit politik në vend nga arrestimi i Salianjit deri tek mandati i deputetes së PS-së Olta Xhaçka, njofton ai përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i Bashës:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

 

6 Komente

  1. A
    Alfred Shehu Bejleri Dhionisios Beleris Mpeleris

    Plere

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Paska bere zakonin e tij te paditjes .Po cdo ky ne ate institucion ke perfaqeson apo Sali e Salianjin

      Përgjigjjuni
      1. B
        Basha meriton burg.

        Basha maskara. Mashtrimin e Salianjit , duhet ta pranoje si edhe te tijin. Basha, bashke skenarist me BABALET .

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koli

          Zor se Shqipnia do bohet ndonjehere vebd Perebdimor Normal me kete klase Politikanesh mbi 20 vitesh ne Politike.Ish Ministri Mbrendshen ne Vrasjen e 4 qytetareve merr ne Mbrojtje personin qe eshte ne Burg tani per Mashtrim.Tek Salianji (qe ne fakt ishe ti qe e nxirrje perdite ne TV te Mashtronte),faji i tij eshte qe e dinte qe Babalja do pagugej nga ju te PD me 30,000 Euro per te bere Montimin e gjithe Historise.Kur ju dogjen letrat e juaja,ju Babalen e derguat ne Kosove dhe me pas ne Belgjike duke i dhene Azilin qe ju i Premtuat.Eshte e vertete per Vellain e Ish Ministrit Xhafa,por menyra si ju e bete eshte Mashtrim,ku dhe ti ke Detyren tende,pra duheshe te denoheshe dhe ti.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Noci

            Ky eshte bere tamam kokerr dashi.Ne nuk po na njohin ne vend mor Mikel,e jo ma jashte thote nje numer i Estrades se Shkodres

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpenka pe Korçe

              Sido qe Lulua hiqet si kundershtar i Berishes dhe berishizmit , ai nuk del dot nga kultura e marre ne shkollen berishiane . Populli yne thote qe ujku qimen e nderron , po zakonin nuk e harron . Zakonet e Lulos jane njelloj me ato te Saliut dhe te dy bashke nuk duan integrimin e vendit ne Bashkimin Europian . Per keto qendrime votuesi shqiptar gjithnje i ka dhene ate qe meritojne , qendrimin gjate ne opozite .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje