Një rrugë e re në shtigje dhish, qeveria shtrëngon duart me të zgjedhurin e Berishës

3 Shkurt 2024, 14:00Politika TEMA

Një rrugë e re në shtigje dhish, qeveria shtrëngon duart me

Një rrugë e re që po ndërtohet në jug të vendit, ajo që lidh Beratin me Memaliajn, Tepelenën, Këlcyrën, Përmetin, për të vijuar më tej me Gjirokastrën dhe Sarandën, ka çuar në një dorështrëngim të qeverisë me një të zgjedhur të Berishës në pushtetin lokal. Siç dihet, PS e humbi Memaliajn në Lokalet e majit, një bashki kryesisht e majtë në vota, por që u fituar nga kandidati i Bashkë Fitojmë, Albert Malaj. Dhe qeveria është detyruar të mos e injorojë këtë kryebashkiak që vjen nga “non grata”, duke e ftuar në pëshkimin e trasesë së rrugës së re, e cila nis nga Ballabani i Këlcyrës dhe nga Luftinja e Memaliajt, për të përfunduar në Berat.

Siç tha zv.kryeministrja Balluku, në një inspektim së bashku me kolegen në qeveri Mirela Kumbaro, njëherësh deputete e zonës pos ministre, ky është një aks i rëndësishëm që shtrihet në qarqet Berat dhe Gjirokastër, duke dhënë një impakt të drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, bujqësor e turistik të zonës.

“Infrastruktura dhe energjia janë dy kolona mbështetëse, të cilët çojnë ekonominë përpara. Ekonomia është dinamike, ndryshon, pra prioritetet ndryshojnë. Dikur ne kemi pasur prioritet bujqësinë. Nuk e lëmë pas dore, vazhdojmë me paketat subvencionuese, vazhdojmë me politikat mbështetëse që kemi për bujqit dhe blegtorët, por nga ana tjetër turizmi vetë për shkak të të ardhurave që ka krijuar gjatë vitit 2023 është ai që ka marrë fokusin kryesor. Detyrë e infrastrukturës dhe energjisë është që të krijojë të gjitha kushtet logjistike për zhvillimin e këtyre sektorëve. Prioritetet i qeverisë për 2024 dhe në vazhdim është ngritja e kapitaleve njerëzore. Ne kemi fokus të veçantë që të rrisim kapitalet njerëzore përmes shkollave profesionale dhe shkollave të dedikuara”, tha ajo duke ecur mbi trasenë e rrugës së re.

Bëhet fjalë për një rrugë që për herë të parë është hapur nga italianët, por e katandisur në rrugë dhish, pa qenë kurrë me standarte, as në kohën e komunizmit. Janë 58 kilometra të ndara në tre lote.

Ministrja Kumbaro shpalosi atë që pritet të ndodhë me ketë rrugë të re.

 “Përveç banorëve të Përmet, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës, të cilët janë përdorues të këtij aksi, numri i turistëve gjithmonë e më shumë po shtohet. Ajo që është më e rëndësishme është që banorët do të vazhdojnë të rrinë sepse nëse ne ua çojmë turistët, konsumatorët. Falë kësaj infrastrukture do të ketë një zhvillim ekonomik edhe ka mjaft banorë, djem të rinj të kësaj zone, që jetojnë në Tiranë dhe në frymën e agroturizmit që ne kemi nxitur, duan të kthehen të investojnë nëpër fshatrat e tyre, në shtëpitë e prindërve”, u shpreh Kumbaro. /tesheshi.com/

15 Komente

  1. d
    demir

    Kjo eshte nje rruge turistike shum e bukur qe fshatrat e zones do ti gjalleroi por banoret e Memaliajt kaq kuptojne.

    Përgjigjjuni
    1. t
      troc

      ca po thua o Demir ,po zbrazen qytete e fshatra.Te Babeziturit kane gjetur rrugen me te mire per te kerdisur kete popull,po ndertojne gjithandej rruge me kosto te superfryra dhe ne shume raste ne zona qe nuk i duhen njeriu.

      Përgjigjjuni
    2. E
      ENTSOE

      Kjo eshte dhe historike, Ka ardhur Mussolini ne kohen e luftes Italo- Greke, Nendori 1940.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Kryetari i Bashkise Memaliaj Z. Albert Malaj nuk eshte votuar as per Berishen dhe as te djethten. Albert Malaj eshte votuar si nje Person me integritet te larte kudo ku ka studiuar, sherbyer dhe punuar. Gjithashtu dhe per prejardhjen dhe familjen e tij te nderuar. Nqs ndryshon Kodi zgjedhor, shume personalitete si Albert Malaj fitojne mbi dhe jashte partive tashme te dala boje. Punen dhe ndryshimet qe po ben Albert Malaj ne Bashkine Memaliaj do tja kishin zili jo ne Shqiperi , por edhe ne vende te tjera K/Bashkiaket. Qeveria duhet te rrite investimet ne kete Bashki, duke qene e bindur se asgje nuk shperdorohet sa kohe qe eshte ky Kryetar Bashkie, punetor, intelekt dhe i pakompromentueshem.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Patrioti

          Kryetari i Bashkise Memaliaj Z. Albert Malaj nuk eshte votuar as per Berishen dhe as te djethten. Albert Malaj eshte votuar si nje Person me integritet te larte kudo ku ka studiuar, sherbyer dhe punuar. Gjithashtu dhe per prejardhjen dhe familjen e tij te nderuar. Nqs ndryshon Kodi zgjedhor, shume personalitete si Albert Malaj fitojne mbi dhe jashte partive tashme te dala boje. Punen dhe ndryshimet qe po ben Albert Malaj ne Bashkine Memaliaj do tja kishin zili jo ne Shqiperi , por edhe ne vende te tjera K/Bashkiaket. Qeveria duhet te rrite investimet ne kete Bashki, duke qene e bindur se asgje nuk shperdorohet sa kohe qe eshte ky Kryetar Bashkie, punetor, intelekt dhe i pakompromentueshem.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tahip Lala

            Kom Albert Malaj, djale persembari.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhuliano

              Shum shpejt, me rrugën që do përshkruaj këtë aks, banorët që janë gjatë këtij aksi, do kenë një përmirësim të cilësisë së jetës. Të gjitha prodhimet frutore, blegtoriale, do gjejnë tregun e tyre, ku do lidhen kontrata për sejcilën produkt. Kur deshira dhe mundësitë bëhen bashkë, partia të mbetet si preferencë individuale ku su prish punë njerëzve. Menaxhimi dhe prodhimi janë bashkë.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje Njeri i Zones

                Dikur ajo rruge behej nga Berati duke kaluar nga Ura e Gorices vazhdonte ne Rugen e Drononikut Terpanit dikur Lokalitet Rehove dhe deri ne Permet .jane fshatra malor por shume te bukur me ate aromen e Sallbise bime medicinale , ato male kane pase shume , ku dhe perpunohej ne Berat per eksport ne kohen e Monizmit .Qekur u demtua Ura e Gorices ,u prish dhe ajo rruge u be e pa perdoreshme .Kam punuar tre vjet ne ate zone dhe e njof mire e kujtoi me mall njeres shume te mire qe prisnim ti drejtoje per pune .I vetmi Agranom Polo Cakalli ai prodhoi Buken ne ate zone dhe asnje tjeter .Me vjen mire qe jane kujtuar per kete rruge eshte goxha me interes do jete me Bereqet i themi ne .Bravo Kryeminister prandaj te paska zili Saliu dhe ULERIN nga BALLKONI .

                Përgjigjjuni
                1. s
                  spata

                  Nuk ka rendesi se i kujt krahu eshte .Nese punon me ndershmeri dhe nuk perfshihet ne aferre korruptive le ta gezoje kete tender .Ne fund te fundit po abuzuan, me fondet e popullit, nuk eshte ndonje qamet i madh .Te hane te gjithe palet sic po e grryen tani Rilindja e Rames .

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Y

                    Jam i bindur se Belina Balluku eshte nje nga zgjedhjet me brilante te EDI Rames,i uroj suksese te metutjeshme.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K

                      Bravo Belinda,je ministria me e mire e qeverise Rama!

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shefi 55

                        Ajo rruge vec mjerimit nuk kish pare gje tjeter. Per ata banore fjala asfalt ishte fjale e ndaluar.Ate e kish mbuluar balta , e jo te shihte me ato zonja te nderuara . Dhe ne kohen e komunizmit i vetmi kryeminister qe ishte , vinte me elikopter deri ne Terpan per gjah jo per asfalt. Kete e dine mire banoret e asaj zone, ndaj falenderimi shkon per kete qeverri dhe per ato ministre. Lutemi qe te perfundoi sa me pare!

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Adriatik

                          Mendoj se berja e kesaj rruge do xgjoje interesin e nanoreve te zones qe jane larguar te kghehen dhe kush ka mundesi per investime te vogla ti ben,qofte nje baxho etje.te peffundoje sa me shpejt dhe ta gezonne banoret.Qeverite vene e vine rrjga mbetet..

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Ardesa

                            Po te ishte qoftelargu Sala akoma...do ti binit ciftelise te gjithe ne jug te vendit ..krahasoni vitet e Sale krimit me te Edi Rames...hapni syte dhe shikoni...ku ishim ?

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Suksese!

                              Njerez si Arben Malaj jane pasuri e nji vendi. Aftesia fisnikeria e tij jane fat per vendin!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje