Një skenar rus për protestën e 11 korrikut?!

8 Korrik 2024, 20:26Politika TEMA

Një skenar rus për protestën e 11 korrikut?!

Nga Ylli Pata

Më 11 korrik është e enjte. Dita e fundit e Samitit të NATO-s në Uashington, ku sipas gjasave, do të merren vendime të forta për konfliktin në Ukrainë.

Ndaj edhe Putin sulmoi egërsisht Kievin sot për të dhënë një mesazh që me mua nuk bëhet shaka. Të enjten, pra në ditën e fundit të samitit të 75 vjetorit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, është parashikuar që të mbahet konferenca finale për shtyp e Joe Biden, ku përveç lidershipit amerikan të NATO, presidenti do të flasë edhe për të ardhmen e tij politike në kuadër të zgjedhjeve të nëntorit.

Në këtë ditë, ku reflektorët janë përqëndruar në Uashington, ku mediat main stream të Perëndimit: CNN, BBC, ARD, TF1, RAIUNO, TVE, etj etj janë fokusuar në Uashington, RT-ja ruse, një media super efuqishme me një shpërndarje sidomos në rrjetet sociale, të transmetojë pamje direkte nga një vend anëtar i NATO-s, ku flakët kanë përfshirë një pirg me goma, e një seri molotovësh hidhen ndaj portës kryesore të kryeministrisë, apo instalacioneve rreth e rrotull. Cinizëm? Asgjë e re! E njëjta ka ndodhur në 2019-n, pikërisht kur Shqipëria ishte para hapjes së negociatave me BE.

Por kësaj here është më ndryshe, pasi këto ditë pritet që sezoni turistik të hyjë në pjesën e nxehtë të tij, kur përgjithësisht njerëzit që kanë ndarë buxhetin vjetor të vakancës, të dynden nëpër destinacione. E ku Shqipëria, sipas prenotimeve është një nga destinacionet më ”hot”, kjo më shumë nga fuqia financiare e llogaritur sipas prenotimeve.

Ka disa ditë që në rrjete, ka një mani për të gjetur shezllone bosh në rivierën e Jugut. Një sport i çuditshëm për të qenë viral, e që duket se nuk ka asngjë spontane, por ngjan me një fushatë antireklame ndaj asaj që Edi Rama si kryeministër i bën Shqipërisë turistike.

Sapo Berisha, të dielën në darkë, tha se “duhet t’i tregojmë botës së sa jemi dhe kush jemi”. Në realitet një parti politike e tregon veten në zgjedhje, por ky nuk është opsioni i vetëm në teorinë politike. Pasi impotenca elektorale nuk është gjithmonë një rast për të shpallur falimentin. Pasi gjithmonë politika ka mjete që mund të sigurosh një vend edhe nëse merr vota pak. Po si? Duke treguar se je i zoti të bësh dëm. Një metodë që përdoret rëndom në pjesën jo demokratike të botës, që nga Lindja e Mesme, në Azi apo Afrikë. Ku organizata që nuk kanë fuqinë për të marrë vota, me mjete të dhunshme duan të imponojnë fuqinë e tyre. Në këtë rast jo fuqinë për të ndërtuar diçka, po për të shkatërruar diçka. Në këtë rast, imazhin e ”Safe Albania” që është kryesori nga qeveria për të sjellë turistët e huaj këtu, por edhe trazirat, zjarrin e molotovët nga një vend i NATO-s, pikërisht ditën kur do të shpallen vendimet e mëdha prej gojës së Presidentit të SHBA.

TemA

30 Komente

  1. P
    Piperi

    Skenar rus leshi. Ata duan thjesht te mbyllin sezonin e protestave se nuk u vjen njeri ne gusht dhe do rikthehen ne shtator. Duan te bejne nje demonstrim sa per sy e faqe dhe pastaj te gjithe ne plazh.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      Piper, sa e more honorarin nga kreu i agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, Sali Vuk Berisha?

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patrioti

      Pa e fut ne rec ket shkerdhat s'keni per te gjet rehat

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fatmira

        Kush ta fuse ne Rec? Trumcaket?

        Përgjigjjuni
      2. 2
        222

        Normal...UDBash esht plehra

        Përgjigjjuni
        1. S
          Svetllana

          Albania do te behet perseri pjese e Perandorise Ruse.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Koincidenca

          Proteste beri nongrata edhe diten e nenshkrimit te Marrveshjes se Rambujes, ku Kosova nenshkroi pavaresine!

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kutuzovi

            Saliu eshte zjarrvenesi i shqiperis. Kenaqet se eshte vampir. Koken e tij do haj.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Burg

              Ndalova te Emri atij që e shkruan.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Analisti i TV Kombetar

                O Ylli bq pse mbron kte qeveri hajdute o servil i poshter?

                Përgjigjjuni
                1. v
                  varrosen

                  po mire o analist pse se bejne me 12 apo dje me 8, po me 11 sipas teje? ta shtynin sa te mbaronte samiti e pastaj ta benin

                  Përgjigjjuni
                2. r
                  robi

                  mbajeni ne vezhgim bushkolen kokpalare te Kurbinit dhe shoket e tij se jane trushplare dijne vetem te djegin goma dhe te hedhin molotov.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gazetar ne sherbim të mbretit

                    Ti ylli je me kuptimin e plote të fjalës hojors Në Paris djegin goma dhe bllokuan rruget fermeret me jave duke protestuar Ti thua skenar rus Ta bejme ramen mbret se mos frikësohen turistet bq gazetar sherbetor

                    Përgjigjjuni
                    1. t
                      tetovari2

                      Më mirë një mbret që punon për atdheun se sa një Sali tradhëtari që dogji Shqipërinë nga veriu e në jug,vrasjet extra!

                      Përgjigjjuni
                      1. v
                        vang

                        po perse te djegin kur vetem tym bejne dhe gje nuk fitojne

                        Përgjigjjuni
                      2. K
                        Kazani

                        Nuk do mend Ylli se për kë punon Saleh-u (përveçse edhe për vete). Por në këtë rast i kanë dhënë urdhër: "Dil në rrugë dhe bëje flakë". Por mos harro Yllo se avokati i tij de facto është ai palla i gjatë, që e mban majë ballkonit... (Dhe më e bukura është se edhe ai po luan më amerikanët, dhe të dy këta k... mendojnë se janë më të zgjuar se ata). Mbajeni mend këtë që një ditë këta do luajnë "shah" bashkë, por në Reç !!!

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zani.

                          Njeriu shpreson deri ne minuten e fundit te jetes por Shqiptaret e dine shume mire se nuk mund te iki nje qeveri hajdute dhe te vi nje tjeter me experience per te vjedhur dhe lopçare, Rama nuk eshte perfect po shume gjera po rregullohen me kryesorja drejtsia.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xoni

                            Je ke fut kot plako. Me 11 eshte gjyqi kundra Berishes dhe nuk ka lidhje Nato.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Sllobodanka

                              Mali i Dajtit do te dridhet, Sali Berisha i gjalle nuk lidhet!

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pensionisti i Porcelanit

                                Me 11 korrik nuk ka gjyq, por Erion Veliaj do te detyrohet te firmose gratacelen 64 katshe te Shkelzen Berishes.

                                Përgjigjjuni
                              2. D
                                Dor Kajelli

                                Lol Luka ma konfirmoi, qe nuk shkon ne proteste. Nuk merrem me marrina, me tha. Dote me lexu “Gjenerali i ushtrise vdekur” te Kadarese.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vëzhguesi

                                  Nuk do të ndodhë asgjë Pata. Kokëpalarët do të vijnë në Bulevard, të dëgjojnë kufomën e Saliut online, pastaj fjalimin e të bijës që do bëhet kryrtare e PD-së dhe pastaj do të shpërndahen si pulat e lagura. Me 11 korrik do filloi edhe procesi gjyqesor ndaj non gratës dhe dhëndërrit të tij.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Daullxhiu

                                    Pse lodheni kot o bashkpatriot. Sali foltore/dhjertorja po merr fund, por po e njejta fytyre eshte babloku çitjonezi, po eshte hajdut fund e krye me gjith ministra. Me mire asnje vote ketyre plehrave , tju japim nje shans ketyre te rinjve se edhe po nuk dolen mire, hiqen kollaj sa pa hedhur rrenje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. C
                                      Cubi

                                      Çfarë do që të bëjn për të zezën e tyre e kan. Iku ajo kohë kur votohej qesim. Tani sovrani e ka të qartë se si votohet. Dhe kur të vijë ajo ditë do të mari atë të nonës vet,siç ka marrë nga 10 vjet. T'a mbaj me shkumë deri në vitin 2033.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        Patoku

                                        Asgje e re - kjo Pata ka kohe qe sheh enderra horror me skenare ruse aty ne Kotecin e kryeministrise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Borsh

                                          Berisha dhe shkelzeni kan paguar nje person 100 mij dollar per te vrar dy protestues kjo eshte 100% e vertet. Ne kete proteste polocia duhet te. monitoroj mire protestuesit me camera

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tirons

                                            proteste e karit Do mblidhen nja 500 shpellare dhe do bertasin Lironi Salih Berishen Pastaj do futen ne Lane te freskohen me uje me shurre dhe mut e do shkojne ne barakat e tyre shtepi

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Deep Purple

                                              I modh Tironso.Kam qesh me lot.Me mire do ishte sikur te thoje qe do na bejne pis lanen kur te lahen.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. R
                                              Redioni

                                              Sapo thuhet skenar Rus, të shkon mëndja tek kordinatorja Ruse, Naltmadhnija e saj moniçka, ku patjeter është sponzorizuese kryesore, ku SPAK nuk ka fakte, gjynah SPAK , gjynah moniçka e rusëve. O ju, SPAK, ju ka marë muti shalët, ku e keni të vështirë për të verifikuar se kush i sponzorizon këto themelime, salla, autobuzë, pagesa, dieta e karburante. Jo mër jo, kulla e barit do të digjet thotë Laja( moniçka).

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                demo

                                                Ne 11 korrik Rama nuk eshte as ne zyre.as ne Tirane.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje