Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është divorcuar zyrtarisht ditën e sotme nga Monika Kryemadhi.
Gjykata Civile vendosi në seancën e sotme për zgjidhjen martesore mes Metës dhe Kryemadhit, kërkesë e paraqitur fillimisht në gjykatë nga vetë Ilir Meta.
"Nisur nga interesi i medias, ju bëj me dije si më poshtë:
Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij. Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.
Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :
Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K."
“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.
Ilir Meta njoftoi publikisht nisjen e procedurave për divorc nga bashkëshortja e tij prej 28 vitesh më datë 20 qershor 2024, duke bërë me dije se kishte depozituar në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.
Në një deklaratë për mediat, kur Meta ishte ende i lirë, deklaroi se ai dhe ish-bashkëshortja e tij (si e ka quajtur ai) kanë ndjekur rrugën ligjore për këtë çështje dhe ka njoftuar edhe djalin e tij Besarin, i cili i ka thënë meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme me njëri-tjetrin pse nuk gjeni një zgjidhje më të qetë dhe divorci sipas tij, është zgjidhja. Shkak për ndarjen sipas ish-presidentit të vendit ishin këndvështrimi për SPAK-un.
“Znj.Monika Kryemadhi është ish-bashkëshortja ime dhe sot kam ndjekur edhe rrugën juridike për këtë çështje dhe kam njoftuar edhe djalin tim, Besar Ilir Meta, i cili e ka pasur si ide të tillë edhe më parë dhe më ka thënë që ‘meqë keni kaq shumë tensione dhe probleme, mund të gjeni edhe ndonjë zgjidhje më të qetë’ dhe unë besoj se kam gjetur një zgjidhje”, u shpreh Meta në qeshor 2024.
Kryemadhi në atë kohë tha për “Zërin e Amerikës” se nuk preferonte të komentonte vendimin e bashkëshortit të saj dhe se më parë donte të mësonte arsyet që e kishin çuar zotin Meta në kërkesën për divorc, të depozituar të enjten në Gjykatën e Tiranës.
Meta nuk jetonte në shtëpinë e familjes prej disa muajsh para kërkesës për divorc. Edhe në padinë për zgjidhjen e martesës, ai ka paraqitur si adresë personale atë të Partisë së Lirisë. Tronditja e marrëdhënieve mes tyre u shpërfaq dhe publikisht, kur riformatimi i strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë la jashtë tyre zonjën Kryemadhi.
Të dy shkëmbyen dhe polemika gjatë mbledhjeve të forumeve drejtuese të Partisë. Meta ka theksuar se krisja me Kryemadhin filloi që me çështjen e mandatave, të cilin ai e quajti një krim për popullin shqiptar. Ai theksoi se tani marrëdhënia me Kryemadhin është bërë e pamundur.
“E para, unë e mendoj se është e pafajshme. E dyta, Batoni më ka thënë në një darkë tek ‘Kodra e Diellit’, se kam menduar se do ta ndaje që kur u lanë mandatet. E përmenda çështjen e mandateve se ajo ka qenë një krisje shumë e madhe mes nesh. Nuk ka qenë lojë dhe nuk është lojë. Çështja e mandateve është një krim për popullin shqiptar. Unë kam pritur nga ajo një reflektim. Nga ajo dhe e deputetëve dhe askush nuk mori në telefon për të pyetur se, nëse ti ke dalë kundër, çfarë mendon”.
Ilir Meta ndodhet në qelinë e burgut 313 që prej tetorit të vitit të kaluar i akzuar për veprat penale pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
O cna e thate kete gjeme .............Ben dhe Likja me.Monen gjoja sikur ndahen qe te shpetojn burgun dhe pasurine e vjedhur
Nuk jane te paret qe ndahen per tja hedhur SPAK me pasurine.
Mire u divorcuan e more veshe po ju gazetaret e famshem investigative qe merni veshe cdo pordhe qe behet ne Gjykate e ne SPAK,asgje sesi I ndane gjithe ate pasuri qe kane qe ju vete keni llapur neper studio tv.
Likja do te martohet me nenpresidenten Xhixho.Te kalojne jete te lumtur.
OBONONOBOOOOOO!! Na e prishẽt gjakun .
Meta eshte bufi me i keq se Berisha .Po c'kujtove o bufi Meta ,se Monika do ndiqte politkat e tua ? Ajo, si Loke qe eshte, shtratin e ka tek Berisha .Ti o budalla nuk di se cfare shkopinje te fut ajo, qe te shpetoje nga burgu.
Lojra mafiozesh , vetem e vetem per te ruajtur prene . Nuk besoj se SPAK-u do ta marre ne konsiderate kete manover ligjore . Sekuestrimi pasurise duhet te jete proporcional me krimin e kryer . Qe te dy , jane prototip i makuterise .
Teater, e dime pse e ben ndarjen. Realiteti tregon se ata vazhdojne te punojne po aq ngushte me njeri-tjetrin, apo harruam qe po ben fushate per Liken, Mona?
Nuk eshte ndarje , eshte fenomen i njoftur dhe i peshtire ….keta dine kaq shume per njeri tjetrin sa qe do tundej Shqiperia nga xhevahiret …duket qe eshte komplet fallco , te ishte normale do dilnin e do sulmonin njeri tjetrin me te palara …kurse kata na dalkin me norvegjeze se norvegjezet ….dhe kush ??? Kryemadhi , qe per gjene me te vogel te hidhet ne fyt …. Cdokush qe ndahet dhe tradhetohet reagon ashper keta nuk u tundet qerpiku …..ndahemi tani dhe pajtohe,i dhe e gjejme ne nje dite tjeter te pershtateshme kur ka mbaruar tifoni …..
te gjitha jane genjeshtrat. e tyre. se ata bashke kan vjedhur. nuk kan vjedhur ver e vec. po a i ha populli. keto. likja. te ngordhi. brenda. po duhet arestuar. dhe baxhellja. se ato jane furcat e tyre. maskarenjve. bashk me kriminelin. sali berishen. kermen e vrasesin. e shqiperis