“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet e Kosovës: Komenton dhe vendimin e Trump për USAID

8 Shkurt 2025, 12:18Politika TEMA

“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet e

Kryesocialisti ka folur për një sërë çështjesh, që nga armëpushimi në Gaza, politika ndërkombëtare e Trump për bllokimin e fondeve, mbylljen e TikTok në Shqipëri si dhe ka thyer heshtjen për zgjedhjet që do mbahen nesër në Kosovë.

I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama thotë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhenie të mirë.

“Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me gjithë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. I uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë”.

Teksa u ndal te emigrantët dhe se çfarë do të ndodhë me tej me marrëveshjen me Italinë, Rama i bëri thirrje Evropës që të zbatojë një politikë të përbashkët migracioni, të mbrojë kontrollin e kufijve, por edhe të jetë e “hapur” ndaj imigracionit legal.

Për politikën ndërkombëtare të Trump dhe rreth asaj çka po ndodh në Gaza, Rama dha shkurtimisht këtë përgjigje.

“Nuk kam asnjë koment për këtë. Mendoj se plani duhet të qartësohet, të kuptohet dhe të harmonizohet me të gjithë aktorët e tjerë. Është ende herët”.

I ndalur po te Trump me vendimin për pezullimin e fondeve nga USAID ku preket edhe vendi ynë, Rama siguroi se nuk do të ketë asnjë problem me afganët që jetojnë në Shqipëri.

“Nuk do të ketë asnjë problem me refugjatët afganë që jetojnë në Shqipëri. Nëse duan të qëndrojnë në vendin tonë, mund ta bëjnë këtë , nuk mund të kthehen në vendin e tyre dhe të ndalojnë dhunën. Këto nuk janë shifra të mëdha për ne, janë vetëm disa qindra njerëz”

5 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    ...se kuptoj kush i mori mendimin kesaj felliqsire dhi e zgjebosur dhe sa peshon fjala e nje cerri te Erdoganit apo Vucic!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Geda Kaceli

      ...jo po do te marrin mendimin tat o shpellar qe vjen era perc cjapi...hahahahaaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. P
      Patriot

      Pergjigje profesionale e nje lideri global eshte kjo per nje vend qe pretendohet te bashkohet neser? Kjo eshte pergjigjeve nje adoleshenti mbase 2 vizave te bardha ne hunde. Me sa duket e ka nuhature qe do te fitoje Kurti dhe nuk ndjehet mire dhe flete kondra mbade bregu.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama, turp qe ti te mbeshtesesh Kurtin

        Meqe nuk ke preference per zgjedhjet ne Kosove, ben mire te pensionohesh De Rama, te vije nje qe ta zgjedhe Grenelli qe ka preferencen e duhur per zgjedhjet ne Kosove. Rama eshte ne nje linje me Vucic kur thote qe nuk ka preference. Rama eshte kthyer ne nje delirant butaforik.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Ska rendesi

          Vallai je naiv or Edi Rama. Meso nga Kurt Rrumpalla qe ka preferenca per zgjedhjet ne Shqiperi. Meso dhe ti dhe shpall kanditaturen tende ne Kosove, njelloj si Kurti qe kandidatoi ne Shqiperi. Qe kur Kurti i tregoi "pushkat" serbit, ti po tregohesh idiferent. Mos ki frike na "pushkat" e Kurtit se ato do perfundojne ne vrimen e Kurtit...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje