Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale kundër sanksioneve të Trump

7 Shkurt 2025, 19:17Politika TEMA
Shqipëria mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Shqipëria iu bashkua të premten një deklarate ndërkombëtare në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pak ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump urdhëroi sanksione kundër punonjësve të kësaj gjykate, e cila ka marrë të pandehur, mes të tjerëve, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu, shefin e Hamas Ibrahim al-Masri apo presidentin e Rusisë Vladimir Putin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit.

“Ne, Shtete Palë të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale, rikonfirmojmë mbështetjen tonë të plotë për pavarësinë, paanësinë dhe integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale,” shkruhet në deklaratë. “Gjykata shërben si një shtyllë jetësore për sistemin ndërkombëtar të drejtësisë dhe garanton llogaridhënie për krimet më të rënda ndërkombëtare si dhe drejtësi për viktimat,” shkruhet më tej në të. [Link deklarata]

Presidenti Trump firmosi një urdhër ekzekutiv më 6 shkurt pasi një përpjekje për të miratuar një ligj në kongres u bllokua nga demokratët, për të vendosur nën sanksione, të cilat në Shqipëri njihen gjerësisht si “nongrata”, punonjësit e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të cilët kanë hetuar në çështjet që përfshijnë shtetas amerikanë apo aleatë, në rastin konkret, kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant. Të dy u shpallën në kërkim nga gjykata nën akuzën e krimeve kundër njerëzimit të bëra në Luftën e Gazës. Nën akuzë u vu edhe shefi i Hamas Ibrahim Al-Masri, i cili ndërkohë rezulton se është vrarë gjatë luftimeve nga Izraeli.

Sanksionet e Trump përfshijnë bllokim llogarish apo sekuestrim pronash, nëse prokurorët dhe punonjësit e gjykatës kanë të tilla në SHBA, apo refuzim hyrjeje në Shtetet e Bashkuara, nëse shkojnë për çfarëdolloj arsyeje, e njëjta formulë me të cilën administrata e parë e Trump dënoi disa udhëheqës politikë shqiptarë, përfshirë Vangjush Dakon e Tom Doshin, si dhe administrata Biden dënoi kreun e opozitës Sali Berisha.

Në rastin e gjykatës, sanksionet janë veçanërisht shqetësuese për shkak të fuqisë që kanë Shtetet e Bashkuara në sistemin financiar ndërkombëtar, gjë që mund të sjellë, në instancë finale, bllokim të aktivitetit të gjykatës. Si masë paraprake, gjykata mësohet se ka parapaguar rrogat e punonjësve për tre muajt e ardhshëm.

Gjykata u themelua në vitin 2002 dhe mes 125 shteteve palë është edhe Shqipëria.

Vendet e rajonit, përfshirë Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Bullgarinë, Rumaninë e Kroacinë, e nënshkruan deklaratën në mbështetje të gjykatës duke iu bashkuar vendeve të tjera nga e gjithë bota. Hungaria, Serbia e Italia janë nga vendet që nuk e nënshkruan deklaratën.

“Sot, gjykata po përballet me sfida të paprecedent,” shkruhet në letër. “Masat sanksionuese ndaj gjykatës, zyrtarëve dhe stafit apo atyre që bashkëpunojnë me të janë miratuar në përgjigje të veprimeve me të cilat gjykata ka vënë në zbatim mandatin e vet në përputhje me statutin e Romës,” thuhet më tej në deklaratë.

“Masa të tilla rrisin rrezikun e pandëshkueshmërisë për krimet më serioze dhe rrezikojnë të gërryejnë sundimin e ligjit ndërkombëtar, i cili është kyç për promovimin e rendit dhe sigurisë botërore. Për më shumë, sanksionet mund të vënë në rrezik konfidencialitetin e informacionit sensitiv dhe sigurinë e personave të përfshirë – përfshirë viktimat, dëshmitarët dhe ztrtarët e gjykatës, shumë prej të cilëve janë qytetarët tanë.”

Ndryshe nga firmëtarët, kryeministri i Hungarisë ishte nga të paktët jofirmëtarë që shprehu publikisht qëndrimin e tij. Në një koment në X, ai hodhi idenë se Hungaria mund të dalë nga të qenit palë në gjykatë duke argumentuar se “erë e re po fryn në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë këtë Tornadoja Trump.”

6 Komente

  1. Roberto

    Gjykata e Hages?? Natanjahun le ta plasin ne burg por te lirojne luftetaret e UCK qe i mbajne brenda pa te drejte vetem prej raportit te anti shqiptarit dhe llumit Dick Marty dhe ndyresira Carla del Ponte. Lironi Hashim Thacin,Kadri Veselin me shoke.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dardan

      "Lironi Hashim Thacin,Kadri Veselin me shoke." -Kete thirrje duhet ta bente Lideri Boteror Edwin Rama, perpara se te firmoste Deklaraten Ndërkombëtare, në të cilën shprehet “mbështetje e plotë” për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

      Përgjigjjuni
      1. Roberto

        Edi Rama e ka thene mendimin e tij per Hashim Thacin bile e ka vizituar edhe ne burg si dhe ka bere vizite ne shtepine e tij tek prinderit dhe te afermit gje qe Albin Llumi as e ca levizur sumen per nje gje te tille. Qe te lirohen luftetaret e UCK shkoni neser dhe votoni kunder Albin Mutit.

        Përgjigjjuni
    2. V
      Veterani

      Unë mendoj se Shqipëria është e fundit që duhet të flasë për problemet e të tjerëve aq më tepër kur nuk ja kërkon njeri dhe në raste ku janë përfshirë të "mëdhenjtë".

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Kjo Sh.B.A ishte qe ndau Epirin e Pirros dhe Jeorgios Kastriotis ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke. Ashtu sic do ndaje Sirine mifdis Turqise dhe Israelit. Ne 1913en Vorio Epiri ishte si Afganistani me grate e mbuluara qe verem syte dukeshin pervec Orthodhokseve Greke. Kjo Sh.B.A dhe Anglia e cifuteve eshte qe e futi ne Nato Turqine ne 1948en bashke me Greqine kur dihet mire se sa krime ka bere Qemal Ataturku tek popullsia Autoktone e Azise se Vogel. Ne 1922in Genocidi i kriminelit Qemal Ataturkut kunder Venizellosit dhe popullsise jo myslimane nuk u denua. Aresyeja qe ta kishte Turqine ne krahe te Israelit kunder Palestines. I dha Turqise se Ecevitit pothuajse gjysmen e Qipros! Keto krime ka bere Perendimi kunder popullsise Greke te Ilyrise se Perandorit Ilyre Greke Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis. Zgjohuni vellezer. Do na e blejne Atdheun ne Emer te "Drejtave te Njeriut dhe levizjes se Lire". Te behemi nje Federate kunder Sllaveve dhe bashkepunetoreve te Fashisteve te Romes. Eshre ne Nderin tone te jerkojme te drejtat tona per Magna Grecian per te cilen luftuan Pirrua i Epirit.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tirons I vjeter, qe ne 2002

          Epo dhe tek europa nuk besohet , e ka thene Fishta kush eshte europa. Shqiptaret te bashkohen dhe te rrisin patriotizmin , se jua zhduken keto 30 vjet ! Nuk ka me shqiptar qe lufton per atdheun , tani jeni te gjithe Fred Bejlera ..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje