Samiti “Pakti i Qyteteve të Lira” solli në Tiranë edhe lideren e Lëvizjes Demokratike në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya, si një nga aktivistet e cila ka luajtur një rol thelbësor në krijimin e një fronti të vërtetë opozitar kundër regjimit autoritar në Bjellorusi. Ajo u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dhuroi “Çelësin e Qytetit”, si simbol i të pasurit një derë dhe zemër të hapur në kryeqytetin shqiptar dhe bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.
“‘Çelësi i Qytetit’ të Tiranës është një kujtesë se këtu do të gjeni një derë të hapur, një mendje të hapur dhe një zemër të hapur. Jam i bindur se të njëjtin bashkëpunim do ta gjeni edhe te kryeministri ynë, Edi Rama, i cili ka qenë një avokat shumë, shumë i rëndësishëm i Bjellorusisë, po ashtu edhe te kryetarja jonë e Kuvendit, te ministri ynë i Jashtëm, te e gjithë qeveria jonë.
Dua që ky çelës të jetë një kujtesë e përditshme se në këtë vend ju keni shumë miq, dashamirës dhe shumë aktivistë që duan ta mbështesin këtë kauzë, dhe ashtu si Shqipëria po jeton ditët e veta më të mira, një ditë dhe Bjellorusia të ndajë të njëjtën histori suksesi”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë premtoi po ashtu, mbështetjen e tij për studentët nga Bjellorusia, që duan të vijojnë studimet në kryeqytetin shqiptar.
“Për praktikat me studentët që vijnë nga Bjellorusia, që përfaqësojnë forcat modernizuese, dhe që duan të studiojnë në Tiranë, ne do të kujdesemi njësoj siç kemi bërë me motrat dhe vëllezërit tonë nga Ukraina”, tha ai.
Nga ana e saj, liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya u shpreh mirënjohëse për pritjen e rezervuar, si dhe mbështetjen e akorduar nga qeveria shqiptare ndaj kauzave opozitare me të cilat përballet vendi i saj.
“Jam tejet mirënjohëse që nderohem me “Çelësin e Qytetit” dhe shpreh gjithashtu mirënjohjen për qeverinë shqiptare për mbështetjen e Bjellorusisë në rrugëtimin tonë të vështirë. Ju i keni ndjerë realisht përjetimet tona sepse edhe ju keni kaluar të njëjtat eksperienca”, u shpreh Tsikhanouskaya.
Udhëheqësja e lëvizjes demokratike të Bjellorusisë, Svitlana Tsikhanouskaya vizitoi Tiranën në kuadër të Samitit “Pakti i Qyteteve të Lira”, i cili u mbajt për herë të parë në kryeqytetin shqiptar.
Nuk e di se cfare hapin kto celsa dhe ne çfare brime duhet me i fut. Po ne jena shkly komplet. Nuk kemi as dyer, as dritare, as çati dhe as mure. Tigri Tirones alias 5D jep akoma çelsa! Lum si ata qe i marrin, mendojne so do hapin ndonje gje, po i m... se nuk gjejne dot brime dere, pervec brimes se Lali fikut
Banda, mos kij merak fare: kujto çelesin e Salit te ndryshkur qe s'ben me dhe habitesh. Pyet "Lirine qe nuk u a solla une, por e gjeta ne mes tuaj" ardhur nga serbija. U bete kanibale ore dereses prapa koqeve te qelbura te nje plaku qe rremben bran breket !Nuk ziri mend ju se u ka shpall armik Saliu!
Lum si ti qe ke gjetur paqe dhe je i lumtur me ata qe te vjedhin e te perdhunojne. Nuk e di nga e nxorre konkluzionin qe varem nga koqet e babasqapit. Truri yt nuk mund te imagjinoje nje person qe godet gjithe hajdutet dhe mendon ne menyre ta pavarur. Per ty ka vetem dy opsione. Ose Edmashtrusi , ose Salipordha. Opsion te trete - poshte hajdutet nuk ke. Mos u merzit. Do hash dhe ti nje cope buke.