Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027, Rama në Spanjë: Do të sjellë rreth 3 mijë juristë

7 Shkurt 2025, 13:36Politika TEMA
Shqipëria pret Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027,

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Spanjë dha detaje për mbajtjen e Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do mbahet pas dy vitesh në Shqipëri.

Ai theksoi se Kongresi në fjalë do të sjellë në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës.

“Në mikpritjen e bukur edhe për nder të Shqipërisë, organizuar nga Madhëria e Tij, Mbreti Felipe VI, me anëtarët e bordit të “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota, në vigjilje të nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, i cili do të mbahet në Tiranë e do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës”, shkruan Rama, teksa ka ndarë pamje dhe foto familjare me anëtarët e “World Jurist Association”, organizata prestigjioze ndërkombëtare e juristëve, gjyqtarëve, akademikëve dhe profesionistëve të ligjit nga e gjithë bota.

4 Komente

  1. E
    Economics

    Kujt i plas trapi? Ketu vetem ligj nuk ka por kushedi sa ka paguar te behet kjo. Te punosh me seriozitet per investitore te huaj srrioze ketu e prodhim vendas kushton me lire se propoganda bajate!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Kush do t'a mbante pranë Berishën, qe tremb dynjanë me fytyrën e tij te pagdhendur prej maloku që flet për prejardhjen e tij ...vicidoliane

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kerkohet nje psikiater

        Shqiperia copa copa arabo turke dhe vazhdon te boshatiset bojaxhiu i Surrelit, vazhdon te krihet ne sallonet e Europes.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teodor

          Sarkazem...jam nje njeri qe ka dosjen ne apelin administrative nga viti 2017..dhe mund te vdes e drejtesi nuk do mar...keta bejne turizem juristesh...uroja ta ndjeni nje dite cdo re thote mos marresh drejtesi...

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje