Është caktuar relatori që do të shqyrtojë rekursin e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Gjykatën e Lartë.
Mësohet se relator është caktuar gjyqtari Ilir Panda.
I pari që bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, më 17 Janari, ishte presidenti i PL-së, Ilir Meta i cili kërkoi heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.
Ilir Meta qëndron në paraburgim prej datës 21 Tetor, teksa po hetohet nga SPAK për veprat penale “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Ndërkohë 3 ditë më vonë, më 20 Janari, bëri rekurs edhe Monika Kryemadhi. Kujtojmë që deputeten e PL-së, SPAK e shpalli person në hetim nën dyshimet për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
U harrove o kokecep