Shehaj: Ka marrë para nga krimi! S’ke bërë avokatin, por sekserin! Ia kthen Lapaj: Mos ma ngri zërin, me kë po bën politikë ti?!

6 Shkurt 2025, 23:41Politika TEMA

 

Shehaj: Ka marrë para nga krimi! S’ke bërë avokatin, por

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj akuzon kryetarin e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj se ka marrë përsipër regjistrimin e një prone miliona euroshe që kompania e Çopjave kishte blerë në bregdet

Gjatë një debati këtë mbrëmje në studion e “Top Story”, Shehaj vijoi replikat, duke thënë që vendimi për pronën, është dhënë nga vjehrri i Adriatik Lapajt, Alltun Çela, kur ky i fundit ishte kryetar i Gjykatës së Sarandës.

Nga ana tjetër, Lapaj mohoi çdo akuzë të Shehajt.


Shehaj: Këtë duan të zëvendësojnë Ramën, duke i bërë njerëzit më budallenj se sa i ka nxjerrë Rama.

Shehaj: Kanë një kurajo të jashtëzakonshme, kjo tregon që çështja është marrë nga vjehrri. Ky është dokument i marrë në website. Këta zotërinj i janë drejtuar gjykatës së Sarandës, pronarët që gjykata thotë janë të vërtetët.

Lapaj: Ti më akuzon mua për lekë krimi, me kë bën politikë ti? Duke më thënë mua këtë që kam marrë lekë krimi?!

Shehaj: Seancat e para i ka bërë vjehrri i Adriatikut, pastaj është ndryshuar. Për Adriatikun, kjo mund të jetë fare normale. Faktet janë që zotëria është i përlyer në një aferë, ku është i përfshirë vjehrri i tij, pronarët që kanë pasur pronën, ca personazhe të krimit. Pastaj, vjehrri tha hajdeni ju se unë…

Lapaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi për asnjë në botë, përveçse për vajzën time. Ai zotëria ka gjykuar 12500 çështje. Unë nuk mund t’i hyj me lupë. Prona duhej regjistruar, familjarët kërkuan që shpenzimet e avokatit t’i mbulonte firma.

Shehaj: Nuk është të bësh avokatin, është të bësh sekserin. Si qenka rastësi, që kur doli blerësi, doli prona. Si qenka rastësi që avokati mori aq shumë para për atë shërbim.

Lapaj: Mos ma ngri mua zërin… Pasi unë kam lidhur prokurën dhe kontratën, kam filluar procedurat ligjore. Unë në 8.7.2022, I jam drejtuar një kompanie private të përmbaruesve gjyqësorë, ‘kërkojmë vënien në ekzekutim të urdhrit të ekzekutimit’… Atë hipotekë prone, nuk e ka dhënë vjehrri im.

8 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

    Me këtë sherr që ka hapur Agron Shehaj ngrihet dyshimi se eshte vete ai që ka marre ndonje premium nga Rama per perçarjen e opozites. Lapaj duket dhe dihet që është kundershtar i Ramës, keshtu që nuk kuptohet Ku do të dale Shehaj me këtë luftë brenda llojit. Logjika e do që këta të bashkohen. Keshtu që Shehaj ose është i blerë, ose është debil. Cila është thoni ju? Ndoshta e kam gabim, sepse ne që jetojme jashtë Shqiperisë edhe nuk i njohim mirë konjukturat midis ketyre partive të vogla, prandaj do ishte me vend ndonje koment nga juve që e njihni situated nga brenda. Respekte.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rosaku

      Ore ti Hordhia...ceshtja eshte se ky llapallapa eshte i zhytur ne m...t. Meqenese e njihke kaq mire dhe e mbron kete Tikun, mund te na thuash se ku e kane burimin shpenzimet e nje fushate tejet te kushtueshme qe eshte duke bere?!?!?!

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ardi

      Mos I ngri zerin Tik skuthit se te ha rakun ai , ja nxore te palarat moterqirit Gone, bravo

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shigjetari

        E ndoqa mbreme ne emisionin e Top Canalit , debatin e Gonit me Tikun , qe jane katandisur si Coli me Lolin , per te treguar se kush e ka partine me te madhe e kudh eshte me i zoti . Ne fakt , faktet e Gonit jane me afer realitetit , per sa kohe qe Tikut i iku zeri dhe nuk qe ne gjendje ti kundershtonte me fakte e dokumenta zyrtare . Ai mundohej te mbahej pas detyres se avokatit , po sipas meje ai ka luajtur rolin e sekserit , per vete shumat e medha qe ka perfituar me kontrate . Ai mund ta beje mire kete rol si avokat , duke perfituar nga te tilla situata , po nuk mund te beje rolin e politikanit . Ne opinionin publik ai shfaqet si nje matrapaz ordiner dhe i pa pranueshem per politikan .

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gon Shehaj

          Tiku eshte nje thjesht nje delirant qe bertet o mik, qe rreh gjoksin me patriotizem si i semure. Debil me pak fjale. O zoteri, na shpjego qe pse indiciet jane qe vjehrri yt, duke ndihmuar krimin, te ka perdorur ty per te faturuar. Kete te shpjegoje Llapa. Pastaj, Goni eshte tjeter nivel. I qarte, i kthjellet, i pakapshem. Po flasim pe biznese qe gjenerojne mbi $10m ne vit, brenda dhe jashte vendit. Djale i suksesshem.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maro

            Fshataret mbeten fshatare dhe me leke...po bashkohuni mor ....me shume sulmoni njeri tjetrin per nje gardh...sidomos ky Lapaj me xheste...tipik fshatar .

            Përgjigjjuni
            1. I
              ILIR

              Ama po filluat edhe juve keshtu,na e late Ramen mbi koke deri sa te vdese.Te nderuar ,partite qe ju perfaqesoni nuk jane vetem aset i juaji por i tere shoqerise qe pret dicka ndryshe

              Përgjigjjuni
              1. k
                kafe e hidhur

                agron shehaj nivel intelektual zero..mentalitet komunist..pretendoi fakte por u mundua te bente vetem pis,asgje nga ato qe tha nuk mundi te argumentonte.shprehu nje opinion te tij dhe kaq.po kur flet per fakte nuk i ka.tregoi mentalitet komunist.lapaj persa i perket akuzes se bere te vertetoi me dokumenta dhe kronologji kohore qe eshte teater e baltosje.po ra pre e e te njejtit mentalitet politike ne shqiperi..nisi te ngrinte tymse ne ajer dhe ai per agronin.po nuk ke gjera konkrete me mire rri urte.dhe nese do te tregosh standart te ri mos trego qe dhe ti di te besh pis.lere publikun te gjykoj kush eshte idiot dhe vegel ne kete mes.tiku politikan i ri po duhet te shkeputet nga mentaliteti shqiptar.jo te bej te njejtat gjera.ne momente te vecanta mer rol protagonizmi te theksuar.duhet te kuptoj kur eshte e tepert.agroni pas tete vjet deputet i pd,me bashen fillimisht,e braktisi dhe u be me salen,cuditerisht krijon partin e tij dhe lufton partit e reja.duket vegel e berishes.opinion i imi ky.nuk e paraqes dot si fakt se sperdor dot llogjiken e agronit.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje