Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon

6 Shkurt 2025, 19:08Politika TEMA
Nëse ka rënë non grata e Berishës, ka rënë edhe

Nga Ylli Pata

Komunikimi i njerëzve të afërt të Sali Berishës për çështjen e Non Gratës këto ditë, është sa patetik, aq edhe nivel i ulët logjike e dialektike.

Pasi po bëhet fjalë sikur kemi të bëjmë me vendime të ish-komunave të Mamurrësit apo Bushatit, me të cilat doktori ka thënë vite me parë se mund të rrëzojë qeverinë.

Por sot, edhe Mamurrasi edhe Bushati kanë votuar kundër tij. Gjithsesi, retorika e trajtimit të vendimit të bazuar në ligjin federal amerikan 7031/C si një qarkore pilafi është më shumë se fyerje inteligjence për demokratët vetë e më pas për elektoratin shqiptar.

Vendimet e tre sekretarëve të Shtetit për shpalljen Non Grata; dy republikanë: Rex Tillerson e Mike Pompeo, si dhe Antony Blinken, natyrisht që janë politike, pasi nuk janë marrë nga një nga gjykatë, por nga një qeveri. Që siç e thotë shpesh avokat Ngjela përfaqësojnë qëndrimin e politikës së lartë amerikanet ndaj korrupsionit në Shqipëri.

Vendimi për Sali Berishën, i cili jo vetëm ka qenë një shtetar i lartë i Shqiprisë, por edhe një partner i afrt i SHBA, që së paku ka hyrë dy herë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka qenë i lehtë. Nuk është aspak rastësi që ndëshkimi për Berishën, erdhi pas tre vendimeve për Adriatik Llallën, i cili ishte në flagrancë e nuk ka lidhje me politikën, e më pas ndëshkimin e dy zyrtarëve socialistë. Tom Doshin e Vangjush Dakos. Të cilët nuk e kanë fare rekordin e pandeshkueshmërisë së Sali Berishës, por u pa ë kjo rrugë u zgjodh nga SHBA, për ta prezantuar sanksionin ndaj Berishs dhe familjes së tij, jo si një njëanshmëri, por si një aksion gjithëpërfshirës.

Doshi dhe Dako, ishin dukshëm një rrugë politike për të mbërritur tek doktori, edhe pse faktet janë brenda, që gjithsesi nuk e kanë rëndesën e dosjerëve të frikshëm alla Berisha.

Tani, nëse marrim për bazë deklaratat tallava të Palokës, Balliut Junior e kompani që Non Grata ka rënë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një efekt domino masiv, ku mund të reabilitohen të gjithë zyrtarët socialist të ndëshkuar, thënë të vërtetën, me insistimin e Lulzim Bashës. Insistim që diplomatët e lartë amerikanë e kanë marrë për bazë.

Është kejt normale që të ndodhë kjo nëse siç thotë Paloka e Balliu ka rënë Non Grata e Berishës se e ka vendosur Sorosi. Po për Tom Doshin e Vangjush Dakon, kush e mori? Natyrisht që është një skenar fantazmagorik alla Çufo dhe Bubi Kaçurrel, po le ta quajmë se ndodh. Atëherë rikthehemi tek rënia e të gjithë akuzave që kjo opozitë e Sali Berishës ka bërë ndaj mazhorancës për t gjithë kohën kur është në pushtet.

E ku kthehemi ne? Në 2009 fare, pasi në 2013, doktori dha dorëheqjen e tha se i ka lënë shëndenë politikës. Ka shumë gjasa që si efekt domino të kthehen të gjithë ata që një Non Grata tjetër si Tik Llalla i largoi nga politika si Rroshi i Kavajës apo edhe të tjerët. Sepse kështu i bie, pavarësisht se narracioni infantil i doktorofilëve mendon se u drejtohet foshnjave politikë, që gjithsesi janë më të zgjuar se ata…

12 Komente

  1. K
    Kanina

    YllKar. Behet fjale per politikan jo per bandite

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arbeni

      Bandi e kaluar banditëve janë polileshët shqiptar kalinjot.

      Përgjigjjuni
    2. y
      y

      Ky thote se po ti hiqet Berishes duhet ti hiqet edhe Tom Doshit. Po normale ti hiqet Tom Doshit, cfare i ka dale Tomes qe mos ti hiqet, deri tani nuk ka asnje fakt, asnje akuze, ashtu si nuk kishte asnje akuze , asnje fsakt, prove per Berishen. Nese Doshi dhe te tjeret jane perdorur sic thote gazetari per te mberritur tek Berisha atehere i ben edhe me te padrejta nongratat dhe ka shume mundesi qe administrata e re ti heq.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tr

        Jane 2 lloje non grata. Nga thesari dhe departmenti shtetit. Nga thesari eshte per korrupsion dhe krim te organizum i faktuar. Nga departmenti shtetit eshte ne teper politike

        Përgjigjjuni
      2. R
        Roçka pe korçe

        o Salih gerdeci prit gomar te mbije bar

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          Ato shpalljet e sekretarve Pompeo dhe Tillerson duken si flete lavderimi para shpalljes nongrada nga BLINKEN familjes kriminale te Sali mortjes . Toma po edhe Dako jane lule perpara kesaj familje kriminale se kane ndihmuar familje shqiptare , ndersa familja terroriste e Saliut eshte e zhytur deri ne gryke ne gjak shqiptaresh .

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            Ato shpalljet e sekretarve Pompeo dhe Tillerson duken si flete lavderimi para shpalljes nongrada nga BLINKEN familjes kriminale te Sali mortjes . Toma po edhe Dako jane lule perpara kesaj familje kriminale se kane ndihmuar familje shqiptare , ndersa familja terroriste e Saliut eshte e zhytur deri ne gryke ne gjak shqiptaresh .

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Ato shpalljet e sekretarve Pompeo dhe Tillerson duken si flete lavderimi para shpalljes nongrada nga BLINKEN familjes kriminale te Sali mortjes . Toma po edhe Dako jane lule perpara kesaj familje kriminale se kane ndihmuar familje shqiptare , ndersa familja terroriste e Saliut eshte e zhytur deri ne gryke ne gjak shqiptaresh .

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beni USA

                O ti mender Yll apo Gelas Pata mose u mundo te vendosesh shenje barazimi midis Sali Berishes dhe atyre pjestaresh Bandash Socialiste , sepse nuk perputhen aspak , jane komplet te ndryshem . Berisha eshte Shtetar dhe ata jane Bisnesmen RJEPES qe te rjepin te gjalle

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  sali maloku jot është një kriminel e gjakësot shpellash.Ti si duket ke jetuat në Mars që nuk e dike që saliu vrau 3000 njerëz më 1997,vrau 26 të tjerë më 2008 në Gërdec për korrupsionin e të birit.Gjizhashtu vrau edhe 4 qytetarë protestues më 21 Janar 2011 të cilët u panë live nga të gjitjë shqiptarët.Zotrote nuk e di që maloku është një brasës që i ka duart të lara me gjak shqiptarësh.Turp të të vij sepse edhe do jesh nga ata të tokës së xanum,çeçemët pra !

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Beni USA

                    Une jame nga zona e Beratit dhe ndihem Shqiptarore dhe jo Liliput si ti o Mori i kuqe Komuniste ,qe ke nje urrhetje patalogjike ndaj Sali Berishes dhe krahines Veriore te Shqiperis se cunguar , ti bajge qe ju drejtohesh Shqiptarve te pjesese veriore me etikimin Malok te sajuar gjate epokes te realizmit socialiste ku ju morat e kuqe komuniste pjelle e Popovicit me ndimen dhe drejtimin e Jugosllaveve nenshtruat Shqiperin dhe nacionalizmin patriotik Shqiptar ne trojet Shqiptare. o ti Mut Socialist mose haro se jugu i shqiperise qe nga mali Gramozit -Tomorit Skrapar -Mallakstra- Vlore deri ne Prevez ka me shume teren te thyer dhe malor sa dhe veriu Shqiptar pra nga kjo dhe ju Liliputet e jugut gjysemoping duhet te ndihen me shume MALOK se Shqiptaret verioret perfshi ketu dhe Kosoven dhe trojet e thera Shqiptare ne ish-Jugosllavinê tuaj moter

                    Përgjigjjuni
                2. K
                  KCK Live ne Surrel

                  "Me non graten asnje komunikim - thoshte Edi Rama referu Sali Berishen. Ndersa 2 non grata tjere Doshin e kishte aleat qe i ble regullisht deputete e keshilltar bashkiake e ja delegon PS pas zgjedhjeve e ate Gjush Dakon ja shtrydhi deri ne piken e fundit ato vjedhjet atje ne Durres - Sa per kete Paten, mos ja vini re, e sheh realitetin gjithmone nga nje qymez ne Surrel....

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje