Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume foli lidhur me ecurinë e procesit të regjistrimit të diasporës për të qenë zgjedhës në 11 maj.
Kume tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se interesimi i shqiptarëve është shumë i madh për të votuar.
"Interesi i shqiptarëve jashtë vazhdon të mbetet dhe të jenë kontributor dhe se sa mirë mund të qeveriset ky vend", tha Kume.
Lidhur me kërkesën e Berishës që të regjistrohen për të votuar edhe ata emigrantë që nuk kanë asnjë dokument shqiptar, Kume e cilëson si të pavend në këtë fazë ku gjendet procesi.
"E para, e bërë kjo kërkesë kur procesi është në zhvillim e gjej të pavend. E trajtuar si kërkesë mund të diskutohej kohë më parë. Nëse edhe tashti bien dakord mund të bëhen ndryshime si duhet të ndërhyhet në ‘PER’. Ajo që shoh në këtë veprim, është një lloj stepjeje, ngërçi që ka krijuar me entuziasmin që nisi ky proces me dy partitë politike", shtoi ish kreu i KQZ.
Kume shton më tej se mbetet në pikëpyetje nëse vota e diapsorës do të ketë efekte apo jo.
"Nëse nuk ndodh një gjë e tillë nga KQZ do kemi probleme me realizimin e kësaj mënyre të votuari. Duhen ndryshime në kod dhe nëse nuk bëhen as rregullatori s’ka për të marrë vendim. Për mua është një situatë e cila mbart me vete pikëpyetje a do ketë efekte vota nga jashtë Shqipërisë."
Po të mos bëhet dot regjistrimi me dokument të huaj, atëhere ti jepet mundësia që të nxjerrin vetëm kartën e identitetit nëpër konsullata, e cila tani për tani nuk lejohet dhe e dyta me qenë se është shumë vonë duhet shtyrë edhe data e regjistrimit.
Kane qe ne Korrik 2024 qe e dine qe duhet dokument biometrik. Nese nuk kane bere perpjekje per tu pajisur me to, atehere nuk duhet te votojne. Kush ka dashur, e ka bere pa pike problemi karten e identitetit. Nese nuk e kane bere, le te ngrohen ne diell e te zene mend per zgjedhjet e ardhshme
Berisha propozon, atë që nuk arrihet, për të justifikuar humbjen ose mos pjesmarrjen në zgjedhje!
Dhe ky arumuni thote nuk lejohet qe ti jape SALIUT alibi per humbjen e zgjedhjeve te 11 majit. Per ju eshte jetike qe PD te mos e leshoje SAIIA!!!
Arumun fisnik i vecante. Arberesh
Po srategjia e Saliut kjo ka qene vetem te lehe d m th vetem te haje mut kot ne c'do kohe e per c'do gje . Saliu vec per ty , per Ristanin e Gjaten nuk ka folur pastaj pef te gjithe nga mengjezi ne darke . Per prokuroret e pergjithshem per te gjithe edhe kur i vendoste vete . Per gjukatat c'do vendim qe nuk i shkonte per shtat atij gomari sulm te paprecedent deri ne kanosje , po ti jepte hak atij at'here po mire .
Mendoj qe nuk eshte e drejte qe nje person nqs nuk ka dokument shqiptar te votoje, nuk ka kuptim, ka shum kohe qe flitet per voten e diaspores, kush eshte i interesuar duhej te pajisej, ka akoma kohe kush eshte i interesuar