Reformat e integrimit duhet t'i bëjnë bashkë pozitë-opozitë, me qëllim ecjen e Shqipërisë drejt bashkimit Europian. Këtë propozim dhe ide e ka hedhur Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila do ua transmetojë edhe Qeverisë dhe opozitës shqiptare.
Pohimi u bë gjatë një fjalimi në një panel në Bruksel, ku Kos ndodhej në krah të ambasadorit shqiptar në BE, Ferit Hoxha dhe atij grek Ioannis Vrailas. Kos paraqiti propozimin për një pakt kombëtar.
“Për të shpejtuar me të vërtetë procesin e anëtarësimit, këshilla ime për vendet kandidate është që ta bëjnë anëtarësimin një projekt kombëtar. Një projekt që është në pronësi jo vetëm të qeverisë, por edhe të opozitës, organizatave të shoqërisë civile dhe komuniteteve lokale. Të gjithë duhet të jenë pjesë e këtij rrugëtimi transformues.
Në kohën kur Sllovenia ishte kandidate për anëtarësim, kishte një marrëveshje mes të gjitha partive politike që të mos debatonin për çështjet e BE-së. Ky unitet ishte i dobishëm në përshpejtimin e rrugës drejt anëtarësimit në BE”, tha ajo.
Kos i konsideron Shqipërinë dhe Malin e Zi si shtete pararojë në procesin e anëtarësimit deri në vitin 2030. Gjatë presidencës polake, ajo u shpreh se do të organizohen deri në 10 konferenca ndërqeveritare që shërbenin për hapjen dhe mbylljen e grupimeve dhe kapitujve me Tiranën dhe Podgoricën.
“Shpresoj se gatishmëria e BE-së për zgjerim është tashmë reale, pasi prej njëzet vitesh vendi im e ka ndjekur procesin e anëtarësimit pa arritur një progres konkret. Ne vinim në Bruksel dhe largoheshim duarbosh. Kur ka vullnet te ndërsjelltë, gjendet një mënyrë për të zgjidhur problemet.
Në 10 vitet e fundit kemi demonstruar momentin e nevojshëm reformues, duke zbatuar ndryshimet e nevojshme ligjore për të përmbushur të gjitha kriteret. Shqipëria tashmë po sillet si një shtet anëtar i BE-së dhe kërkon përshpejtimin e proceseve të anëtarësimit nga pala e Brukselit. Qëllimi ynë është që të përfundojmë negociatat në vitin 2027 dhe në fund të dekadës ne aspirojmë të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Ferit Hoxha.
Ky unitet që thotë zoti.Kos në Shqipëri nuk hapet sepse ajo e di mirë që lideri i opozitës Sali non grata do vetëm destabilizim.
Dhe jo vetem kaq, por kudo qe ndihet nevoja e tij, kerkon faktorizim, duke bojkotuar cdo perpjekje.
KE duhet qe te vendos qe shumica e popullit perkrah mazhorancen , nuk duhet te prese qe nje organizate kriminale si PD te jape driten jeshile .
O Kos, hajde ketu e futja sales n'shpull kokes qe ta bosh QEROS, se ndryshe nuk mer vesh ai tutkun, do pushtet me zor.
Kjo Marta Kos duket se nuk eshte e afte per detyren e marre parsiper. Prandaj vuan BE sepseka plot si kjo biba ne drejtim. Prandaj dyhet nje Mask qe ti zboje kategorine e kesaj burokrateje idiote. Rama duhet ti thote Kosit tru-kos se ne demokraci nuk punohet me pakte kombetare, sepse nese te gjitha partite bien ne nje mendje atehere nuk jemi ne demokraci.
E paskazbuluar punen evezes se Kolombit kjo Marta Kos. E mjera BE kur e udheheq!
O Kos i holluar do prap fare k… qe te behesh me e trashe.