Më 29 janar, një notë diplomatike iu dërgua të gjitha institucioneve më të larta në Shqipëri nga Ambasada Amerikane në Tiranë, siç raportoi ekskluzivisht Albanian Post.
Aty njoftohej ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.
Vendimi i Trump-it prekte edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), e cila gëzonte një mbështetje shumë të gjerë dhe të fortë nga administrata amerikane prej krijimit të saj, duke marrë ndihma si financiare ashtu edhe logjistike.
Përtej ndihmës amerikane, SPAK është mbështetur që në krijimin e saj me kontribut direkt edhe nga Bashkimi Evropian përmes programit të ashtuquajtur Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri (EURALIUS V) përgjatë viteve 2018 dhe 2021.
Ky bashkëpunim i frytshëm mes institucionit të drejtësisë dhe Unionit do të vazhdojë edhe në mungesën (e përkohshme ose jo) të programeve të SHBA-ve.
“Ne jemi vënë në dijeni për njoftimin e bërë nga Presidenti Trump për të pezulluar përkohësisht të gjitha programet e ndihmës së huaj të SHBA-ve për 90 ditë në pritje të rishikimeve nga administrata e re. Reforma e sektorit të drejtësisë në Shqipëri dhe forcimi i shtetit të së drejtës janë vendimtare për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi fillimisht një zëdhënës i Komisionit Evropian për Albania Post.
Bashkimi Evropian është “i përkushtuar të mbështesë këto përpjekje”, pranoi përfaqësuesi i BE-së.
Zyrtari evropian theksoi gjithashtu se “roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit është i një rëndësie kyçe”.
Në reagimin e saj, pas ndërprerjes së përkohshme të fondeve dhe ndihmës amerikane, Prokuroria e Posaçme do të shpjegonte se ka bashkëpunuar edhe me agjencitë e huaja të hetimit dhe inteligjencës.
“Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI”.
Sipas institucionit të drejtësisë, mbështetja e autoriteteve amerikane ka qenë “tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”.
Për vitin 2024, Shqipëria mori një mbështetje financiare prej 18 milionë e 470 mijë e 118 dollarësh nga agjencitë amerikane.
Sipas të dhënave nga SHBA-të, ky është një financim dukshëm më i ulët krahasuar me vitin 2023, kur Shqipëria mori 38 milionë e 540 mijë e 120 dollarë.
18 milione dollare jane taksat qe cdo ore Trump duhet ti paguaje popullit te tij, por qe nuk i paguan sepse populli i tij eshte nje tufe 70 milioneshe delesh qe e adhuron kur ai nuk paguan taksa apo kur flet dhe genjen veresie. Prej atyre 70 milioneve, 60 milione nuk paguajne vete asnje takse sepse kane ardhura te uleta ose nuk punojne fare. Dhe kjo turme, me Trump ne krye, mendon se mund te pushtoje shtete sovrane, por edhe te furnizoje me bomba hebrenjte qe bejne genocid ne Gaza. Edhe per sa kohe popujt e botes do ta lejojne kete cmenduri amerikane?
Duhet te jetosh ne fshatrat e Amerikes qe ta kuptosh. Eshte fatkeqesi qe ate plehra votojne.makina te medhaja dhe qine motrat e kushurirat e veta. Nga shqipot qe e kane votuar shumica jane rrota kari pa shkolle
SPAK esht institucion me rol ky per te mbajtur ne pushtet hajdutin Rama duke futur ne burg lideret e Opozites qe kundershtojne vjedhjet e Rama hajdutit
Shtet per turp te Zotit!!!Dmth nese shtetet e huaja e ndalin leket nuk do ket me drejtesi !!!! Ku eshte zeri i Qeveris Shqiptare ?????
Komentues “Bota ……” me fal bytha, nuk ka me qofte tek daja, i droguari Ed Corapekuqi b.q. i Sorosit vete ka thene qe SPAK e ka bere ai dhe PS, tani do te hajne ate ae ka para Noc Rroku.
Faleminderit Europa Merci / Danke / Thank you
Amerika ka ikur perlesh
BE bën mirë që mbështet spak,por spak heton arkat e peshkut shpejt e shpejt dhe deri diplomën e belo esmerit dhe nuk gjen fakte për krimet e Saliut,madje e lë të takoj edhe pensionistët gjerman
A un mendova qe sali non grada do shpetonte po nuk qenka shkruajtur
Lush eshte ky personi ne te djathte te Dumanit, duket si fytyre e pare dikur.