Mbi 153 mijë kërkesa kanë bërë personat që jetojnë jashtë Shqipërisë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe thuajse të gjitha kërkesat janë shqyrtuar.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, nga 125,477 zgjedhës (unikë) që kanë bërë kërkesë për regjistrim, 97,264 prej tyre u është miratuar kërkesa, ndërsa 27,892 u është refuzuar.
Siç mund të ishte e imagjinueshme, numri më i madh i kërkesave ka ardhur nga Italia, plot 58,332, ose 38.0% e totalit. Më pas vjen Greqia me 41,570 kërkesa, ose 27.1%, ndjekur nga Gjermania me 18,205 kërkesa, Shtetet e Bashkuara te Amerikës me 10,937 dhe Mbretëria e Bashkuar me 9,340 kërkesa.
Kërkesa për të votuar në zgjedhje kanë ardhur edhe nga shtete të pazakonta, si Mongolia, Ishulli Reunion, Ishujt Kuk, apo nga Territori i Pushtuar Palestinez, ku me sa duket, edhe pse lufta ka shkaktuar një krizë humanitare, një shqiptar që jeton aty dëshiron të votojë.
Une nuk votoj po nuk shkoi ne burg Saliu dhe ata partiçkat qe po vjedhin me thase tani; vjedhin, me duket se jane te lidhur me mafjen e droges: po, po Llapaj me gjithe shoke
Thone se dy gabel nga Xhibuti jane shprehur te gatshem per te votuar dhe atje edhte nisur me urgjence Xhozi dezinjatorja e partise ne fluturimin e saj planetar rreth botes se ta po i marrim dhe nja dy vota ne Xhibut se ndoshta ngelemi dhe per dy vota pa hipur ne pushtet.