“Mund të jemi forcë e parë opozitare” - Dash Shehi: Do ta thyejmë sistemin bipolar...

6 Shkurt 2025, 22:10Politika TEMA
“Mund të jemi forcë e parë opozitare” - Dash Shehi:

“Mund të jemi forcë e parë opozitare”. Kështu u shpreh Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e “Ditarit” me Bruna Çifligun, në A2 CNN.

“Ky është një hap i parë dhe kam shpresë që këtë radhë do të jetë një ditë e mbarë për ata njerëz që mendojnë ndryshe. Afrojmë njerëz më të mirë, më të rinj, që kanë kurajo t’i kthehen kryetarit... Kodi Zgjedhor që kemi është që të largojë të rinjtë nga politika.

Unë e konsideroj aktin më reaksionar marrëveshjen Rama-Berisha të vitit 2008. Nga aty kanë buruar shumë të këqija, që populli nuk kontrollon dot më pushtetin. Prandaj jemi kthyer në parti-shtet”, tha Shehi.

“Gjithashtu, besojmë se SPAK-u luan rol pozitiv”, tha Shehi, por shtoi se vota nuk është e sigurt, pasi nuk u lejua vota elektronike.

“Kjo ka ardhur si pasojë e një marrëveshjeje PS-PD për të hequr nga fusha “lojtarët” e tjerë. Ushtria e komisionerëve është politike, që ndikon në zgjedhje. Ata abuzojnë me votat e të tjerëve dhe me këtë ligj absurd, partitë e vogla nuk kanë komisionerë. Në një vend si Shqipëria, mendoni se disa njerëz do të ruajnë votat e rivalëve?

Që në fillim nis me paragjykim. Kjo është bërë për të vjedhur votat e atyre që nuk kanë komisionerë. Ne kishim shpresë të hiqeshin komisionerët me votën elektronike, por u kthyen mbrapsht”, shtoi Shehi.

10 Komente

  1. W
    Www

    Kur ka thënë këto, ka qenë te dopjo e dytë.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jorgo

      e paske tepruar me dopjet sot o dash

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ushtari.

        Mire e ke ti o dashi por ne menyre elektronike votat vidhen me kollaj o dashi dhe nuk e mer vesh se nga shkuan e vane.Po vidhen bankat e po thyhen kodet e sigurise boterore nepermjet elektronikes e mos te devijojne votat ketu tek ne.Me mire me dore o dashi e shikon me sy e prek m dore dhe ja kaq eshte kjo pune.Do pak kkhe me shume per numerim por shto numeruesit nga pese pre shembull beje pesembedhjete .E po nuk doli rezultati per dy dite le te dale per pese.Letrat aty jane i konteston i hap j rinumeron ku te ngjalljn dyshime dhe zgjidhen mos marveshjet.Po me vote elektronike iku nga nje llkgar ne tjetren vota e nuk ja gjen dote fillin.Voten elektrknike e kerkojne ata qe kane mundesi teknollogjike ta manipulojne ose te pretendojne se u manipulua sistemi prandaj humbem.Dakort o dashi.Hajt gezuar me fund.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zyber

          Dashi, nje njeri i mire , i ndershem, popullor

          Përgjigjjuni
          1. k
            k

            I vetmi nga i cili kam dēgjuar njē ide dhe pozicionim politik. Nga tjerēt Vetēm gēnjeshtra dhe propagandē pēr injorantēt.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hzizi

              Sigurisht, do ta thyesh me dysh ore dash!

              Përgjigjjuni
              1. x
                xhovalin

                hahahaha..ky pijaneci dhe lul basha do jene forca e pare opozitare...hahahahah

                Përgjigjjuni
                1. h
                  hah h h haaaaaaaaaaaa

                  cfar dreq rakie ka pi ky mer ,raki Kungulli e ! Futeni ne bodrum ,kte zhele politike

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dash ik futi ndonje pace me fahriun

                    Dashi pa kembore,ka 30 vjet qe i sherben saliut si komunisti me i ndyre,sot na u be i me i mire nga saliu,po ku ishe ti o pijanec deri me sot,si nuk r hape gojen kur ai bente piramidat bashke me ty,kur vriste,kur favorizonte familjen qe te vetmin talent kane vjedhjen dhe mashtrimin si i jati...

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arbeni

                      Dash sjko e futja mdonjë dopjo raki me kukurev ????????????????

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje