Geraldo Durdaj, është një personazh jo pak i njohur për opinionin publik. Ai është vëllai i 7 vjeçarit, Erisonit që mbeti i vrarë në tragjedinë e Gërdecit.
Familja Durdaj, veçanërisht nëna e Geraldos, Zamira është simbol i rezistencës në kërkim të drejtësisë për ngjarjen e rëndë, pas së cilës shumë familje mjerisht e shitën gjakun e të vrarëve me para.
Por jo Zamira dhe as Geraldo që nuk u shitën dhe as u dorëzuan duke kërkuar nga shkalla në shkallë brenda dhe jashtë vendit gjykimin dhe dënimin e fajtorëve politikë të korruptuar të Gërdecit.
Geraldo ka punuar në Drejtorinë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe më pas drejtoi për disa kohë ATP-në. Ai do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e pritshme të majit.
Në këtë intervistë për gazetën DITA ai tregon arsyet që e shtyjnë drejt këtij vendimi.
Përshëndetje z.Durdaj. Fillimisht, donim të pyesnim, pse mendon që duhet të kandidojë Geraldo Durdaj në këto zgjedhje?
Geraldo Durdaj: Unë do pyesja Fatmir Mediun si fillim: “Nëse do fitosh si deputet dhe Partia Demokratike do të fitojë zgjedhjet, do jesh Ministër i Mbrojtjes? Do justifikohesh që s’e dije se çfarë po ndodhte në fshatin Gërdec, ku kishte njerëz që kishin një jetë normale para asaj gjëme që shkaktove ti dhe korrupsioni? Që si njerëz normal po bëheshin gati për dreken e të shtunës kur i hodhët në erë? Kur të jesh Ministër i Mbrojtjes, këtë herë çfarë do ndryshojë?
Do t’ia drejtoja këtë pyetje edhe Sali Berishës: Do vrasësh sërish protestues meqë do të bëhesh sërish kryeministër? Unë kam në plan të protestoj, kur gjërat mos më duken të drejta, por kam frikë për veten, për familjarët e mi, për miqtë që i di që janë rebelë dhe kundërshtojnë kur shohin padrejtësi.
Kandidoj pra, sepse nuk dua të vriten të tjerë nga qeveria si vëllai im. Kandidoj që nëse dua, të mundem të dalë në protestë pa frikë se po më vret kryeministri.
Kandidoj edhe sepse do doja që përveç politikanëve të vegjël si këta që përmenda, as shtetet e mëdha të mos vendosin për ne, pa na pyetur.
Kandidoj gjithashtu, sepse më pëlqen që Shqipëria të mos dalë në media vetëm për tragjedi, po edhe për malet e bukura të Gramshit, apo Tropojës.
Pyetjes suaj dmth, doja ti përgjigjesha nëse do shikoja që mediat t’ia bënin këtë pyetje së pari atyre që nuk duhet më kurrë të ishin në politikë. Do ishte pyetje e mirë, vetëm nëse disa do kishin të njëjtën dëshirë për të kuptuar se ku na ka çuar politika, sidomos kur vjen pasiv-agresive si përpara zgjedhjeve të fundit.
Unë do kandidoj edhe sepse më duket e domosdoshme të sfidojë të keqen që ka qenë shumë reale për familjen time, dhe vazhdon të jetë këmbanë e tmerrshme për të gjithë shoqërinë.
Partia Socialiste po kërkon mandatin e katërt. Çfarë mendon që kjo parti do bëjë tani, që nuk e ka bërë në tre mandatet e mëparshme?
GD: Ka pasur një rrugëtim më të gjatë se zakonisht. Dukej sikur ishte krijuar një traditë me dy mandate. Kjo e parë nga larg, por nëse i marrim në analizë, dy-mandatshi i parë i Berishës u ndërpre me luftë civile. Përpjekja e parë e kësaj demokracie, shkoi pra në zgrip nga qeverisja e keqe e një njeriu që pushtetin nuk e mban dhe as e kupton dot pa dhunuar kundërshtarët.
Në vitin 1997 ushtrinë shqiptare e nisën të luftonte me shqiptarë. Kushtetuta që bënte Berishën mbret nuk kishte se si të miratohej. Lekët e shqiptarëve shumoheshin në mënyrë kaq absurde, sa Lul Basha në atë kohë do dukej profesor matematike.
Herën e dytë po i njëjti person, këtë herë kryeministër, kreu 21 janarin. Katër qytetarë të vrarë, 400 të plagosur, bomba e fishekë që fluturuan e morën jetë. Në atë kohë “turistët” e vetëm ishin gazetarët që vinin për të parë luftën nga afër. Shikoni sot.
Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë këtyre viteve të qeverisjes Rama. Duhet pranuar ndryshimi i madh që ka ndodhur. Dhe ky ndryshim duhet të vijojë me një mandat të ri.
Që në moshë të vogël unë kam qenë i angazhuar në forumet rinore të Partisë Socialiste. Ajo ka treguar se është e vetmja parti që ka potencialin për forcimin e shtetit. Sot themi që Shqipëria në 2030 do jetë në Bashkimin Europian. E meriton të jetë PS në pushtet sepse kjo rrugë u bë e tillë gjatë mandateve të Partisë Socialiste. Janë dashur shumë përpjekje dhe shumë fat që të ishim kaq afër.
Cilën zonë ke zgjedhur dhe pse?
GD: Që në fillim të aplikimit tim pranë platformës Deputeti që Duam, kam zgjedhur në mënyrë specifike të jem kandidat për vendlindjen time, qytetin e Gramshit. Origjina ime është nga fshati Kotkë i Gramshit, dhe populli i Gramshit është inteligjent e vlerësues. Dua të jem përfaqësuesi i tyre. Por kjo gjë do të vendoset nga përzgjedhja që kryetari i Partisë Socialiste do bëjë.
Këto kohë kam shkelur në çdo fshat të Gramshit, kam parë familjet në nevojë dhe kemi adresuar probleme për t’u zgjidhur. Kam dëgjuar çdo banor të fshatrave ku kam shkelur, kemi dhuruar libra pranë gjimnazit të Gramshit. Jam një arkiv e mirë plotësuar e shqetësimeve të asaj zone. Dashuria për ata njerëz më jep zemër e kurajo. Dua të jem edhe një zë i ngritur për të lehtësuar jetën në atë zonë të Shqipërisë.
Nëse nuk zgjidhem përfaqësues për Gramshin, do të doja të më jepej një mundësi nga Partia Socialiste për të qenë përballë Fatmir Mediut në një përballje elektorale.
Përtej kësaj s’kam asnjë dyshim që Partia Socialiste do të fitojë mandatin e katërt. Populli shqiptar nuk mund të votojë një opozitë që nuk di se ku janë dhe çfarë bëjnë, një parti që mund t’i kthejë dhe dy apo tredekada më pas.
Çfarë mendon për partitë e reja?
Partitë e reja më duken me ide të vjetra. Nuk kanë organizim të brendshëm, nuk kanë debate të brendshme, dhe përveç kryetarit, askush nuk njihet, nuk kanë ekipe. Lëvizja Bashkë ka treguar se ka përmbajtje, por vuan nga ato që thashë më sipër. Ky është mendimi im.
Keto morren nga 400 mije € dhe tani dashkan me u bo dhe deputete! Pu pu pu
Pse genjen o Palaço, Keta i refuzuan ato 17 Miljon leke te vjetra qe Bastardet e Familjes Berisha iu ofruan .Geraldos i Uroj Suksese ,sepse eshte Djal i Mrekullueshem Nese do mund ti zregoj te gjitha Fundet e tyre ,sepse kalojne nga Zyra ime. Djal
Mediu eshte nje plehre. Po vellai I viktimes, ky Durdaj ishte drejtor te institucioni per ishpronaret e kishte vene Edi Rama. Ishte pordhac nuk pranonte qytetar te ankoheshin, izolonte ne zyra punonjesit, me pretendimin se po vente rregull. Nderkohe dilte vet neper korridore me PURO ne dore me pordhe. Durdaj pazarci si Mediu, burra kurve, harroji vdekjen e vellait. Drejtesia dhe shteti do perparoje me keto maskarenj qe duan pushtetin per interesa personale, ky eshte Gerard Durdaj te kandidoje per kocka qe le Rama.
Yyyytttttt Llum i Sali Qenit!
Ti "to Na muyti llumi" ,mos ha mut kot se leket qe u premtoi Berisha,ja hodhen surratit dhe nuk i pranuan. Saliu eshte kriminel.Ky djal e meriton te jete deputet i PS-te.
Te dashur bashkombsa, Mero mire ben qe ju begenis me perralla, nderkohe 100.000 Palestineze duhen shperngiulur diku, por Sazani nuk eshte pjese e plan strehimit.
Kalec, lajmi i fundit asht se Trump do i merr ne Usa 2 milione palestinezet e Gazes.
Kurse lajmi i fundit fare eshte qe Tramp do i mbledhi gjithe kalecat dege me dege e do i coi ne Guntanamo bay.
Ky e ka mire si ide,por nuk jane lista te hapura,krimineli fate gerdeci eshte ne ombrellen e sigurte te sali kryekriminelit,keshtuqe sikur edhe nje vote te mare fate amerikani,behet deputet
Medium do jete ne listen e hapur me Meten...vetem Dule do kete dicka nga Vlora...
Kerko drejtesi jo pushtet o mik....
I dashur Geraldo.Te uroj me gjithe zemer te zgjidhesh deputet.Ajo qer me gezon me shume eshte fakti qe kerkon te behesh deutet ne Gramsh dhe te perfaqessoh edhe nje pjese e Tomorrices se Gramshit duke qene se je nga Kotka.Une e njoh mire ate zone se jam i asaj zone.Shume suksese.
Bo bo nia tjeter na gramshi, lol…. si tiku i llalles!
Vrau 26 njerëz,hodhi në erë një zonë të madhe dhe përsëri deputet,ky është një skandal.
Geraldo te uroj gjithe te mirat ne jeten tende. Juve si familje, prej grykesise se pangopur te nje pushteti gangseresh (siç e percaktoi Anglia qe ne mandatin e pare PD-n), u ndodhi nje fatkeqesi shume e madhe. Vendimi yt me jep optimizem. Ai skuthi, i biri i nje bushtre, i rritur neper trena, nuk ka pike burrerie te pranoje poshtersine makabre qe beri ne Gerdec. Ne ushtri dhe kur levizte nje makine me tesha, apo ushqime, merreshin 1000 masa si: dalja ne urdher dite e makines, vendosja e rrugekalimit ne vajtje e ardhe, ora e nisjes dhe e kthimit, shoferi qe do guidonte makinen, pergjegjesi i makines nje kuader oficer ose nenoficer, shoferi dhe pergjegjesi i makines firmosnin qe ishin njohur me punen qe do te benin etj. Keta palaço levizinin municione pa marre asnje mase. Çmontonin municione me njerez te pa instruktuar, deri femije... Hiqen sikur nuk kane bere asgje. Fshihen pas mandatit, si lepujt ne ferre. Turp. Gjemat e bemat e tyre te perbindshme, per t' u pasuruar shpejt e shpejt i cuan ne ate tragjedi. Mendimi im eshte se ti i duhesh parlamentit te ardhshem...
Medium e mbron pushteti sotem...ai e ka grure me pushtetin si gjithnje.
Me vjen keq qe i afermi juaj ka nderruar jete, por kjo nuk eshte e ndershme! Ti je ne perfitim e siper duke u hedhur nga nje institucion ne tjetrin dhe tanime kerkon edhe me teper (e beri djali i deputetit Xhindi sikur i kishte borxh nje komb i tere duke vegjetuar 3 legjislatura ne parlament)! Me cfare te drejte kur nuk di te besh 2 fjale bashke (apo se ke bere nje video leshi, te montuar si shume te tjere, ku tregoni sa shume keni bere per partine dhe popullin) dhe sherben si ushtar dhe altoparlant partie! I percmoj figurat si ty qe perdhosin gjakun e tyre!
Elvis,di gje te cfar shkolle Ka ky personi,dhe per cfar Ka studiuar,,,po' ik interesohu njehere mer bole interneti,,,po' ti po' voton per kryebashkiak te tiranes,nje cop jevg me dipllomen te fallsifikuar ,,,,
E di o trim interneti sa i shkolluar eshte ky. Me siguri si ti eshte qe nuk ke nje fjale te sakte! Lexo cfare kam shkruar dhe mos i interpreto si te doje bytha! Leri te tjeret te shkruajne cfare mendojne se nuk je polic gazete! Dhe ta dish qe nuk votoj koqet, pavaresisht ngjyres se partise!
Kete Geraldo Rilindja e paska vene te punoje ne Min. Drejtesise e te drejtoje edhe ATP! Mund ta beje edhe Deputet e te garoje per Kryeminister! Kjo eshte DEMOKRACIA! Por ama jo se eshte nga "Familje DESHMORI" se te tilla si qemoti ku sa pillnin beheshin Drejtore e Ministra nuk ka ne DEMOKRACI...se asaj i thone "Lufte KLASASH" e ligjeruar!
Sa bythqira paska akoma mbas non grates dhe fate mehdiut,,,o legena hunben jeten 26 shqiptare te oafajshem mer plehrat,QE i toni vetes shqiptare,,te bohet deputet dhe te ngreru zerin ne kuvend,,ptuuu gjak per,,,
Prandaj është katandis Shqipëria dhe drejtësia në këtë gjëndje se ka njerëz si Saliu e Mediu dhe këta më lartë që të vrasin e të lavdërohen si Cuba që janë.
Shum shpellarë ka ky vend,ky krriçi thotë ke marë kaq euro dhe çfar do.....o shpellar nuk blihet jeta me euro sepse jeta është gjëja më e shtrenjtë që ka dhënë Zoti.
Pershendeteje!
Ou , na qenka bere i vellai i deshmorit nje patronazhist hajdut i ripjelljes. Po cfare tu desh qe e nxore koken more hajdut. Ishe me mire nje anonim dhe ju si familje njerezit ju njihnin me pozitivisht mes betejes se nenes tuaj duke kerkuar drejtesi per vellain e vrare ne Gerdec .
Nese Drejtesia ne Shqiperi nuk u jep denimin e merituar kryekrimineleve dhe kryehajduteve sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu, vendi do te degjenroje ne nje Ferr! Dhe Rama si nje gjel maje plehur therret:"Kthehuni o emigrante!"
Fatmir Sali Kerma Gerdeci jane te pa ndare ne vjedhje dhe vrasje te pa numerta. Fatmiri i biri Fatorinos se Trenit behet nga nga Jevgjit ne Latifondist..... Sa te jete Saliu neper kembe gjithe jevgjitet e llojit te Fatmir Mediut kane dasme...... E keqia e ketij populli eshte Ssli Zhjebja Vicidoli NonGrata.
Fatmir Sali Kerma Gerdeci jane te pa ndare ne vjedhje dhe vrasje te pa numerta. Fatmiri i biri Fatorinos se Trenit behet nga nga Jevgjit ne Latifondist..... Sa te jete Saliu neper kembe gjithe jevgjitet e llojit te Fatmir Mediut kane dasme...... E keqia e ketij populli eshte Ssli Zhjebja Vicidoli NonGrata.
Djale me zemer vertet ky Geraldua! Qenka gadi qe per hir te Rilindjes te sakrifikoje aq sa te pranoje edhe ta kandidojne per DEPUTET...
Mamane e ka zonje grua .. vete qenka kertic gomari… fryhet me jeten e humbur te vellait… si dikur apo sot “ familjet e deshmoreve” apo “pishtaret e demokracise “…
Edhe une mund te te votoja more djale nese do kerkoje drejtesi por ideja se mbeshtet Ramen per nje mandat te katert eshte katastrofe per Shqiperine. Prandaj nuk e merr voten time. Votoni masivisht per partite e reja!
Zyko,,,po' partite e reja po han kokak si qente e bashkise neper koshat e plehrave per nje kocke,,,
Serish mehdi deputet,krimineli dhe hajduti kurvari paskrupullt.Kurva pjell kurva dhe kurvari ,mehdiu ka pjell hajdute kurvare .Phu fara e keqe qe bashku me familjen berisha jeni familje kurvash ,liria e spitalit tirane ,zeni me kusheririn ,argita me fazllicin dhe ne kosove flinte ne nje krevate me burre