Lapaj sekser për vjehrrin gjyqtar? Akuzat e rënda të Shehajt ndaj Lapajt, Arlind Qori: T'i hetojë SPAK!

7 Shkurt 2025, 09:10Politika TEMA
Lapaj sekser për vjehrrin gjyqtar? Akuzat e rënda të Shehajt ndaj

Një përplasje e fortë ka nisur mes Agron Shehajt dhe Adriatik Lapajt. Shehaj e akuzon Lapajn se ka shërbyer si një lloj sekseri për vjehrrin e tij ish gjyqtar, për të përfituar nga vendimet e këtij të fundit. Lapaj i ka mohuar këto akuza. 

Arlind Qori, kreu i Lëvizja Bashkë, deklaroi se këto akuza të rënda duhet të hetohen nga SPAK, ndërkohë që deklaroi se e gjithë kjo që po ndodh me partitë e reja, i jep të drejtë Lëvizjes Bashkë, që nuk pranoi koalicion me asnjë nga këto parti. 

Qori foli edhe për sondazhin e Euronews, duke deklaruar se në të kaluarën sondazhi i të njëjtit televizion e ka renditur me përqindje më të ulët se ka rezultuar pas zgjedhjeve. 

"Si kandidat për Bashkinë kam marrë 4.8%. Barometri me nxirrte 2.6%, unë kam marrë pothuajse dyfishin e votave. Nuk do të vë në dyshim korrektesën studimore të atyre që e kanë bërë, por njoh realitetin politik dhe shoqëror në Shqipëri. Kur dikush pyetet për Lëvizjen Bashkë, duhet të jetë jashtëzakonisht i guximshëm të thonë se do të votojnë, se nuk kanë frikë për ti hequr nga puna e me rradhë.

Ne dalim te Biblioteka Kombëtare, se na duhen 5 mijë firma për të hyrë në zgjedhje. Kemi mbledhur thuajse gjysmën e tyre. A e di sa qytetarë ka që thonë më kollaj të jap votën se firmën, sepse ajo shkon në KQZ dhe qytetari thotë kushedi kush do ta shohë atë.

Frika është akomë më e madhe kur vjen puna te Lëvizja Bashkë sepse kemi qëndrime të forta kundër oligarkisë.

Sondazhi i Euronews, me ka trefishuar përlqyeshmërinë nga 11% në 33%. I njëjti sondazh të jep përlqyeshmëri të trefishuar, dhe qytetarët në një vend gjysëm autoritar kanë frikë të shprehen. Mund të bësh në Hollandë, Britani e me rrdhë dhe të jenë të sakta sondazhet. Nuk dua të bëj teori konspirative, por në një vend si Shqipëria është e vështirë të bësh sondazhe", tha ndër të tjera Qori. 

9 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    Nuk me pelqen ajo qe ben Agroni ,sepse luften e ka me Ramen dhe opoziten e sotme ,por qe eshte i perlyer ky LLapaqeni dihet dhe me siguri eshte leva e dikujt ,sepse po shikoj qe ne sondazhe cuditerisht na dilka ky me mire ,plus neper emisione ka qene ky me i ftuari plus qe ku i gjen leket ky qe me ben konventa jashte shqiperise.Me i besuari Arlind qori

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Agron Shehaj Politikiani me i paster ne Shqiperi. Shqiptaret duhet te zgjohen.

      Përgjigjjuni
      1. n
        neveri qe vazhdon ne shekuj

        qori llapa shehaj, kakerdhi, qe verdallosen rreth fekaleve te medha shpellare dhe te bllokut sali, rami.Deri kur?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Flamurnokiani

          Qe eshte Stan me lepuj , kete nuk e luan as topi dhe to... e fishkura te S. Berishes . Problemi eshte se kujt I shkoi ne mend per ta ngjizur e per ta rritur kete kreature ?! Nderkaq , qe ka diabolizem ne ngjizjen e ketij stani , prape nuk e luan as topi , as to ... E S. Berishes . Dhe per ta mbyllur pritshmeria e konstruktoreve per efektivitetin e kesaj krijese , do te jete zjgenjyese . Stani me lepuj , qofte per mire , qofte per keq , Stan me lepuj mbetet . Autoret ? Me gjase te dy , edhe Berisha , edhe Rama .

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Keta diskutojn per disa gjera me te cilat Rame-Meta-Berisha qeshin. Fatkeqesisht edhe shume Shqiptar vazhdojn te besojn tek llumi politik 34 vjecar. Duhet vepruar sot qe Shqiperia ne 2030 te mos katandiset 600mije pleq , me pak sesa Mali i Zi.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sapa

              Mos e njollosni emrin e Qorit me te tjeret!Eshte i vetmi i besueshem!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Scorpion

                O karat e lales, nuk fitoni vota duke sulmuar njeri tjetrin, por duke i nxjerrë te palarat qeverise dhe atij katranit komunist plak. O Shehaj sumqimi, vazhdo bjeri ballukes dhe Nokes, se po u more me Lapajn bolet e gomarit do te fitosh.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dauti

                  I doli boja tik llapes me vjerrin Alltun qe I gjeten 2,5 milion euro te pajustifikuar

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    eshte si eshte ky Gon Shehaj qe pagoi 300000 Euro per tu bere deputet i PD-se ketu ka te drejte. Dihet boterisht qe ky Llap-llapaj e mban parine me parate e vjehrrit hajdut e te korruptuar. Shqiptaret duhet ta kene te qarte se per ke do te hedhin voten.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje