“Protestat e PD në rënie, s’prodhojnë frymë”, Meçe: Po krijohet alibi për dështimin e votës së Diasporës!

7 Shkurt 2025, 09:56Politika TEMA
“Protestat e PD në rënie, s’prodhojnë

Analisti Arben Meçe shprehet se protestat e opozitës janë të ligjshme, por nuk prodhon më frymë, dhe madje as frymën e disa viteve më parë, teksa entuziazmi i saj bie nga tubimi në tubim.

Ai parashikoi se protesta e 8 shkurtit do të jetë edhe më e dobët.

“Është e drejta e opozitës për protesta apo edhe për mënyrën se si i bën, me apo pa sherr, në parlament apo jashtë tij. Çdo forcë llogarit nëse fiton me këtë aksion apo penalizohet dhe është e drejtë e saj. Por ne analizojmë nëse fiton apo jo dhe pas çdo proteste ka bërë, nuk ka rezultuar në analizat e bëra se ka pasur përfitime.

Pra, kjo lloj strategjie nuk është optimale deri tani. Protestat janë pasqyrimi i frymës në sheshe, e prodhon fryma sheshin dhe jo e kundërta. Nëse më parë kishte një lloj fryme të rëndësishme, por nga analiza e fundit e protestave nuk rezulton se kanë prodhuar ngjarje, ku kjo frymë nuk ekziston në shesh, mungon kjo frymë dhe mendoj se në ballafaqim me paraardhëset do jetë më e dobët, s’do jetë e njëjtë”, tha ai në “Frontline” në Report TV.

Çfarë do ndodhë me votën e Diasporës? A do gjejnë dakordësinë dy partitë e mëdha politike apo po kërkojnë që ajo të dështojë, pasi shihet si e paparashikuar. A po kërkon opozita një alibi për humbjen e zgjedhjeve apo e kundërta? Lidhur me këtë analisti tha: “Unë mendoj se çështja është ajo e manipulimit apo falsifikimit të votave dhe dokumenteve. Ky është problemi kryesor dhe që shqetësohet PD-ja.

Por unë mendoj se këta po krijojnë dhe formojnë alibinë e tyre për dështimin e votës së diasporës. Kjo alibi ka kohë që po krijohet. Çështja është instrumenti i manipulimit të votës.

Është e tmerrshme mëndësia se ke një instrument për të bllokuar zgjedhjet apo procesin. Ligjet janë bërë në mënyrë të atillë që kjo të mos ndodhë. Në mendësi është antidemokratik bllokimi i certifikimit të zgjedhjeve”.

Lini një Përgjigje